• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Basha komenton arrestimin e drejtuesve të PD, ka një mesazh të fortë për policët dhe prokurorët

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Basha komenton arrestimin e drejtuesve të PD, ka një mesazh të fortë për policët dhe prokurorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeopozitari Lulzim Basha ka dalë në konferencë për shtyp pas arrestimit që i është bërë drejtuesve të PD në qarkun e Elbasanit.

Basha ka theksuar se këto janë raprezalje të hapura të Edi Ramës ndaj kundërshtareve të tij politikë.





Gjatë deklaratës kreu i PD i ka bërë thirrje policëve dhe prokurorëve të mos u binden urdhërave të Ramës.

‘Iu bëj thirrje policëve dhe prokurorve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit mos i binden rregullave të Ramës. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël,  këto akte represive për të goditur kundërshtarët politikë po thellojnë me shpejtesi gropën ku ka rënë Edi Rama’, u shpreh Basha.

Deklaratë e plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë!

Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:

− dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;

− dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin

Leonard Ozuni;

− ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;

− si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.

Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.

Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem.

Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm.

Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij.

Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:

Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.

Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë.

Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij.

Askush të mos ketë dyshimin më të vogël:

Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama.

Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.

Pas

Elisa Spiropali përgjigje ‘rrufe’ Metës: Jemi dakord me ju z. President

Para

“Rama duhet vrarë” shpërthen gazetari i njohur: Ai e do mu në lule të ballit

Para
“Rama duhet vrarë” shpërthen gazetari i njohur: Ai e do mu në lule të ballit

“Rama duhet vrarë” shpërthen gazetari i njohur: Ai e do mu në lule të ballit

Të Gjitha

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

nga Fast News
10:55 | 13/07/2025
0

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

nga Fast News
10:24 | 13/07/2025
0

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

nga Fast News
10:22 | 13/07/2025
0

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

nga Fast News
10:05 | 13/07/2025
0

Recent News

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

10:55 | 13/07/2025
Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

10:24 | 13/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar