Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vetitë kurative të mollës së zezë, “Diamant i Zi” mbillet në tokat shqiptare

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Vetitë kurative të mollës së zezë, “Diamant i Zi” mbillet në tokat shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mollët e Zeza Diamant. Bota ku jetojmë ofron gjëra të mrekullueshme, shpesh të paarritshme për njeriun. I tillë është rasti i majave të larta të maleve të cilat ngrihen krenare dhe fshehin fenomene madhështore.

Një nga fenomenet që ka lënë shumë njerëz gojëhapur është molla e zezë, e cila rritet në 10 000 metra mbi nivelin e detit, ose më saktë në majat e Tibetit. Bëhet fjalë për një vend shumë të paarritshëm për njerëzit e jo më për ushqimin. Por kjo mollë e varietetit të rrallë me emrin “Diamant i Zi” do të kultivohet edhe në Shqipëri.

Zija Keshi, fermeri i njohur dibran, i cili falë përkushtimit dhe pasionit për bujqësinë arriti që të krijojë dhe plantacionet e para, sot të mëdha, me frutat e rralla medicinale por të mirënjohura në botë për vlerat ushqyese si Aronia dhe Goji Berry, pritet që së shpejti të nis mbjelljen e një parcele eksperimentale me mollët e varitetit “Diamant i Zi’.

Ajo çfarë i bën këto mollë të veçanta janë vlerat e larta ushqyese ashtu si edhe shija unike e tyre  që nuk ka të krahasuar me llojet e tjera të mollëve, pavarësisht shijes së tyre të mirë. Keshi thotë për AgroËeb.org se ai do të testojë fillimisht një parcelë të vogël për të parë nëse kushtet klimatike i përshtaten kushteve që varieteti i kësaj molle kërkon për t’u rritur. Aktualisht, Keshi po kultivon me sukses frutat medicinale si Aronia, Goji Berry dhe Boronica.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Që të treja këto fruta çmohen për vlerat e larta shëndetësore që kanë si dhe përdorimin e tyre në kura e trajtimeve të ndryshme për shëndetin e mirë. Kjo mollë është krejt ndryshe nga të tjerat. Ngjyra e saj është vjollcë shumë e errët që i përafrohet të zezës, sidomos në agim. Kjo mollë është shumë larg llojeve të tjera të këtij fruti.

Ndryshimi i parë qëndron tek ngjyra e cila vjen si pasojë e ekspozimit të tejzgjatur të frutit në rrezet e diellit. Çdo kafshatë e këtij fruti unik është kërce, dhe ndryshe nga mollët e tjera. Ashpërsia e tulit të frutit i atribuohet kushteve të rënda klimatike në majë të malit ku temperaturat bien ndjeshëm. Kur errësohet, bie ngrica duke ndikuar edhe tek fruti. Këto temperatura ndikojnë fort tek lëkura e frutit. Mollës së zezë i duhet të mbijetojë në këto kushte dhe formon një lëkurë më të trashë për t’u mbrojtur nga ngrica.

Kjo lëkurë e mbron dhe e ruan shijen e brendshme të mollës e cila përshkruhet si e jashtëzakonshme. Molla e zezë është një frut shumë i ëmbël që nuk ka të dytë por për fat të keq është e paarritshme. Për t’u furnizuar me këtë diamant të vërtetë, njeriut i duhet një avion dhe shumë para. Mbledhja e frutit me duar është krejt e pamundur për njerëzit e thjeshtë, përveç atyre që janë të krimbur në para. Njerëzit në Tibet, thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo.

Megjitatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi, por vetëm me disa kokrra. Kjo për arsye të vështirësive që hasin fermerët për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kësaj molle. Arsyeja kryesore është temperatura e ulët që mundëson rritjen e kësaj molle të çmuar e elitare./Agroweb.

Pas

Arrest kardiak në timon, 30-vjeçari përplaset me pemën dhe humb jetën

Para

Tensionohet protesta anti-Vuçiç, qytetarët përplasen me policinë

Para
Tensionohet protesta anti-Vuçiç, qytetarët përplasen me policinë

Tensionohet protesta anti-Vuçiç, qytetarët përplasen me policinë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

Zhvillimi i energjetikës, Karakaçi takon Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowsi

nga Fast News
21:27 | 10/04/2026
0

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, rritet nafta

nga Fast News
21:23 | 10/04/2026
0

Recent News

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

21:46 | 10/04/2026
Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

21:30 | 10/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora