• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kush do të drejtojë shtetin pas shkarkimit të Ilir Metës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Kush do të drejtojë shtetin pas shkarkimit të Ilir Metës

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca i ka numrat për të shkarkuar Metën dhe heshtja nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE do të jetë dhe mënyra e aprovimit për këtë votim ekstrem në Kuvend, për të larguar kreun aktual të shtetit. Rolin e Presidentit deri në shtator, nëse nuk bëhet një procedurë rrufe e emërimit të presidentit të ri, do ta luajë sipas Kushtetutës kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Presidenti i ri pritet që të miratoje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përshpejtuar, por dhe të mbështesë fort ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH. Menjëherë pas shkarkimit, Ilir Metës do t’i ndalohet hyrja në Presidencë, dhe s’do lejohet të kryejë asnjë veprim tjetër përpos marrjes së sendeve personale.

Socialistët nuk janë të vendosur vetëm për të zhvilluar zgjedhjet vendore më 30 qershor, por do të vijojnë më tej në vendimin e tyre.

Teksa kanë lexuar deklaratën paraprake të Ilir Metës si President për vendimin e tij për shfuqizimin e dekretimit të zgjedhjeve me 30 qershor, kupola më e lartë socialiste është e vendosur për të ndërmarrë veprimin ekstrem, sipas tyre kushtetues dhe në mbrojtje të vlerave të shtetit.

Burime brenda kryesisë së PS, bëjnë me dije se java e ardhshme do të jetë vendimtare për të mbrojtur vendin nga grusht i “bardhë” shteti, apo siç e quajnë ndryshe grusht shteti kushtetues.

 

Një nga anëtarët e kryesisë së PS, i cili për arësye të paditura nuk pranon të bëhet publik, saktëson se do të shkarkohet Ilir Meta nga posti i Presidentit, duke i dhënë fund në këtë mënyrë sjelljes së tij antikushtetuese, ndërkohë që Shqipëria gjendet përballë sfidave të mëdha të vendimit për negociatat dhe ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mësohet se mazhoranca i ka numrat prej 94 votash për të shkarkuar Ilir Metën dhe heshtja nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE do të jetë dhe mënyra e aprovimit për këtë votim ekstrem në Kuvend, për të larguar kreun aktual të shtetit.

Rolin e Presidentit deri në shtator, nëse nuk bëhet një procedurë rrufe e emërimit të presidentit të ri, do ta luajë sipas Kushtetutës kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Presidenti në detyrë pritet që të miratoje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese sipas procedurës së përshpejtuar që është nisur, por dhe të mbështesë fort ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH.

Burimet brenda PS bëjnë me dije se menjëherë pas shkarkimit, Ilir Metës do t’i ndalohet hyrja në Presidencë.Dhe për kundërshtinë që opozita dhe Ilir Meta pritet të bëjnë, sipas të cilit shkarkimi i Presidentit duhet të bëhet pasi të vendosë Gjykata Kushtetuese, e cila është e shkrirë aktualisht, mazhoranca e ka gati argumentin.

Mbrojtja e shtetit dhe e Kushtetutës nga një vendim antikushtetues i ndërmarrë në përsëritje pikërisht nga “roja” e tyre që është Presidenti, prevalon mbi çdo lloj diskutimi dhe veprimi tjetër.

Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, palët kanë të drejtën e ligjshme dhe kushtetuese që të ankohen në këtë institucion gjyqësor dhe kushtetues për vendimet e tyre.

Pra PS të ankohet për “lajthitjen” e Metës rreth shfuqizimit të dekretit të datës së zgjedhjeve pa pyetur palët politike, ndërsa Meta të ankohet po për “lajthitjen” e mazhorancës për shkarkimin e tij të menjëhershëm si President i Republikës./Pamfleti

 

 

 

 

 

 

Pas

Vidhet në mes të ditës xhamia e Burrelit, hajdutët marrin arkën e bamirësisë

Para

Anulimi i zgjedhjeve vendore, mbërrin në KQZ dekreti i presidentit Meta

Para
Anulimi i zgjedhjeve vendore, mbërrin në KQZ dekreti i presidentit Meta

Anulimi i zgjedhjeve vendore, mbërrin në KQZ dekreti i presidentit Meta

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar