• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

20 vjet Sigal Uniqa, Honoris Causa për themeluesin Avni Ponari

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sigal Uniqa Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve ka festuar 20-vjetorin e themelimit. Përvjetori i investitorit të parë strategjik në industrinë e sigurimeve ka mbledhur bashkë në një mbrëmje madhështore qindra të ftuar e personalitete të fushave të ndryshme.
Për themeluesin dhe drejtorin e kompanisë, Avni Ponari, ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i kurorëzuar me sukses me besimin e fituar të klientëve.


“Rrugëtimi 20-vjeçar, që nga 1999 kur ne themeluam Sigalin dhe ishim vetëm 5 veta dhe kishim kapitalin vetëm 400 mijë USD, e deri më sot ku jemi mbi 1500 persona dhe një capital mbi 35 milionë euro, ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida por edhe i bukur kur shikon se sa shumë besim u kemi dhënë shqiptarëve kudo në Ballkan dhe këtë e vërteton edhe prania juaj sonte.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë klientët, që janë me qindra-mijëra në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të cilët kanë besuar e vazhdojnë të na besojnë”, u shpreh Ponari.
Rrugëtimin e kompanisë në tregun shqiptar të sigurimeve e vlerësoi edhe Andreas Brnadstetter, CEO i Sigal Uniqa Group.



“20 vjet më parë Sigal Uniqa nuk ekzistonte, s’ishte aty fare.

Së bashku me një grup të vogël prej disa njerëzish ju vendosët të ngrini një kompani nga hiçi, që sot është grupi i sigurimeve më i madh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut që mbështet miliona klientë për të bërë dhe për të pasur një jetë më të mirë, më të gjatë dhe më të sigurt”, deklaroi ai.
Por, mbrëmja gala ka dhuruar akoma më shumë emocione, veçanërisht për “kapitenin e anijes”, themeluesin e kompanisë, Avni Ponarin, i cili u nderua nga Austria me dekoratën “Grand Decoration of Honour.”
“Jam i prekur nga nderimi i Presidentit të Republikës së Austrisë, Shkëlqesia e tij, Z.Alexander Van der Ballen, që më akordoi medaljen “Grand Decoration of Honour” dhe prania juaj sonte në këtë even të rëndësishëm më bën të ndjehem krenar dhe më i përkushtuar”, deklaroi Ponari.

Me më shumë se 121 milionë euro asete, punonjësit e Sigal Uniqa Group, të vetmes kompani e cila ofron të gjitha klasat e sigurimit përmes 900 zyrave me përkushtim e e profesionalizëm u shërbejnë mbi 1 milionë klientëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Pas

Sërish përplasje në KQZ, kryetari debat me Denar Bibën, braktis mbledhjen

Para

Basha lëshon alarmin: Jemi në kushte të jashtëzakonshme, Shqipëria drejt grushtit të shtetit

Para
Basha lëshon alarmin: Jemi në kushte të jashtëzakonshme, Shqipëria drejt grushtit të shtetit

Basha lëshon alarmin: Jemi në kushte të jashtëzakonshme, Shqipëria drejt grushtit të shtetit

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar