• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Denoncimi: Ja si Rama i ndëshkoi shqiptarët me 140 milionë euro gjobë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Denoncimi: Ja si Rama i ndëshkoi shqiptarët me 140 milionë euro gjobë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe ditën e sotme me denoncimet lidhur me çështjen e shumëpërfolur të gjyqit të biznesmenit italian, Françisko Beketi. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar edhe një herë një shkrim të tij të para disa viteve, ku ai e parashikonte këtë vendim që mori Gjykata e Strasburgut.

Sipas Berishës, kjo është një gjobë që kryeministri Rama iu ka vënë qytetarëve vetëm për shkak të egos së tij personale. Tashmë sipas Berishës taksapaguesit shqiptar do të jenë të detyruar që t’i paguajnë Beketit jo 110 milionë euro, por 140 milionë euro.



Postimi i Berishës

Te dashur miq, ne prillin qe kaloi, Arbitrazhi Nderkombetar ne Uashington gjobiti Shqiperine me 140 milione euro per shkak te mbylljes antiligjore, banditeske nga Edvin Kristaq Urrejtesi te televizionit privat Agon Channel dhe linçimit hakmarres primitiv te pronarit te ketij televizioni qe u thoshte shqiptareve te verteten dhe nxirte ne drite vjedhjet e medha te Edivinit dhe klikes se tij dhe manipulimin prej tyre te zgjedhjeve.

Per ata qe duan te dine te verteten e gjobes prej 140 milione euro, me te cilen skizoidi Edvin Kristaq Rama dhe suita e tij e horrave ndeshkuan shqiptaret dhe qe une e paralajmerova dhe parashikova kater vite me pare, ju sugjeroj te lexojne artikullin e meposhtem.

Shkrimi i plotë i ish kryeministrit Berisha në 6 Gusht 2015

Rama dhe kompleksi i tij Beçhetti. Ai nuk ndahet dot nga vendi ku kreu krimin e shemtuar mediatik!

Te dashur miq, intoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe mendimit ndryshe kulmoi me histerine e tij ndaj pronarit te Agon Channel, rrjetit televiziv me te pavarur, me kritik ndaj atij dhe qeverise ne Shqiperi.

Ishte ky televizion qe me guxim denoncoi qe ne fillim kapjen e Rames nga mafia e mediave, shperthimin e tij skizoid ndaj nje ish mikut te tij dhe dy zonjave te pranishme ne ditelindjen e Tedi Papavramit, qe dokumentoi me film, ze dhe figure klonimin e kartave te identitetit nga mazhoranca per vota. Ne nje akt hakmarrje primitive te pashembullt ne nje vend te lire, ne mesin e fushates elektorale, Edi Rama urdheroi konfiskimin e Agon Channel dhe shpalli ne kerkim nderkombetar per larje parash, pa patur asnje dokument te vetem per te vertetuar akuzen, Francesco Beçhettin, pronarin e Agon Channel dhe mamane e tij Liljana, fajtore se kishte lindur Francescon, armikun e tij te eger dhe te sivllaut Kokedhima.

Per te bindur te tjeret se akuza per larje parash, te cilen nuk ja besoi njeri, ishte e faktuar dhe konfisikimi i televizionit armiqesor ishte plotesisht i bazuar, Rama mashtroi paturpesisht shqiptaret dhe ju tha se hetimin per vepren e larjes se parave nga Beçhetti e ka bere se bashku me autoritetet italiane. Por te nesermen e ketij mashtrimi do te ishte ministria e jashtme Italiane qe do pergenjeshtronte kete trillim te Rames dhe do te deklaronte se autoritetet italiane nuk kishin bere dhe nuk kishin nisur asnje hetim per larje parash per biznesmenin italian Francesco Beçhetti. Keshtu qe deklarata e Rames ishte nje mashtrim i paskrupullt.

Pasi deshtoi totalisht ne provimin e akuzes politike per larje parash dhe u faktuan burimet transparente, si Deutche Bank etj, te origjines se parave te Beçhettit ne Shqiperi, Edi Rama ne terbim dhe verberi versuli ndaj Beçhettit, “suksesmadhen” e tatimeve Shehu, dhe njoftoi se TV Agon konfiskohet nga tatimet pasi sipas tij, armik Beçhetti nuk ka paguar prej muajsh rrogat e punonjesve te televizionit e per rrjedhoje as dhe sigurimet shoqerore.

Burime nga Banka perkatese dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore me njoftojne se ky perseri eshte nje mashtrim i turpshem pasi punonjesit e Agon Channel kane terhequr rrogat rregullisht çdo muaj dhe te plota dhe sigurimet e tyre shoqerore jane paguar qindarke per qindarke madje me korrekt se sa te gjitha media e tjera.

Duke denuar me neveri konfiskimin e televizionit Agon Channel, kritik ndaj Edi Rames, akuzat e trilluara te Rames per larje parash, mos pageses te rrogave dhe taksave, shpreh gjithashu mbeshtetjen time te plote per cdo perpjekje per zbatim te ligjit ndaj cilitido.

Por aq sa arbitrare e te pabaza dhe hakmarrese kane qene masat represive antiligjore ndaj Agon Channel dhe pronarit te tij Beçhetti, po kaq te denueshme, te neveritshme jane linçimi mediatik, propagandistik qe Rama i ben biznesmenit Beçhetti dhe mamase se tij Liljana, qe ka lindur armikun Beçhetti. Prej pothuaj dy muajve Edi Rama, i mberthyer nga sindromi psikotik i kompleksit Beçhetti, drejton nga zyrat e tij fushaten mediatike denigruese e linçuese te pashembullt ndaj investitorit italian qe guxoi te investoje ne Shqiperi per nje rrjet televiziv te pavarur.

Keshtu, per femijet, te rinjte, burrat, grate e ketij vendi, Beçhetti eshte bere si armik, fantazma e te cilit i ka prishur Rames gjumin dhe eshte i parnishem çdo dite si personazh kryesor ne te gjitha emisionet e lajmeve. Gjate diktatures e njejta gje ndodhte me armiqte dhe grupet armiqesore ndaj diktatorit, por ky persektutim mediatik intensiv nuk vazhdonte kaq gjate asnjehere. Kurse tani kane filluar dhe letrat nga populli dhe kjo po vazhdon dhe do vazhdoje shume e shume gjate pasi nuk ka psikiater qe te sheroje dot Ramen nga komleksi i ri qe e ka ngerthyer ate, kompleksi i Beçhettit dhe i mamase se tij Liljana, qe sipas tij meriton çdo ndeshkim dhe vetem nene nuk mund te quhet per djalin qe ka lindur.

Te dashur miq, kaq i forte eshte ky kompleks saqe jo e kthen por e mban te gozhduar perfundimisht Ramen me vendin e krimit, konfiskimin e Agon Channel. E tere kjo histori e neveritshme trillimesh, urrejtjeje patologjike, linçimi ligjor e mediatik, natyrisht demtojne momentalisht Beçhettin por vetem momentalisht. Te gjitha keto ndeshkojne me se shumti shqiptaret. Se pari me largimin e investitoreve italian dhe te huaj qe shohin veten e tyre ne meshiren e nje deshtaku te semure psiqik, i afte te ndermarre akuza dhe fushata denigruese te paimagjinueshme ndaj tyre. Se dyti, do ndeshkojne rende shqiptaret sepse ne arbitrazhet dhe gjykatat nderkombetare akuzat fallco, masat arbitrare, linçimet, demet morale dhe materiale, fitimet e munguara etj, denohen me qindra milione euro, dhe po keshtu sekuestrimet, konfiskimet e mediave te pavarura jane te denueshme dhe te papranueshme nga vendet e lira dhe institucionet nderkombetare. Sb

 

Pas

Kërcënohet kandidati i Bindjes Demokratike në Skrapar, tërhiqet nga gara

Para

Reagon PD për thirrjen e Dakos në Prokurori: Manovër dëshpëruese e Edi Ramës

Para
Reagon PD për thirrjen e Dakos në Prokurori: Manovër dëshpëruese e Edi Ramës

Reagon PD për thirrjen e Dakos në Prokurori: Manovër dëshpëruese e Edi Ramës

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar