• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD-LSI dërgojnë anëtarët e KZAZ, skenarët e opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
PD-LSI dërgojnë anëtarët e KZAZ, skenarët e opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kur kanë ngelur edhe 45 ditë nga 30 qershori, data e dekretuar nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur të dërgojnë anëtarët e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Vendimi i dy forcave kryesore në opozitë vjen jashtë afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe afro 2 muaj pasi refuzuan t’i përgjigjeshin thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e emrave. Në një reagim zyrtar për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, sqaroi se vendimi për të dërguar anëtarë në komisionet zgjedhore erdhi për shkak të informacioneve zyrtare që opozita ka marrë për manipulimet që maxhoranca po u bën zgjedhjeve.



“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetarë bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmëritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit”, tha Bardhi.

Degët e Partisë Demokratike janë udhëzuar të përzgjedhin emrat për komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Në këto komisione, në bazë të Kodit Zgjedhor, partitë e opozitës kanë drejtimin e gjysmës së zonave në të gjithë vendin.

ARSYET

Vendimi i PD-LSI për regjistrimin e anëtarëve të saj në komisionet zonale të administrimit zgjedhor vjen vetëm 24 orë pasi kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se me qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama opozita ka vendosur të ketë përballje popullore. Gjithashtu, partitë e opozitës, përmes drejtuesve të tyre politikë, janë shprehur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë.

Marrja e drejtimit të gjysmës së komisioneve zonale të administrimit zgjedhor nga opozita dhe realizimi i një skenari të mundshëm për tërheqjen e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve mund ta vendosë në pikëpyetje të gjithë procesin në 30 qershor. Ndërkohë që në diskutim mund të jetë edhe arritja e një marrëveshjeje të mundshme mes palëve, kur edhe zërat ndërkombëtarë që kërkojnë dialog janë shtuar. Në rast të një skenari të tillë, me dërgimin e anëtarëve të saj në të gjitha KZAZ-të, opozita po përgatitet për të qenë në një proces, faktor i plotë dhe jo spektator i minutës së fundit.

LIGJI

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në reagimin e tij, sqaron se PD dhe LSI mund të shfrytëzojnë ligjin për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ. Dhe pavarësisht se opozita nuk ka dërguar anëtarët e saj brenda afateve ligjore, Kodi Zgjedhor i jep hapësirën për t’u përfaqësuar me anëtarët e saj kur nuk është plotësuar afati 30 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve. Në nenin që flet për përbërjen e KZAZ-së, në pikën 5 të tij, sqarohet se anëtarët e emëruar nga KQZ për të plotësuar vakancat e opozitës mund të largohen nëse partitë paraqesin brenda afateve kandidatët e tyre.

“Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja ‘a’ e këtij neni. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Anëtarët e emëruar, kryesisht, qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të propozuar nga partitë politike, sipas këtij neni. Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30 ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Procedurat për përzgjedhjen dhe trajnimin e shtetasve që mund të emërohen, kryesisht përcaktohen nga KQZ-ja me udhëzim të veçantë”, thotë Kodi Zgjedhor.

90 KZAZ NË TË GJITHË VENDIN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një vendim, ku ka ngritur për zgjedhjet e 30 qershorit 90 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. KZAZ-të gjatë periudhës zgjedhore administrojnë të gjithë procesin e zgjedhjeve, që nga votimi deri te numërimi. Në vendin ku ngrihen KZAZ-të vendosen edhe vendet e numërimit të votave. Pra, të gjitha kutitë e votimit në zonën e caktuar zgjedhore shkojnë në KZAZ-të, nga ku nis më pas procesi i votimit. Për bashkitë e vogla është parashikuar që të ketë vetëm një KZAZ, ndërsa numri i tyre vjen në rritje në bazë të numrit ë popullsisë për çdo bashki. Sipas shortit të hedhur nga KQZ-ja, opozita ka drejtimin e KZAZ-ve në numër çift, ndërsa maxhoranca ato me numër tek, duke u ndarë në mënyrë të barabartë.

PANORAMA

 

 

Pas

Veliaj dhe Rama thonë se rrezikon shembjen por shikoni çfarë bëjnë fëmijët te Teatri Kombëtar

Para

Tragjedi në Eurovision, burri vdes prapa skenës së festivalit

Para
Tragjedi në Eurovision, burri vdes prapa skenës së festivalit

Tragjedi në Eurovision, burri vdes prapa skenës së festivalit

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar