Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëria drejt tkurrjes, ja 3 qytetet më të mëdha të Jugut ku numri i vdekjeve është më i lartë se lindjet

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria drejt tkurrjes, ja 3 qytetet më të mëdha të Jugut ku numri i vdekjeve është më i lartë se lindjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, është thuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri.

Edhe pse popullsia atje ka përjetuar që në vitet e hershme emigracionin dhe largimin e të rinjve, ky fenomen është bërë edhe më i dukshëm pas viteve 2000. Nga 120 familje që kishte dikur ky fshat, tashmëka vetëm 20-25, ku pjesa mëe madhe janë pleq. Qarku i Gjirokastrës po përjeton tkurrjen më të madhe të popullsisë, me diferencën më të madhe midis lindjeve dhe vdekjeve në vend.

Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit për vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë njështesë natyrore negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.

Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.

Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër  gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorë. Në mënyrë natyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë për çdo 1000 banorëtë qarkut.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative të lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë2018-s për çdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencë negative ka shënuar dhe qarku i Vlorës (shiko grafikun dhe tabelën).

Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më tëlartë në vend, kur për çdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet mëtë larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja për çdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.

Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas tëdhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore nëqarkun e Dibrës është ndër më të lartat në vend me 5.5 për çdo 1000 banorë.

Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruarthuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorë ishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.

Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1.

 

 

Pas

Kush është këshilltari i PDIU në Kukës që Basha e quajti “vrasës me pagesë”

Para

Dosja 339/ Krahas Vangjush Dakos, do të merret në pyetje dhe shtabi i PS në Durrës

Para
Dosja 339/ Krahas Vangjush Dakos, do të merret në pyetje dhe shtabi i PS në Durrës

Dosja 339/ Krahas Vangjush Dakos, do të merret në pyetje dhe shtabi i PS në Durrës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

nga Fast News
13:06 | 27/03/2026
0

BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

nga Fast News
13:01 | 27/03/2026
0

Një krizë e re çmimesh?  Ibrahimaj: Po monitorojmë çmimet e 80 produkteve për të shmangur abuzimet

Një krizë e re çmimesh? Ibrahimaj: Po monitorojmë çmimet e 80 produkteve për të shmangur abuzimet

nga Fast News
12:58 | 27/03/2026
0

Zbulohet varri i D’Artagnan?

Zbulohet varri i D’Artagnan?

nga Fast News
08:00 | 27/03/2026
0

Recent News

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

Eksportuesit në alarm nga euro dhe situata në Lindjen e Mesme. Listë kërkesash për qeverinë

13:06 | 27/03/2026
BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

BERZH nuk e llogarit Shqipërinë në listën e vendeve të rajonit që do preken më shumë nga lufta

13:01 | 27/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora