• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Një plumb në zarf, kërcënohet zv.kryeministri italian Mateo Salvini

nga Fast News
7 years më parë
në Bota
0
Një plumb në zarf, kërcënohet zv.kryeministri italian Mateo Salvini
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini është kërcënuar të martën përmes një zarfi me plumb të dërguar në adresë të tij. Megjithatë, në reagimin e tij Salvini ka deklaruar se nuk i trembet askujt dhe është shprehur i bindur për suksesin e radikalëve në zgjedhjet europiane.

Një zarf me një plumb të kalibrit 9 milimetra është dërguar në adresë të numrit dy të qeverisë italiane, Mateo Salvini. Sipas mediave lokale, zarfi është lokalizuar në një qendër postare në Romë dhe është sekuestruar nga ekspertët e eksplozivit të policisë italiane. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë Ministrisë së Brendshme të Italisë, sipas të cilave zarfi kishte ngritur dyshime tek punonjësit e postës për shkak të mungesës së vulës postare dhe adresës së një dërguesi, shkruan abcnews. Përveç plumbit, në zarf nuk kishte asnjë mesazh dhe asnjë sigël për marrjen përsipër të aktit të kërcënimit.

Duke reaguar ndaj lajmit, vetë ministri Salvini, njëkohësisht zëvendës kryeministër, ka deklaruar se nuk ndihet i trembur dhe se do të vazhdojë punën e tij.

“Më tepër sesa tek një politikë shpesh herë hipokrite besoj tek solidariteti i miliona italianëve që do të shprehen me votë ditën e diel”, ka thënë Salvini.

Ai i është referuar këtu zgjedhjeve euro-parlamentare, në të cilat pritet të ketë një epërsi të elementëve populistë. E tillë është edhe partia e tij Liga e Veriut, e njohur për qëndrimin kundër emigrantëve dhe kundër ekzistencës së Bashkimit Europian, që sipas tij është një institucion i vdekur.



Pas

Marketi i shiste mallra të skaduara një fshati të tërë, AKU befason me masat e marra

Para

Çfarë e emocionoi Lulzim Bashën në Berat? (VIDEO)

Para
Çfarë e emocionoi Lulzim Bashën në Berat? (VIDEO)

Çfarë e emocionoi Lulzim Bashën në Berat? (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

nga Fast News
10:00 | 08/12/2025
0

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

nga Fast News
09:30 | 08/12/2025
0

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

7 cilësitë e njerëzve të respektuar

nga Fast News
09:00 | 08/12/2025
0

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë

nga Fast News
08:26 | 08/12/2025
0

Recent News

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

Paqja e zhurrmshme me biznesin! Detajet e amnistisë që nuk paqtoi askënd

10:00 | 08/12/2025
Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

09:30 | 08/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar