• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kur AKU lejon vrasjen e shqiptarëve çdo ditë (FOTO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Kur AKU lejon vrasjen e shqiptarëve çdo ditë (FOTO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë po hamë?- është pyetja që çdo ditë dhe më shpesh shqiptarët po e ngrenë sa herë që blejnë produkte. Këtë herë është vetë institucioni shtetëror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) që bën me dije se ka bllokuar më shumë se 21 ton vaj palme dhe 23 qumësht pluhur në një fabrikë në qytetin e Divjakës.

AKU në njoftimin e shpërndarë për mediet e paraqet këtë aksion si një sukses dhe shkruan se fabrika ‘REND&BLEND&CO’ nuk e justifikonte sasinë e produkteve që dispononte. Por a duhet të jetë vërtetë i tillë?



Nëse një sasi kaq e madhe e vajit të Palmës dhe qumështit pluhur u bllokua sot, po deri më tani sa tonelata vaj palme dhe qumësht pluhur kanë konsumuar shqiptarët në produktet që blejnë në markete? Përveç bllokimit të mallit të kësaj fabrike, në njoftimin e AKU bëhet me dije se pronarët e saj janë gjobitur me shuma të “majme” prej 5 dhe 6 milionë lekësh të vjetra.

Një tjetër temë që në njoftimin e AKU nuk sqarohet është origjina e këtyre produkteve. Pse një sasi kaq e madhe e vajit të palmës dhe qumështit pluhur vjen nga lindja, më saktë nga Ukraina?

Pra me këtë njoftim të AKU bie poshtë ende pa u ngritur mirë strategjia e kryeministrit Edi Rama për luftën ndaj abuzuesve me produktet ushqimore. Kreu i qeverisë premtoi burgun për ata që do të abuzonin me ushqimet dhe që do të rrezikonin jetën e shqiptarëve. Por deri kur të vijë koha që fjala e kryeministrit Rama të bëhet ligj, taksirat për shqiptarët që do duhet të marrin ca sasi vaj palme dhe qumështi pluhur në organizmin e tyre.

Me gjithë këtë problematike që ekziston në pasigurinë ushqimore në vend, e theksuar më shumë kohët e fundit për shkak të denoncimeve mediatike dhe sensibilizimit qytetar, ngrihet pyetja; A mos duhet larguar drejtori Agron Hetoja, i cili duket se me këto 4 muaj në detyrë nuk po tregon dot se mund ta përmirësojë gjendjen në drejtim të sigurisë ushqimore?

Njoftimi zyrar i AKU për aksionin në Divjakë.

Me synim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit nga praktikat falsifikuese ose mashtruese të keqdeklarimit apo mosdeklarimit të përdorimit të yndyrave bimore në produktet me bazë qumështi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron zbatimin e ligjishmerise ne filieren e qumeshtit, duke kontrolluar subjektet me aktivitetet “importimin, prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij”.

Gjate kontrollit te ushtruar në subjektin REND&BLEND&CO (Çermë, Bashkia Divjakë), pas verifikimit të dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, rezultoi se pavarësisht se ka blerë 3,175 kg qumësht pluhur, me produktin e prodhuar sipas kartave teknologjike ky subjekt justifikon vetëm përdorimin e sasise prej 233 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 600 kg ndërsa pjesa tjetër prej 2,342 kg nuk arrin të justifikohet nga subjekti si e përdorur.

Gjatë kontrollit të faturave tatimore u konstatua blerje e produktit vaj palme për periudhën Shkurt-Prill 2019 në sasinë prej 31,250 kg. Nga verifikimi i dokumentacionit të sistemit të gjurmueshmërisë, subjekti justifikon vetëm përdorimin e sasisë prej 6,660 kg, ka gjendje lëndë të parë në magazinë 3,500 kg dhe nuk justifikon përdorimin e pjesës tjetër prej 21,090 kg vaj palme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon se sasitë e pajustifikuara të qumështit pluhur dhe vajit të palmës të konstatuara në këtë subjekt janë problem ushqimor dhe fiskal. Rrjedhimisht, gjetjet e inspektimit mbi sasitë e pajustifikuara të lëndës së parë prej 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme ju referuan autoriteteve tatimore për vlerësime të mëtejshme.

Ndaj subjektit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori masat administrative gjobë në vlerën totale 500,000 lek, e justifikuar si vijon:

Për mungesën e gjurmueshmërisë u vendos masa administrative gjobë 200,000 lek.

Për mosdeklarim në kartat teknologjike të shtesave në produktet e prodhuara, masa gjobë 200,000

Për mos deklarim në etiketë u vendos masa administrative gjobë 100,000 lek.

Edhe nga inspektimi paraardhës me datë 15.11.2018, subjekti “Rend & Blend” sh.p.k ka rezultuar me shkelje dhe i jane dhe masat administrative “Gjobe” në vlerën 600,000 Lek (kushte higjeno-sanitare, mungesë gjurmueshmërie, moszbatim HAÇP, mangësi në etiketim dhe moszbatim detyrash të lëna nga inspektimet e mëparshme).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e jetës e shëndetit të konsumatorëve.

Pas

Greva ‘paralizon’ aeroportin e Rinasit, ja me sa orë do të shtyhen fluturimet

Para

U bllokuan në Aple, shpëtohen gjallë tre turistët anglez

Para
U bllokuan në Aple, shpëtohen gjallë tre turistët anglez

U bllokuan në Aple, shpëtohen gjallë tre turistët anglez

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar