• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ndaloi tenderat e bashkive, Voltana Ademi akuza të forta Ramës

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ndaloi tenderat e bashkive, Voltana Ademi akuza të forta Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila është njëherazi edhe Kryetare e Shoqatës së Bashkive ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore.

Sipas saj, me këtë vendim të papritur qeveria ndalon shërbimet dhe investimet për qytetarët. Ademi akuzon Ramën se po abuzon me pushtetin, në kushtet kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese.  “Të gjitha shërbimet dhe investimet e planifikuara nga bashkitë, të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe që do të kryheshin me të ardhurat e vetë qytetarëve, të ardhura që bashkitë menaxhojnë, nuk do të mund të realizohen.



Jemi në kushtet kur ky vendim nuk mund të atakohet si antikueshtetues në Gjykatën Kushtetuese, e cila është asgjesuar në emër të gjoja “drejtësisë së re”, jemi në kushtet e një abuzimi të hapur nga qeveria, e cila merr kompetenca të cilat i përkasin një niveli tjetër të qeverisjes”, shkruan Voltana Ademi.

Kryetarja e Shoqatës së Bashkive ka kërkuar ndihmën e kancelarive të huaja, që mbështesin bashkitë dhe qeverisjen vendore për ndihmë institucionale dhe lobuese, që ky vendim i qeverisë të zhbëhet.

POSTIM I PLOTË:

Qeveria shqiptare, me propozim të kryeministrit, ka marrë sot një vendim që praktikisht asfikson deri në asgjësim qeverisjen vendore në Shqipëri.

Sot, më 10 maj, pa paralajmërim, është vendosur pezullimi i fillimit të procedurave të prokurimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre për vitin 2019 për një periudhë të pacaktuar.

Vendimi është i paprecedent dhe shumë i rrezikshëm, duke ndaluar të gjitha shërbimet dhe investimet për qytetarët, duke penguar zhvillimin social e ekonomik të qyteteve, duke asfiksuar ekonominë, në shkelje flagrante të Konventave Ndërkombëtare për Autonominë e Qeverisjes Vendore, Kushtetutën e Shqipërisë, ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin “Për financat vendore”, ligjin “Për buxhetin e shtetit”, vendimet e qytetarëve përmes këshillave bashkiakë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, duke sjellë efekte të menjëhershme e shkatërrimtare për qeverisjen vendore.

Të gjitha shërbimet dhe investimet e planifikuara nga bashkitë, të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe që do të kryheshin me të ardhurat e vetë qytetarëve, të ardhura që bashkitë menaxhojnë, nuk do të mund të realizohen. Vendimi është më absurd, kur flitet për pezullim të përkohshëm, por nuk ka një afat të përcaktuar se deri kur pezullohen të gjitha procedurat.

Jemi në kushtet kur ky vendim nuk mund të atakohet si antikueshtetues në Gjykatën Kushtetuese, e cila është asgjesuar në emër të gjoja “drejtësisë së re”, jemi në kushtet e një abuzimi të hapur nga qeveria, e cila merr kompetenca të cilat i përkasin një niveli tjetër të qeverisjes.

I kërkojmë qeverisë dhe kryeministrit të reflektojnë urgjent dhe të anullojnë këtë vendim antikushtetues dhe haptas në shkelje të parimeve të autonomisë së qeverisjes vendore.
Vemë në vemendjen e të gjithë kancelarive të huaja që mbështesin bashkitë dhe qeverisjen vendore kërkesën për ndihmë institucionale dhe lobuese, që ky vendim të zhbëhet.

European Union in Albania
OSCE Presence in Albania
U.S. Embassy-Tirana
German Embassy – Tirana
Albanian Council of Europe
Embassy of Sëitzerland in Albania
Embassy of the Netherlands in Albania
Ambasciata d’Italia a Tirana
Ambassade de France en Albanie
UNDP Albania
USAID/Albania
GIZ Albania

Ky vendim është i pa precedentë në historinë e përpjekjeve për demokraci, për autonomi vendore dhe integrim europian.

Pas

“The Beach”, plazhi i njohur i filmit, i ndaluar!

Para

Momenti më i mirë për t’u larguar nga një punë është kur…

Para
Momenti më i mirë për t’u larguar nga një punë është kur…

Momenti më i mirë për t’u larguar nga një punë është kur…

Të Gjitha

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Recent News

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025
Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

08:01 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar