• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

FAKJU, LLOTARI AMERIKANE!

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
FAKJU, LLOTARI AMERIKANE!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga EDI OGA ekskluzivisht për newsbomb.al

E hodha edhe unë llotarinë amerikane. Vjet në Tetor.E hodha se nuk duroj dot më.



Ky vend nuk po bëhet! Ok, po bëhet për disa, por jo për të gjithë!

Unë nuk jam as i pasur, as i varfër, po i kam inat njësoj edhe të pasurit, edhe të varfrit e këtij vendi. Të pasurit i kam inat se janë pasuruar kaq shpejt dhe kaq shumë, sa i shohin të varfrit si miza!

Të varfrit i kam inat se sillen vërtetë sikur të jenë miza! Thashë i kam inat, jo i urrej. Unë nuk jam nga ata që urrej bashkëkombasit e mi, përveç disa kokrrave, përveç atyre që nuk po na lënë të jetojmë si njerëz në këtë vend, tokën dhe ujin e të cilit e ka bekuar Zoti. Janë ata, pushtetarët! Janë një grup njerëzish që të pasurit dhe të varfrit e këtij vendi i mbajnë gjithnjë në pushtet. Të pasurit i mbajnë ata në pushtet me para, të varfrit i mbajnë ata në pushtet me votë. Të pasurit dhe të varfrit nuk aplikojnë kurrë për llotarinë amerikane. Ata janë të gjithë të kënaqur nga të mirat që u jep pushteti.

Pushteti të pasurit i kënaq me tendera, me miliarda dhe me jetë luksoze. Atyre u pëlqen kjo, prandaj nuk dalin kurrë në protesta dhe nuk aplikojnë kurrë për llotari.

Të varfrit, pushteti i kënaq me një thes miell një herë në katër vjet dhe me telenovela ditë për ditë. Përveç këtyre, i kënaq edhe me gënjeshtra të tipit “do t’ju fusim në Evropë” e të tjera si këto. Mbase kaq duan nga jeta të varfrit, që për fatin e tyre të keq, por edhe tonin, kanë qëlluar edhe më pak të arsimuarit. Po të donin më tepër, do kishin dalë në rrugë ose do të kishin aplikuar për llotarinë amerikane.

Ata që aplikojnë për llotarinë amerikane janë njerëz si ty e si mua. Njerëz që jemi rritur me idenë se duhet të mësojmë, se duhet të respektojmë veten dhe të tjerët dhe t’u bindemi ligjeve dhe rregullave. Njerëz që kemi parë prindërit të rraskapiten në punë për të na rritur dhe me punë duam t’i rrisim dhe fëmijët tanë. Njerëz që mund të humbasim gjithçka por asnjëherë dinjitetin. Por në këtë vend e kemi të vështirë. Na e kanë bërë të pamundur!

Dje pasdite, si qindra mijëra të tjerë, kontrollova edhe unë në internet. Kur pashë se kisha fituar, se më kishte dalë llotaria amerikane, u hodha përpjetë nga lumturia dhe festuam deri vonë. Vonë ramë për të fjetur. Mbështeta kokën në jastëk dhe filluan të më tokëzohen mendimet;

“Ja shkova në Amerikë, ku do rri, ku do punoj, ku do t’i dërgoj fëmijët? A mund të punoj unë si kafshë në këtë moshë? A mund ta pëballoj unë kapitalizmin në formën e tij më të egër? Po sikur të sëmurem? Po sikur mos më ecë atje?”. Prej kësi mendimesh dhe  të tjerash edhe më të këqia, mu shpeshtua frymëmarrja dhe u mbusha me djersë. Dola në korridor dhe fillova të flas me zë; “Pse dreqin duhet ta lë vendin tim dhe të kërkoj lumturinë në një vend të huaj?! Pse duhet të lë prindërit, shokët, miqtë dhe të jetoj midis njerëzish që nuk i njoh e nuk më njohin?! Pse duhet të lë shtëpinë time, gjërat e mia, kujtimet e mia dhe të degdis veten dhe fëmijët në një kontinent tjetër?! Nuk iki jo! Nuk iki në Amerikë! Do rri këtu dhe bashkë me ata që nuk u ka dalë llotaria amerikane, do përpiqemi të gjejmë një mënyrë ta bëjmë këtë vend, se është vendi ynë! Fakju, llotari amerikane!” Befas nga dhomat e gjumit dolën të gjithë dhe e pamë veten të përqafuar në korridor. Të gjithë të nxehtë e të djersitur. Edhe djali i vogël, as pesë vjeç. Qëndruam gjatë pa folur derisa i vogli theu heshtjen: “Nuk dua të shkoj në Amerikë o ba, dua të rri në Shqipëri!”/ newsbomb.al

Pas

Majori rëndë/ Xhaçka takon efektivët e plagosur në Letoni: Nuk jeni vetëm

Para

Vuçiç shokon të gjithë me deklaratën: Mund të më vrisni por Kosovën nuk e njoh

Para
Vuçiç shokon të gjithë me deklaratën: Mund të më vrisni por Kosovën nuk e njoh

Vuçiç shokon të gjithë me deklaratën: Mund të më vrisni por Kosovën nuk e njoh

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar