• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Rinasi”/ Rolet e secilit prej personave të identifikuar

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
“Rinasi”/ Rolet e secilit prej personave të identifikuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Grabitja e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit është thuajse një ngjarje e zbardhur tashme. Policia dhe grupi hetimor kanë zbuluar emrat e gati 90% të grupit që përgatiti, organizoi dhe realizoi këtë super grabitje.

Nga tetë persona të identifikuar tashmë me emër dhe mbiemër, pesë prej tyre janë arrestuar, një është vrarë, Admir Murataj, ndërsa dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë shpallur në kërkim.

Por cilët kanë qenë rolet e secilit prej të identifikuarve në këtë ngjarje?

Viktima Admir Murataj, i veshur me këmishë të bardhë, siç shikohet edhe nga pamjet, është nga më aktivët e grupit. i dyshuari si organizator kryesor, ai nuk ngurron të lidhë vetë bllokun e betonit për t’i hapur rrugën furgonit për t’u futur në pistën e aeroportit.

Edhe pranë avionit ku u krye grabitja ai është mjaft aktiv Murataj mund të quhet ndryshe edhe specialist i organizmit të grabitjeve, dhe zhdukjes pa lënë gjurmë, aktivitet të cilin e ka nisur që në Greqi me grabitjet e kryera në shtetin helen, më pas arratisjen nga burgu i Trikallës në mars të vitit 2013 dhe për gjashte vite me radhe, në kërkim, organizoi të paktën katër grabitje në Shqipëri.

Klement Çala, i dyshuari si krahu i djathtë i Admirit, e ka shoqëruar në çdo moment atë para, gjate dhe pas grabitjes, deri sa Murataj mbeti i vrarë. Rol aktiv në grabitje dyshohet se ka pasur edhe vëllai i Klementit, Eldi Çala, ndërsa të dy vëllezërit, që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit të futur brenda aeroportit, janë shpallur në kërkim.

Alkond Bengasi

Nga personat e arrestuar, Alkond Bengasi, i afërm i Klement Çalës, rezulton të ketë modifikuar furgonin me logon “Hetimi Tatimor” në servisin e vëllezërve Çala në Elbasan. Madje mund të quhet që është i vetmi nga grupi i cili ka lënë gjurmët e gishtave brenda furgonit dhe që çoi policinë në arrestimin e tij dhe identifikimin e personave të tjerë.

Dy të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, dyshohet se kanë pasur rol aktiv gjatë grabitjes. Ndërsa dy të arrestuarit e fundit deri më tani, Renaldo Sula dhe Saimir Çela, dyshohen se kanë pasur rol mbështetës për të larguar grupin pas grabitjes.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit të kësaj ngjarjeje, grupit të grabitësve i mungojnë edhe të paktën tre emra të tjerë. Njëri është personi i cili ka djegur furgonin në Bathore për të keqorientuar policinë pas grabitjes dhe që dyshohet se është një femër. Ndërsa dy të tjerë dyshohet se mund të jenë nga Kosova dhe që kanë pasur rol aktiv në këtë grabitje.

Marrë nga A2 CNN

Pas

Ndërtimi i HEC-it në Kolonjë, Balluku nxehet me gazetarët: Pse bërtet…

Para

Transportonin drogë drejt Greqisë, pranga 2 shqiptarëve, 1 tjetër në kërkim

Para
Transportonin drogë drejt Greqisë, pranga 2 shqiptarëve, 1 tjetër në kërkim

Transportonin drogë drejt Greqisë, pranga 2 shqiptarëve, 1 tjetër në kërkim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar