• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Zgjedhjet vendore/ Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike, tregon arsyen: Kam marrë informacione që…

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Zgjedhjet vendore/ Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike, tregon arsyen: Kam marrë informacione që…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i partisë Bindja Demokratike për qarkun e Lezhës, Salvador Kacaj, ka bërë të ditur se është tërhequr nga gara.

Në një letër drejtuar KQZ, ai shkrehet se propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin.

“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë”, shkruan ai.

Letra e plotë:

NJOFTIM MBI TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë gjithë jetës sime profesionale dhe politike kam qenë pjesë e shumë garave, shumicën e tij të cilave i kam fituar. Edhe propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësova si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës.

Disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve më kanë nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat në zgjedhjet e 30 Qershorit nën siglën e Bindjes Demokratike.

U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjthë Shqipërisë.

Jo gjithmonë kam përkrahur vendimet politike të Partisë Demokratike, por gjykoj se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë. Kjo e bën sot Partinë Demokratike të vetmen alternativë që përfaqëson realisht vlerat europiane.

Për këto arsye, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore.

Me respekt, Salvador KAÇAJ

 

 

Pas

Ukraina në zgjedhje të parakohshme, komediani që u bë President shpërndan parlamentin në fjalimin e parë

Para

Shqiptarja rrëfen tmerrin e përjetuar në Siri: Shkova beqare, u ktheva me 3 fëmijë

Para
Shqiptarja rrëfen tmerrin e përjetuar në Siri: Shkova beqare, u ktheva me 3 fëmijë

Shqiptarja rrëfen tmerrin e përjetuar në Siri: Shkova beqare, u ktheva me 3 fëmijë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

NATO bën të vetën Korridorin e VIII-të: sa ndihmohet ekonomia jonë?

NATO bën të vetën Korridorin e VIII-të: sa ndihmohet ekonomia jonë?

nga Fast News
21:33 | 13/02/2026
0

10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

nga Fast News
13:00 | 13/02/2026
0

Inspektimet tek biznesi, Rama lë porosi: Inspektorët, jo gjahtarë, të kryhen mbi bazën e riskut

Inspektimet tek biznesi, Rama lë porosi: Inspektorët, jo gjahtarë, të kryhen mbi bazën e riskut

nga Fast News
12:43 | 13/02/2026
0

Gjërat luksoze pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë

Gjërat luksoze pa të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë

nga Fast News
12:31 | 13/02/2026
0

Recent News

NATO bën të vetën Korridorin e VIII-të: sa ndihmohet ekonomia jonë?

NATO bën të vetën Korridorin e VIII-të: sa ndihmohet ekonomia jonë?

21:33 | 13/02/2026
10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

13:00 | 13/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar