• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Akuza e ashpër e Vasilit: Rama po tenton asgjësimin e pluralizmit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Akuza e ashpër e Vasilit: Rama po tenton asgjësimin e pluralizmit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë vazhduar akuzat e ashpra të figurave kryesore të Opozitës kundrejt kryeministrit Rama për situatën e rëndë politikë që është krijuar në vend. Ai që lëshon akusat më të ashpra në drejtim të Ramës është numri dy i LSI, Petrit Vasili.

Deklarata bëhet nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, sipas të cilit, objektivi i Edi Ramës është instalimi i një regjimi kriminal dhe asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.





Sipas tij, rendi kushtetuese po sulmohet në mënyrë kriminale nga Rilindja dhe Edi Rama.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Rendi kushtues dhe ligji po sulmohen në mënyrë kriminale nga Rilindja dhe Edi Rama, të cilët kanë ndërmarrë një puç të vërtetë kushtetues me pasoja shumë të rënda për vendin, por me pasoja akoma dhe më të rënda për ata vetë.

Qeveria e Edi Ramës është shndërruar në një regjim represiv e kriminal në agoni, i cili përpiqet të sulmojë më çdo mjet të paligjshëm nëpërmjet pushtetit opozitën dhe qytetarët duke u dhunuar të gjitha liritë dhe të drejtat më themelore të tyre, të drejta këto që janë të patjetërsueshme dhe të garantuara nga Kushtetuta e sistemit pluralist shqiptar.

Pushteti i kriminalizuar i Edi Rama dhe prokuroria e kapur prej tij arreston protestuesit, përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarë të thjeshtë që nuk pajtohen me pushtetin e kriminalizuar të tij, ndërkohë që hajdutët e qeverisë që grabitën qindra milionë te Unaza e Re, me konçesione pafund, me rrugën Milot-Balldren, Orikum-Dukat, etj., janë të lirë dhe të ulur në zyrat e shtetit.

Edi Rama, ka vetëm një objektiv. Instalimin e regjimit kriminal, asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri, rivendosjen e monizmit, ndarjen e përçarjen e shqiptarëve që është dhe objektivi më i zi i tij. Shqipëria po izolohet në mënyrë kritike dhe integrimi europian i saj është në udhëkryqin më të rrezikshëm me pasoja për sot dhe shumë vite që do vijnë. Është bërë e qartë nga të gjithë miqtë e Shqipërisë, vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që pengesa kryesore dhe e pakapërcyeshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian është kriminalizimi i qeverisjes duke mos luftuar aspak krimin e organizuar si dhe korrupsioni i shfrenuar i instaluar në çdo qelizë të qeverisjes së Rilindjes të kryesuar nga Edi Rama.

Është e qartë që Shqipëria po vuan pasoja shumë të rënda politike, sociale, dhe izolimin nga Evropa, deri në rrezikimin e liberalizimit të vizave, vetëm për shkak të një njeriu të vetëm, që inkriminimin e tij shumë të thellë dhe fundin e tij të pashpresë kërkon t’ua lërë mbi kurriz shqiptarëve.

Të gjithë qytetarët shqiptarë janë e do të jenë të gjithë në këmbë së bashku me opozitën për të mos lejuar dhe për të shëmbur përdhe puçin kushtetues dhe pushtetin e kriminelëve në emër të triumfit të rendit kushtetues, lirive themelore siç është e drejta për të zgjedhur duke mos lejuar kurrë që Shqipëria të kthehet mbrapsht në periudhën e errët para viteve 90 ku Shqiptarët vetëm votonin dhe nuk zgjidhnin, ku Shqiptarët ishin të izoluar nga e gjithë bota, dhe ku Shqiptarët jetonin në një skamje ekonomike të pashembullt.

Shqiptarët do të jenë të papajtueshëm me monizmin dhe me puçin kushtetues dhe nuk do të bëjnë asnjë hap pas deri në fitoren e rendit kushtetues, shtetit të së drejtës, të cilat nxjerrin Shqipërinë nga izolimi dhe i hapin rrugën drejt të ardhmes.

Pas

Zbulohen lidhjet me spiunazhin rus të këshilltarit të kryeministrit, cili është reagimi i Ramës?

Para

Rriten tensionet SHBA-Iran, sulmohet një anije naftëmbajtëse

Para
Rriten tensionet SHBA-Iran, sulmohet një anije naftëmbajtëse

Rriten tensionet SHBA-Iran, sulmohet një anije naftëmbajtëse

Të Gjitha

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

nga Fast News
21:30 | 01/08/2025
0

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

nga Fast News
09:30 | 01/08/2025
0

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

3 mld lekë për fermerët, qeveria miraton garancinë sovrane për bujqësinë

nga Fast News
09:00 | 01/08/2025
0

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, ja si do të zhvillohet turizmi në 4 vitet e ardhshme

nga Fast News
08:30 | 01/08/2025
0

Recent News

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

Skandali i arrestimit pa ligj të një personaliteti të gazetarisë ekonomike dhe biznesit!

21:30 | 01/08/2025
Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Punon me hidrogjen, jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

09:30 | 01/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar