Ditën e sotme zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhjë me rikonstruksionin e Piramidës, premtim i bërë nga Erion Veliaj ndër vite.
Sipas Zhupës, Veliaj ka nisur fushatën për mandatin e dytë harron gjithë serine e gënjeshtrave të mandatit të parë dhe fillon një seri të re edhe për piramidën, si çdo gjë tjetër, përmes një postimi në Facebook.
“Që në dhjetor 2016 daton premtimi i parë publik i Veliajt që Piramiden do e kthente në qendër kulture, për teatrin, për filmin, për të rinjtë kampion të artit dhe kultures! Këtë refren e mbajti gjatë nëpër kronika gati që ju çon televizioneve, duke vendosur edhe afate 2 mujore, 6 mujore apo në fund të viteve përkatëse.
Në 2018 nis premtimi i ri, për ta kthyer në qëndër për IT për fëmijët, me afate të reja prap, dmth me mashtrime përseri. E inaguruar tashmë disa herë si fillim projekti, asgjë nuk ndryshon përvecse pasurohet seria e gënjeshtrave që Veliaj është mësuar të bëj në publik.
Tani që ka nisur fushatën për mandatin e dytë harron gjithë serine e gënjeshtrave të mandatit të parë dhe fillon një seri të re edhe për piramidën, si çdo gjë tjetër.
Fund serive të gënjeshtrave do i vendosin qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e lira ku do e nxjerrin nga zyra dhe ekranet e televizioneve që na ka mbirë çdo orë të ditës”, shprehet Zhupa.