Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

KLOS/“Nuk do më shohësh më”, zbardhet çfarë i tha 31 vjeçari gruas përpara se të vriste veten

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
KLOS/“Nuk do më shohësh më”, zbardhet çfarë i tha 31 vjeçari gruas përpara se të vriste veten
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten”. Këto janë fjalët e fundit, që 31-vjeçari Arjan Hoxha nga Gurra e Matit i tha bashkëshortes së tij para se të kryente vetëvrasje.

Pas zënkave të vazhdueshme me bashkëshorten, mesditën e djeshme, i riu që ishte në kërkim për “dhunë në familje”, ka udhëtuar nga qyteti i Klosit drejt fshatit Plan i Bardhë.

Pasi ka mbërritur në familjen Ndoj, me një armë në dorë ka hyrë në banesë. Sapo ka hyrë në shtëpi dhe janë dëgjuar zënkat, fqinjët i kanë telefonuar Policisë së Klosit, duke thënë se “Një person me armë ka hyrë në shtëpinë e Xh.Ndojit”.

Fillimisht ka debatuar me vjehrrën dhe pastaj edhe me gruan, madje këtë të fundit, sipas dëshmive, e ka goditur me grushte e shkelma, madje e ka shtrënguar me duar në fyt.

Pasi ka parë që Policia po afrohej, duke u larguar nga shtëpia buzë Rrugës së Arbrit, Hoxha ka thirrur me zë të lartë “Nuk do t’më shohësh më të gjallë, do të vras veten” dhe pas kësaj, brenda pak minutave është dëgjuar një krismë arme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Efektivë të Sektorit të Policisë Klos kanë mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se Arjan Hoxha kishte vrarë veten afro 150 metra larg banesës së familjes Ndoj.

“Kemi dëgjuar një krismë arme dhe ka mundësi që Arjan Hoxha të ketë vrarë veten”, janë shprehur fqinjët e familjes Ndoj. Të mbështetur dhe nga efektivë të Komisariatit Mat, efektivët e Klosit kanë krehur me kujdes zonën dhe buzë një përroi kanë gjetur të pajetë 31- vjeçarin, të cilin banorët e Planit të Bardhë e thërrisni Ari Hoxha.

“Fillimisht kishim frikë se Hoxha do të qëllonte mbi forcat e Policisë”, thanë drejtues të Sektorit të Klosit. “Na thanë se kishte rrahur keq vjehrrën dhe bashkëshorten dhe kishte dalë nga shtëpia duke deklaruar se do të vriste veten. Mësuam se ishte dëgjuar një krismë arme, por nuk ishim të sigurt se Arjan Hoxha ishte vetëvrarë. Duke kontrolluar territorin, e gjetëm buzë një përroi të mbuluar në gjak. Kishte një plagë në gojë dhe automatikun e kishte pranë trupit”, sqaruan zyrtarët e Policisë Klos.

Mësohet se tri ditë më parë, viktima Arjan Hoxha kishte debatuar me vjehrrën dhe bashkëshorten, madje i kishte kërkuar kësaj të fundit të kthehej pranë tij, bashkë me vajzën 1-vjeçare.

Ky debat vinte dy ditë pasi bashkëshortja kishte marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat urdhër mbrojtjeje, pasi Hoxha e dhunonte herë pas here gruan e tij. Nga ana tjetër, vetë 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia për veprën penale “Dhunë në familje”. Në profilin e tij, i riu nga Klosi kishte postuar edhe foto me armë. / Panorama

Pas

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një grua, plagosen 2 persona të tjerë

Para

Shtëpia e Kadaresë në Tiranë do të kthehet në muze, ja si do funksionojë

Para
Shtëpia e Kadaresë në Tiranë do të kthehet në muze, ja si do funksionojë

Shtëpia e Kadaresë në Tiranë do të kthehet në muze, ja si do funksionojë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

nga Fast News
14:54 | 09/04/2026
0

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

nga Fast News
14:48 | 09/04/2026
0

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

nga Fast News
14:47 | 09/04/2026
0

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

nga Fast News
11:28 | 09/04/2026
0

Recent News

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

14:54 | 09/04/2026
Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

14:48 | 09/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora