• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rekomandimi pozitiv/ Rama në konferencë me Sorecën: Raporti nuk ishte i papritur, kam një mesazh për Bashën, mos e përktheni…

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rekomandimi pozitiv/ Rama në konferencë me Sorecën: Raporti nuk ishte i papritur, kam një mesazh për Bashën, mos e përktheni…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas raportit të Komisionit Europian që dha një rekomandim pozitiv për celjen e negociatave të Shqipërisë, Kryeministri Rama ashtu sic njoftoi më parë ka dalë në një konferencë me ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Gjatë fjalës kryeministri është shprehur se ky lajm nnuk ishte surprizë sepse sipas tij të gjitha detyrat e shtëpisë janë realizuar me përpikmëri.



Rama përmendi dhe kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha duke thënë se kishte një apel për të, që të mendojnë për të mirën e Shqipërisë dhe jo për partinë.

“Sot mos të flas për opozitën në gjuhë të huaj, pra përkthyesi mos të përkthejë asgjë për opozitën, ama kam një apel për Lulzim Bashën dhe atë pjesë ë opozitës që është rrugëve, deri në vendimmarrje është mirë të mendojmë për Shqipërinë jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës, të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake dhe jo popullore.”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjalë e tyre në konferencë:

Soreca:

Duhet të tregojnë vullnet dhe përpjekje të përbashkët, të gjitha partitë të bashkuara dhe të lënë mënjanë ndasitë, të gjitha partitë të angazhohen në dialog per interes te te gjithëve. Unë uroj Ramën dhe qeverinë për arritjet dhe që morën rikonfirmimin për celjen e negociatave

Rama:

Për ne kjo nuk është një surprizë, është afirmim i faktit se kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe pikërisht se i kemi bërë me përpikëri, KE, mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e eecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për celjen e negociatae për anëtarësim për në BE.

Faktikisht vitin e shkuar mori një rekomandim pa kushte dhe KE vendosi që në qershorin e 2019 të zyrtraizojë celjen e negociatave dhe ne dhjetorë të nisë porcesi me konferencën ndërqeveritare, cka është e  rëndësishme për ne, për të gjithë shqiptarët, është se përsi Komisioni ka konfirmuar porgres dhe bazuar në fakte e shifra ka rirekomanduar celjen e negociatave, ndërkohë që ndryshe nga çka ndodhur ne të shkuarën. Shqipëria ka filluar  një proces skanimi që nis pa çeljes. Pra Shqipëria nuk ka humbur asnjë minutë.

Ky ka qenë një vit pune intensive në aspektin e skanimit të të gjithë aspektet e legjislacionit.

Hapi i dytë konfirmues është këshilli Europianë, por dallimi është i qartë, në hapin e p[arë kriteret janë objektive, në hapin e dytë është gjykim politik dhe për këtë arsye në këtë kohë të mbetur ne do të bëjmë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik.

Kam lexuar me shumë kënaqësi sot një editorial të ministrit të shtetit per Europen të Gjermanisë, i cili ne mënyrë të admirueshme ka përcaktuar kornizën e patjetërsueshme në bazë të së cilës Gjermania dhe të gjitha vendet e BE duhet të celin negociatat.

Në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshme por nuk do të të se kemi realizuar progresin për tu bere pjese, pra është një proces që vazhdon.

Reforma jonë në drejtësi është unike, gjë që konfirmohet edhe nga fakti se për komisionin është një model për tu shtrirë në rajon.

E pres me kuriozitet momentin kur do tu kërkohet vendeve të tjera të rajonit që të bëjnë të njëjtën gjë, të bëjnë vetingun, ama me monitorim ndërkombëtarë kushtetues.

Ditën kur një vend tjetër do ta fusë në kushtetutë monitorimin ndërkombëtarë, më lajmëroni, do jetë një ditë shumë e gëzuar për mua.

Sot mos të flas për opozitën në gjuhë të huaj, pra përkthyesi mos të përkthejë asgjë për opozitën, ama kam një apel për Lulzim Bashën dhe atë pjesë ë opozitës që është rrugëve, deri në vendimmarrje është mirë të mendojmë për Shqipërinë jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo për zgjedhjet e radhës, të mos furnizojmë ata që janë të lëkundur apo në kërkim të arsyeve për të thënë jo, me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, protestash që janë partiake dhe jo popullore.

 

Pas

E rëndë në Shkodër, fëmija 2 vjeç bie nga kati i gjashtë i pallatit

Para

A do të ketë shtyrje të zgjedhjeve siç ka propozuar Presidenti Meta? Ja si përgjigjet Rama, flet dhe për letrën e shtatë për Lulzim Bashën

Para
A do të ketë shtyrje të zgjedhjeve siç ka propozuar Presidenti Meta? Ja si përgjigjet Rama, flet dhe për letrën e shtatë për Lulzim Bashën

A do të ketë shtyrje të zgjedhjeve siç ka propozuar Presidenti Meta? Ja si përgjigjet Rama, flet dhe për letrën e shtatë për Lulzim Bashën

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar