Në mbledhjen që ka zhvilluar sot opozita e bashkuar, është prezantuar platforma e Zgjedhjeve të Lira dhe të Ndershme si dhe detyrat e qeverisë tranzitore.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se kryeministri i qeverisë tranzitore si dhe ministrat duhet te jenë jashtë konfliktit të interesit.
10 DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
- Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
- Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
- Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
- Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesionevePPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
- Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
- Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të
letërnjoftimeve.
- Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
- Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
- Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
- Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS
- • Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.
- • Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.
- • Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.
- • Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE
- • Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
- • Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.
- • Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.
- • Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.
- • Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.
(lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT
- • Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.
- • Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.
- • Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE
- • Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.
- • Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.
- • Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.
- • Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.
- • Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE
- • Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.
- • Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
- • Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.
- • Përditësim i hartave zgjedhore.
- • Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.
- • Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE
- • Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.
- • Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.
- • Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.