• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Plagosën të riun të Kopshti Botanik, arrestohen dy autorët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Plagosën të riun të Kopshti Botanik, arrestohen dy autorët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës dy persona të shpallur në kërkim për plagosjen e një të riu në zonën e Kopshtit Botanik.

Burme nga policia bëjnë me dije se dy të arrestuarit janë Dritan Ruçi 45 vjeç dhe Gentian Molla 38 vjeç, të dy nga Mirdita. Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur më 9 maj, ku fillimisht është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Por Policia e kryeqytetit tha se të dyshuarit kishin qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa personi që u gjet i dëmtuar në vendngjarje ishte plagosur me sende të forta.





Dyshohet se ai është goditur me tytën e armës dhe me grushte e sende të tjera. Shtetasi me iniciale G.H., që mbeti i plagosur rëndë, u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku për disa ditë me radhë qëndroi në terapi intensive. Ndërsa Policia tha se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit mes tre personave, 2 autorëve dhe të dëmtuarit.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasve Dritan Ruçi 45 vjeç dhe Gentian Molla 38 vjeç. Ata ishin të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në njoftimin zyrtar, Policia tha se këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G.H.. Menjëherë pas ngjarjes, ata janë larguar me një mjet dhe janë identifikuar disa ditë më vonë kur është bërë edhe shpallja e tyre në kërkim, derisa u arrit arrestimi pasditen e së shtunës.

NGJARJA

Pasditen e datës 9 maj, disa dëshmitarë i telefonuan sallës operative të Policisë së Tiranës, se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të Kopshtit Botanik dhe kishin parë një person të gjakosur në rrugë.

Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të zonës së njohur si “Xhamia”, por Policia tha se nuk kishte plagosje me armë, duke saktësuar se një person ishte dëmtuar me sende të forta, si pasojë e një konflikti të çastit. Megjithatë, nuk dha më shumë detaje rreth asaj që kishte ndodhur.

 

 

Pas

Rezultatet e zgjedhjeve të PE/ Votuesit ndëshkojnë politikën e vjetër, kërkojnë ndryshimin

Para

Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai përlot me dëshirën e tij: Dua të varroset në atdhe

Para
Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai përlot me dëshirën e tij: Dua të varroset në atdhe

Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai përlot me dëshirën e tij: Dua të varroset në atdhe

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar