• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Flutura Açka kryqëzon PS-në: Për disa vota bën pakt me djallin, nostalgjia për komunizmin u pa sa erdhën në pushtet

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Flutura Açka kryqëzon PS-në: Për disa vota bën pakt me djallin, nostalgjia për komunizmin u pa sa erdhën në pushtet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtarja dhe publicistja Flutura Açka, e ftuar në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nano ka ndarë mendimin e saj për çështje të politikës së gabuar që kanë rrjedhur në vitet e tranzicionit.

Sipas Açkës, gabimet e politikës kanë filluar që me mos-purifikimin e shoqërisë nga krimet komuniste, që sipas saj nëse kjo do ishte bërë në kohën e duhur, ndoshta do të kishim një zhvillim ndryshe të jetës politiko-shoqërore në Shqipëri.

Mustafa Nano: Në këtë vend kanë ndodhur shumë gjëra të shëmtuara dhe për shkak të këtyre gjërave te një pjesë njerëzish kanë filluar të rikuperojnë një lloj nostalgjie për komunizmin, kjo është një nga pasojat më të rënda të gjerave që bëjmë sot, si mendoni?

Flutura Açka: Në fakt kjo nuk erdhi vetëm si shkak i një nostalgjie por edhe si në formën e një trendi, të mos harrojmë që në vitet e para të qeverisjes socialiste, trendi u pa menjëherë, që me shfaqjen e portreteve të Enver Hoxhës dhe ky trend vazhdoi për keq.

Mustafa Nano: Ju mendoni se i ka inspiruar dikush?

Flutura Açka: Kjo gjë e ndihmoi këtë lloj nostalgjie sepse për 25 vite kishte një lloj topitje, ky trend e ndihmoi këtë lloj nostalgjie. Partia Socialiste mendoj se për disa vota bëjnë edhe pakte me djallin.

Mustafa Nano: Lidhur me qëndrimin ndaj komunizmit sidomos kur bëhet debati lidhur me luftën nacional çlirimtare dhe me disa figura të luftës, Edi Rama bëri një gjest interesant lidhur me ceremoninë e varrimit të Mit’hat Frashërit, ishte një gjest interesant që synonte përafrimin e palëve në qëndrimin që do të mbajnë ndaj disa figurave, si mendoni?

Flutura Açka: Sigurisht edhe referencat që ai ka shpesh ndaj këtyre njerëzve, ka qenë një gjest për tu respektuar bëri atë që nuk e bëri PD-ja, bëri një shtëpi gjethesh, një muzeum tjetër të kësaj natyre pavarësisht se një pjesë e tyre janë “kica” dhe “kallp”.

Mustafa Nano: Jeni kundër?

Flutura Açka: Jo nuk jam kundër, jam pro por problemi është që kur shkon, im bir ma ka bërë këtë pyetje kur e pamë shtëpinë e gjetheve bashkë, “o mam unë shoh aty viktimat po vrasësit kush janë?”. Derisa jep viktimat duhet të japësh edhe vrasësit se kjo është historia. Janë fshirë vrasësit, më falni por historia ka dy anë jo vetëm një: “ata që ne kemi interesin për tu marrë votat”. Kemi nevojë të tregojmë të vërtetën.

Mustafa Nano: Nuk është kaq kollaj të japim recetat e shkëputjeve prej regjimeve totalitare siç ishte ai komunist i Enver Hoxhës, ka praktika të ndryshme por të gjithë ankohen për shkëputjen nga regjimi diktatorial, sublimohet pak regjimi spanjoll, që duket ka qenë më i miri, mirëpo ai ka synuar pajtimin e palëve jo dënimin e tyre.

Flutura Açka: Edhe trendi ynë ashtu ka qenë në fillim fare, mos harroni formulën me të cilin erdhi Berisha në pushtet, unë kam qenë skeptike ndaj asaj formule, “të gjithë jemi bashkëvuajtës të gjithë jemi bashkëfajtorë”, jo zotëri unë nuk jam bashkëfajtore sepse prej meje nuk ka vuajtur askush dhe ky mund të ketë qenë fillimi i atij gabimi, që tani ne shohim këto pankartat papritur.

Mustafa Nano: Në vitet 90 nuk e kisha menduar kurrë, që në vitin 2019, unë bashkë me të tjerë do flisnim ende për komunizmin e Enver Hoxhës, duhet ti kishim zgjidhur këto probleme mendoj.

Flutura Açka: Po këtë po them, jemi shumë vonë, na ka kaluar treni. Ndoshta ne kemi ngelur në stacion dhe nuk dimë çfarë treni të marrim më sepse nuk i bëmë atëherë kur duheshin bërë. Nuk digjen etapat, çdo etapë duhet në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur./abcnews.al

Pas

Lajm i madh për Shqipërinë, KE rekomandon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian

Para

Rekomandimi pozitiv i KE, reagon Rama: Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat, në orën 15:00 komunikim publik me ambasadorin e BE

Të Gjitha

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

nga Fast News
17:10 | 08/07/2025
0

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

nga Fast News
17:05 | 08/07/2025
0

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

Turistët shtrenjtojnë jetesën në vend, inflacioni në qershor rritet në 2.4%

nga Fast News
16:57 | 08/07/2025
0

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

Garancia sovrane për bujqësinë, qeveria zbulon detajet. Ja kush përfiton

nga Fast News
10:50 | 08/07/2025
0

Recent News

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve nga 20 vende të botës

17:10 | 08/07/2025
Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

Gratë që udhëheqin: Një dialog mbi bordet, marrëdhëniet me investitorët dhe tregjet e kapitalit

17:05 | 08/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar