• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Zhvillimi i industrisë së bimëve mjekësore, shoqata IBMA memorandum Kryeministrit Rama

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Zhvillimi i industrisë së bimëve mjekësore, shoqata IBMA memorandum Kryeministrit Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të premte u mbajt në Tiranë Konferencën e Tretë Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike. Me fokus në kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike dhe rritjen e cilësisë, si garanci për rritjen e punësimit dhe eksporteve, kjo konferencë bëri bashkë anëtarët e shoqatës, presidentin Ilir Meta dhe zv.ministrin e Bujqësisë, Dhimitër Kote.

Filip Gjoka, presidenti i Shoqatës,  theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe konsolidimit të industrisë së bimëve mjekësore dhe aromatike, me qëllim krijimin e një zëri të vetëm në mbështetje të kësaj industrie dhe të punësimit në të.

Në përshëndetjen e tij, kreu i shtetit, Meta foli mbi rëndësinë që ka ky sektor për ekonominë shqiptare në tërësi dhe për individët, të cilët punojnë në të. Ai përgëzoi Shoqatën IBMA për arritjen e konsolidimit të industrisë në tërësi dhe cilësoi se një qasje e tillë e forcon industrinë dhe ndihmon rritjen e saj, duke sjellë më shumë përfitime për të gjithë.

Më tej në fjalën e tij, Zv/Ministri i Bujqësisë z. Dhimitër Kote realizoi një bashkëbisedim me pjesëmarrësit, duke ju dhënë përgjigje shqetësimeve të ngritura nga anëtarët e shoqatës IBMA.

Konferenca nxori në pah problematikat kryesore të sektorit dhe industrisë së tij, si dhe përcaktoi objektivat e Shoqatës dhe të mbarë industrisë, si:

1.Fokusimi në trajnime për garantimin e cilësisë së produktit, si rruga e vetme për një rritje të qëndrueshme të eksporteve.

2. Orientimi i fermerëve në kultivimin e bimeve të cilat kanë garanci tregu.

3.Sigurimi i aksesit në tregjet ndërkombëtare, me qëllim rritjen e eksportit te bimëve mjekësore dhe aromatike.

4.Sigurimi i pjesëmarrjes në trajnime brenda dhe jashtë vendit për çështje që lidhen me standartet, cilësinë, sigurinë, metodat e kultivimit dhe prodhimit të bimëve mjekësore dhe aromatike.

5.Sigurimi i financimeve nga donatorë të huaj ose shteti në lidhje me investimet për teknologjinë e përpunimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, subvencionimeve për kultivimin e tyre me qëllim rritjen e kapaciteteve prodhuese, financime për pjesëmarrje në panaire të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si dhe në organizimin e tureve familjarizuese me qëllim njohjen nga afër të kompanive që operojnë në këtë fushë.

6.Monitorimi i politikave shtetërore që prekin industrinë e bimëve mjekësore dhe aromatike, si dhe propozimi i përmirësimeve që ndikojnë në mbarëvajtjen dhe krijimin e lehtësirave në këtë fushë.

Në fund Konferenca i dërgoi një Memorandum Kryeministrit Edi Rama, me kërkesa për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit, ndër të cilat të ulet taksa vjetore për magazinat dhe ambientet që grumbullojnë, përpunojnë dhe eksportojnë bimët mjekësore dhe aromatike, te shkurtohen procedurat e lejeve të ndërtimit për ato subjekte që duan te ndërtojnë magazina për tharjen dhe ruajtjen e bimëve mjekësore, si dhe taksa e lejes së ndërtimit të mos jetë më shumë se 100 lekë për metër katror, pasi sot llogaritet si të ishte apartament apo lokal.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike ka një impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare me rreth 45 milionë dollarë eksporte në vit dhe 85.000 individë të punësuar kryesisht nga zonat e thella malore dhe rurale, duke ndikuar ndjeshëm në uljen e papunësisë.

Pas

Vidhnin naftën e kompanisë, vihen në pranga të rinjtë nga Berati

Para

Kur Basha iu nxirrte “të palarat” LSI dhe PDIU: Do mbeteni si baftjarë në haure (VIDEO)

Para
Kur Basha iu nxirrte “të palarat” LSI dhe PDIU: Do mbeteni si baftjarë në haure (VIDEO)

Kur Basha iu nxirrte “të palarat” LSI dhe PDIU: Do mbeteni si baftjarë në haure (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar