Endira Bushati, një ndër emrat e përfolur në media si anëtare e Bordit në partinë më të re politikë, Bindja Demokratike që pritet të regjistrohet nesër ka mohuar të jetë pjesë e saj.
Ajo ka sqaruar në një status në facebook, se vërtet ajo është kritike e Bashës por aktualisht është e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale.
REAGIMI I PLOTË I ENDIRA BUSHATIT:Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….
Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….
Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:
Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha….
Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017!
Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakuumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….
Por….(dhe ka një “por” të madhe)….
Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….
Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….