• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

FMN e shqetësuar për ekonominë. Kritika të forta qeverisë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
FMN e shqetësuar për ekonominë. Kritika të forta qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar është i shqetësuar për ekonominë shqiptare dhe politikat që po ndërmerr qeveria. Më i prerë dhe më i qartë se kurrë më parë ka qenë shefi i misionit të FMN-së, Jan Kees Martijn, i cili qëndroi në Tiranë për dy javë dhe ditën e sotme dha mesazhet për gjendjen aktuale të ekonomisë dhe parashikimet për të ardhmen.

Lajmi i parë aspak i mirë është rishikimi në rënie që FMN i bën rritjes ekonomike për këtë vit, nga 3.7% që ishte parashikimi fillestar (edhe ai aspak pozitiv) në 3.5% thënë sot. Risqet që kërcënojnë ekonominë janë të shumta.



Vijnë nga situata në vendet partnere, por më shumti nga faktorët e brendshëm. “Këtë vit, rritja parashikohet të ngadalësohet në 3.5 për qind, për shkak të efektit bazë të prodhimit rekord të energjisë elektrike në vitin 2018 dhe ngadalësimit në vendet partnere”, vlerëson FMN.

Fondi Monetar ka kritikuar ndërhyrjet në taksa që qeveria ka bërë në dy vitet e fundit, ku përfshihet përjashtimet dhe uljet e TVSH-së dhe tatim-fitimit për disa sektorë dhe është e shqetësuar për mosrealizimin e të ardhurave, duke rekomanduar një korrektim fiskal.

“Deficiti fiskal ka rënë gjatë vitit 2018, ai parashikohet që ai të rritet në 2.5 për qind të PBB-së në vitin 2019 (përfshirë dorëzanitë për kreditë e reja për sektorin energjetik prej 0.4 për qind e PBB-së). Ky zgjerim nxitet pjesërisht nga shlyerja e planifikuar e detyrimeve të prapambetura të qeverisë, çka në vetvete është diçka e mirëpritur.

Por kjo rritje e deficitit vjen edhe nga masat tatimore të fundit që e zvogëlojnë bazën tatimore, e cila edhe më parë ka qenë e ngushtë, dhe që parashikojnë trajtim preferencial për të tjerë sektorë shtesë, përfshirë këtu uljen e shkallës së TVSH-së dhe shkallës së tatimit mbi fitimin. Për më tepër, ekzistojnë risqet e mosrealizimit të mëtejshëm të planit të të ardhurave dhe humbjeve të pritshme në sektorin energjetik për shkak të rënies së prodhimit nga hidrocentralet”, deklaroi shefi i misionit të FMN-së.

Ajo që qeveria duhet të bëjë, sipas institucionit financiar ndërkombëtar është ulja e borxhit, që mbetet në nivelet e larta të 69.9% për qind për vitin 2018. Këtë duhet ta realizojë nëpërmjet rritjes së të ardhurave dhe jo shkurtimit të shpenzimeve, pasi ashtu siç u shpreh Jan Kees Martijn “shqiptarët kanë nevojë për infrastrukturë”.

“Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë, në rreth 69.9 për qind të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura) në fund të 2018 dhe parashikohet të zbresë në 66.3 për qind në fund të këtij viti.

Në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit, politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar apo kompensuar tronditje negative. Gjithashtu, risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ato që lidhen me partneritetet publike-private (PPP)”, deklaron shefi i misionit të FMN-së.

Kritikat për PPP-të

FMN ka ripërsëritur apelin për qeverinë, që të mos japë më kontrata të Partneritetit Publik Privat, për shkak të riskut të madh që kanë për buxhetin dhe ekonominë. “I nxisim autoritetet t’i përdorin ndryshimet e fundit në ligjin për PPP-të për t’i kufizuar risqet që lindin nga detyrimet e kushtëzuara të lidhura me to dhe për të siguruar administrim më të qëndrueshëm të investimeve publike. Kjo ka rëndësi për mbrojtjen e financave publike dhe për sigurimin e maksimizimit të vlerës”, thekson FMN.

Ndërkaq ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se tashmë është ngritur grupi i punës që po vlerëson këto kontrata dhe po merr informacion edhe nga institucionet e tjera në aspektin juridik dhe ekonomik. Më pas, do ti kërkohet ekspertizë FMN-së për trajtimin e tyre.

Të shlyhen borxhet ndaj biznesit

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar prerazi se qeveria nuk duhet të krijojë më borxhe ndaj biznesit, pasi kjo dëmton klimën dhe ul besimin. Sipas Fondit, rimbursimet e TVSH-së duhen bërë pavarësisht sesi rezultojnë me planin e të ardhurave tatimet.

“Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri. I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSH-je, duke i mos i lidhur rimbursimet me me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore”, u shpreh shefi i misionit.

Kundër Korporatës së Investimeve Shqiptare

FMN ka shprehur kritika edhe për nismën e fundit të qeverisë, atë të krijimit të Korporatës së Investimeve Shqiptare. Kujtojmë që më herët, edhe opozita ka kundërshtuar ashpër këtë nismë, “I këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të kuadrit të administrimit të investimeve publike.

Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike.

Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i 5 palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-së në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik””, deklaroi Jan Kees Martijn.

Përmirësim në sektorin energjetik

Misioni i FMN-së ka rekomanduar ndërhyrje edhe në sektorin energjetik. “Kufizimi i risqeve fiskale kërkon përmirësim të ecurisë në sektorin energjetik, i cili është financiarisht i dobët dhe është i prekur nga detyrime të prapambetura endemike.

Varësia e këtij sektori nga reshjet e përkeqëson dobësinë e tij financiare dhe krijon risqe për buxhetin e shtetit (përfshirë edhe këtë vit). I nxisim autoritetet të zbatojnë planin e ristrukturimit për sektorin, të përgatitur me këshillat e Bankës Botërore, për ta vënë këtë sektor mbi baza të qëndrueshme financiare”, thekson FMN-ja.

Pas

Operacioni i FNSH në Sarandë, këta janë personat e arrestuar (EMRAT)

Para

Rama flet për marrëveshjen me Greqinë: Tradhtar ne këtej dhe ata andej…

Para
Rama flet për marrëveshjen me Greqinë: Tradhtar ne këtej dhe ata andej…

Rama flet për marrëveshjen me Greqinë: Tradhtar ne këtej dhe ata andej...

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar