• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Holanda i mbyll derën Shqipërisë: Jo negociata brenda këtij viti

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Holanda i mbyll derën Shqipërisë: Jo negociata brenda këtij viti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria holandeze ka diskutuar ditën e sotme në parlament vendimin e saj në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë një shuplakë të fortë Tiranës zyrtare.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok është shprehur në Dhomën e Ulët të parlamentit se qeveria holandeze nuk është dakort për hapjen e negociatat me vendin tonë.”Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë përpara”, tha Blok.





Megjithatë, ai tha se vendi i tij do ta linte derën të hapur për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Shkupi kishte bërë një sërë përparimesh.

“Sipas mediave holandeze, ai është më pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave me Shkupin. “Hapa të mirë janë marrë në Maqedoninë e Veriut. Por ata nuk janë ende në nivelin e duhur. Diçka ende duhet të bëhet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, deklaroi Block.

Sipas ministrit të Jashtëm holandez, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse edhe një shtet del kundër zgjerimit.

Ashtu si në Gjermani, edhe në Holandë vendimi për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën do të merret nga parlamenti dhe jo nga qeveria.

Mediat holandeze shkruajnë se parlamenti është tejet u ndarë për zgjerimin e BE-së. Partitë D66, PvdA dhe “GroenLinks” duan që BE të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por dy parti të tjera, PS dhe PVV janë kundër. Nga ana tjetër partia “CDA” beson se Shqipëria nuk është gati për BE-në, ndërkohë që është më pozitive për Maqedoninë e Veriut, por ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për këtë cështje.

Vetë ministri Blok kishte paralajmëruar që verën e kaluar se Holanda nuk do të mbështesë bisedimet e pranimit në BE për Shqipërinë, sepse sipas tij është ende herët të unioni të fillojë negociatat me vendin tonë.

Duke folur gjatë një takimi të ministrave të BE në Luksemburg, qershorin e kaluar, Blok tha se shpresonte që një ditë do të ishte e mundur hyrja në BE për Shqipërinë. Megjithatë, para se kjo të ndodhte, Blok tha se donte të shihte përparim përsa i përket sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. “Këto janë çështje shumë të rëndësishme,” tha ministri.

Megjithatë, qëndrimi i Holandës do të bëhej edhe më agresiv me dërgimin e një kërkese zyrtare në Bruksel për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Skepticzmi i Holandës për negociatat me Shqipërinë u paralajmërua disa ditë më parë edhe nga një prej mediave më të njohura në Bruksel, “Euractiv”, e cila shkruante kërkesa e Amsterdamit për vizat pritet te ketë implikime të gjera në perspektivën euroatlantike të vendit tonë.

Sipas medias së financuar nga Parlamenti Europian, kërkesa për rikthimin e vizave mund të shndërrohet në një argument për vendet europiane që nuk duan zgjerimin e BE-së. Pozicioni i vendit tonë bëhet edhe më i komplikuar nëse marrim parasysh se ishte pikërisht lufta kundër grupeve kriminale që shtyu me një vit hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe nëse vende skeptike si Holanda dhe Franca shohin se nuk është bërë përparim në këtë drejtim, ato rrezikojnë të shtyhen sërish.

Sipas “Euroactiv”, lëvizja e fundit e Holandës tregon se hapja e negociatave me Shqipërinë do të jetë tanimë edhe më e vështirë. Akuzat e Holandës se falë liberalizimit të vizave, mafia shqiptare është e lirë të lëvizë nëpër Europë, pritet të kenë impakt të madh edhe tek vendet e tjera anëtare. “Euroactiv” shkruan se tanimë BE-ja nuk është gati të japë “dritën jeshile” për negociatat me Shqipërinë.

“Burimet diplomatike thonë se Bashkimi Europian nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë”, shkruan media europiane, shkruan Gazeta Si. Këto raporte vijnë një muaj pasi një grup prej katër deputetësh holandezë ngritën të parët kërkesën për të anuluar udhëtimin pa viza për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen, duke marrë më pas mbështetjen e Parlamentit Holandez. Në një letër të nënshkruar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Holandës në BE, Robert de Groot, qeveria holandeze i kërkon Komisionit vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, në konsultim me shtetet e tjera anëtare.

Në letrën drejtuar Komisionerit për Emigrimin dhe Punët e Jashtme, Dimitris Avramopulos, Holanda kërkon me shkrim që Komisioni Europian të konsiderojë pezullimin e vizave për shqiptarët.

“Gjatë viteve të fundit, çështjet që kanë të bëjnë shtetasit shqiptarë kanë marrë shumë vëmendje në Holandë. Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në qytete të tilla si Amsterdami dhe Roterdami dhe rajone të tjera në vendin tonë. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, kryesisht njerëz të rinj që dëshirojnë të fillojnë një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar”, e nis Holanda kërkesën e saj. “Numri i aplikimeve për azil nga shtetas shqiptarë është gjithashtu i lartë. Këto rrethana po minojnë mbështetjen e publikut në Holandë për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë”, thekson kërkesa. Ajo ka mbërritur në duart e Komisionit Europian vetëm dy ditë pas rekomandoi hapjen e negociatave me vendin tonë.

Pas

E bujshme, Milani kërkon shpëtimin te drejtuesi shqiptar

Para

Deputeti serb trondit Beogradin: Nuk na duhet një luftë e dytë me shqiptarët

Para
Deputeti serb trondit Beogradin: Nuk na duhet një luftë e dytë me shqiptarët

Deputeti serb trondit Beogradin: Nuk na duhet një luftë e dytë me shqiptarët

Të Gjitha

Përkthimi i ligjeve të integrimit me Inteligjencë Aartificiale, Shqipëria merr cmim në Zvicër për idenë inovatore

Përkthimi i ligjeve të integrimit me Inteligjencë Aartificiale, Shqipëria merr cmim në Zvicër për idenë inovatore

nga Fast News
16:38 | 10/07/2025
0

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Recent News

Përkthimi i ligjeve të integrimit me Inteligjencë Aartificiale, Shqipëria merr cmim në Zvicër për idenë inovatore

Përkthimi i ligjeve të integrimit me Inteligjencë Aartificiale, Shqipëria merr cmim në Zvicër për idenë inovatore

16:38 | 10/07/2025
Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar