• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sherr mes Taulant Ballës e Arben Ahmetajt: “Mos bëj si pronar grupi, kryeministri po të dojë të japë porosi në qeveri”Ndërhyn Ruçi: Fol me etikë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Sherr mes Taulant Ballës e Arben Ahmetajt: “Mos bëj si pronar grupi, kryeministri po të dojë të japë porosi në qeveri”Ndërhyn Ruçi: Fol me etikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji për kontratat e Partneritetit Publik Privat dhe një kontratë koncesionare me vlerë 200 milionë euro ka futur në sherr kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Debati i ashpër ndërmjet tyre është bërë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të datës 8 maj, në Kuvendin e Shqipërisë.



Gazeta “Panorama” sjell të zbardhur debatin e plotë ndërmjet tyre. Sipas procesverbalit, që në hapje të mbledhjes, Ahmetaj ka shprehur kritikat për kalendarin e punimeve të Kuvendit ku ka kërkuar me ngulm që në të të përfshihet akti normativ i qeverisë “Për disa shtesa në aktin normativ të ligjit nr. 4, datë 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare, ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta të mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.

Këtë kërkesë të tij e ka hedhur poshtë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Balla, i cili ka theksuar se nuk mund të përfshihet në kalendarin e punimeve pa mbaruar më parë shqyrtimi i akteve ligjore të parashikuara në programin e punës. Por, përgjigjja e Ahmetajt, i cili tha se kishte folur me Kryeministrin, duket se i ka nxehur më shumë gjakrat. Debati u spotua më pas te një kontratë koncesionare dhe te ligji i PPP-ve.

Ahmetaj akuzoi Ballën se ka bllokuar ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe sillet si pronar i Grupi Parlamentar, pasi ai kishte diskutuar me Kryeministrin. Balla në përgjigje i ka thënë se në Parlament nuk vendos Kryeministri, por ai si kryetar i grupit.

Gramoz Ruçi – Mirëmëngjesi! Fillojmë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për miratimin e kalendarit 3-javor për punimet e Kuvendit.

Arben Ahmetaj – Kryetar, mundem?

Gramoz Ruçi – Po.

Arben Ahmetaj – Para se të fillonte mbledhja, iu referova një çështjeje, që e kam porosi rastësore dje, kur u takova me Sekretarin e Përgjithshëm. Ndoshta, edhe Lisa duhet ta dijë. Bëhet fjalë për ndryshimin e një akti normativ që ka kërkuar qeveria. Sipas tyre, iu duhet. Besoj se i takon Komisionit të Ekonomisë. Personalisht nuk do ta kisha problem nëse futej në kalendarin 3-javor. Ta shikoj, sepse ma dërgoi edhe me titull. Të mbaroj, Taulant.

Taulant Balla – Për procedurë.

Arben Ahmetaj – Dakord, por të mbaroj unë.

Taulant Balla – Qeveria duhet të sjellë kërkesën dhe më pas ta shqyrtojmë me procedurë të përshpejtuar.

Arben Ahmetaj – Nuk besoj se është procedurë e përshpejtuar. Nuk ka pse të jetë

Gramoz Ruçi – Është depozituar, apo jo?

Mimoza Pano (Drejtoreshë e Shërbimit të Seancave Plenare) – Është depozituar, është njoftuar dhe është publikuar në faqen e Kuvendit, por nuk është përfshirë në program, sepse është një nga projektligjet që nuk plotëson kushtet që të futet automatikisht në program.

Mimi Kodheli – Moza, të lutem, cilin kusht?

Arben Ahmetaj – Është projektligji për disa shtesa në aktin normativ të ligjit nr. 4, datë 9.7.2008 “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare, ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta të mjeteve kryesore të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”. Këtë ka dërguar Sekretari i Përgjithshëm.

Gramoz Ruçi – Cilin kusht nuk plotëson? 2-javëshin?

Mimoza Pano – Jo, nuk plotëson kushtin që të futet automatikisht në program, sepse është depozituar, pasi ne kemi miratuar programin aktual, i cili mbaron më 31 maj.

Gramoz Ruçi – Dakord! Vazhdojmë.

Arben Ahmetaj – Kryetar, besoj se këtë radhë do të fusim ligjin për ndryshimet në koncesionet e Partneritetit Publik Privat. Ramë dakord edhe me Kryeministrin. Ndërkohë, në dijeninë time, ka ardhur një PPP specifike për të kaluar në Parlament dhe ne nuk kemi pse ta mbajmë…

Gramoz Ruçi – Mos ngatërroni dy gjëra. E para, këtu nuk është programi, por kalendari. Ju po flisni për programin, por për të do të flitet kur të vijë koha.

Arben Ahmetaj – Kjo është çështje e kaluar. Po e them meqenëse nuk e kemi futur, sepse e kemi mbaruar para dy muajve si procedurë në komision.

Mimoza Pano – Është një projektligj që e kemi futur edhe në rend dite dhe me kërkesë e kemi lënë jashtë, nuk e kemi diskutuar. Projektligjin e kemi gati, komisionet kanë përgatitur raportet, por duhet vullnet për ta futur në rendin e ditës.

Gramoz Ruçi – Kush ka kërkuar të shtyhet?

Taulant Balla – Unë kam kërkuar të shtyhet. Kryeministri të japë porosi, nëse do, në qeveri. Këtu në Parlament vendosim ne, kështu që …

Arben Ahmetaj – Çfarë problemi ka kjo, jam kurioz të di.

Taulant Balla – Nuk është kjo, por nuk mund të vish këtu e të thuash “kam folur me Kryeministrin”.

Arben Ahmetaj – Ishte në mbledhje atë ditë.

Taulant Balla – Kryeministri jep porosi në qeveri, në Kuvend, unë, si Sekretar Grupi, kam kërkuar të shtyhet.

Arben Ahmetaj – Taulant, nuk mund të thuash “nuk dua unë”, sepse e kam dëgjuar disa herë këtë gjë. Kjo është çështje shumë e rëndësishme, pjesë e reformave…

Taulant Balla – Dakord.

Arben Ahmetaj – Të lutem, të mbaroj unë! Kur thua “nuk dua unë”, duket sikur ti je pronar i grupit. Nuk silleni dot kështu. Ka ndonjë arsye që nuk do ti? Kryeministri e tha në grup, kur e ngrita unë. Ka ndonjë arsye specifike? Unë ndoshta nuk dua të fus PPP-në, që është 200 e ca milionë euro investim.

Taulant Balla – Do ta diskutoj dhe do të kthej përgjigje.

Arben Ahmetaj – Mos u sill sikur je pronar i Grupit! Mos më kthe përgjigje mua!

Gramoz Ruçi – Ju lutem!

Arben Ahmetaj – Gramoz, të lutem, sepse e ka bërë disa herë! Ka ndonjë arsye specifike kjo që nuk futet në program? Kjo mbyll ofertat e pakërkuara njëherë e mirë. Ka ndonjë arsye?

Gramoz Ruçi – Arsyeja është kjo: është tërhequr.

Arben Ahmetaj – Jo, nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi – Mos e merr kështu. Ti je pjesëtar i grupit. Kërkesa ka qenë në emër të grupit. Merruni vesh në emër të grupit, zgjidhni problemet e grupit dhe më pas…

Arben Ahmetaj – Jemi marrë.

Taulant Balla – Jo, nuk jemi marrë.

Gramoz Ruçi – Ju lutem! Kryetari i Grupit është këtu. E ka kërkuar ky të tërhiqet dhe duhet ta kërkojë ky që të futet. Kaq e thjeshtë është.

Arben Ahmteaj – Gramoz, dakord, por nuk është tërhequr.

Gramoz Ruçi – Të lutem, fol me etikë! E dyta, ti nuk përfaqëson në emër të Grupit. Përfaqëson …

Arben Ahmetaj – Jo, nuk dua ta përfaqësoj Grupin.

Gramoz Ruçi – Ti ke punë vetëm me problemet e komisionit. Të lutem!

Arben Ahmetaj – Kjo është çështje e komisionit, Gramoz!

Gramoz Ruçi – Është çështje e komisionit, por kjo nuk është mbledhje e komisionit. Komisioni ka mbaruar punë, e ka depozituar në seancë, ka qenë në rendin e ditës. Grupi Parlamentar ka kërkuar heqjen e tij. Grupi Parlamentar të kërkojë futjen e tij! Kaq.

Pas

Dosja 339/ Krahas Vangjush Dakos, do të merret në pyetje dhe shtabi i PS në Durrës

Para

Arrestohen 2 punonjësit e bagazhit në Rinas,si ndodhi vjedhja e 4800 eurove që i nxorri zbuluar

Para
Arrestohen 2 punonjësit e bagazhit në Rinas,si ndodhi vjedhja e 4800 eurove që i nxorri zbuluar

Arrestohen 2 punonjësit e bagazhit në Rinas,si ndodhi vjedhja e 4800 eurove që i nxorri zbuluar

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar