• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Raporti: Shqiptarët ndër njerëzit më pozitivë në botë

nga Fast News
7 years më parë
në Aktualitet
0
Raporti: Shqiptarët ndër njerëzit më pozitivë në botë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Studimi i fundit nga Gallup i përket emocioneve që përjetojnë më shumë njerëzit në vende të ndryshme të botës. Në raportin e titulluar “Emocionet Globale 2019” vendi ynë renditet në vendin e 50 nga 145 vende, duke treguar kështu se shqiptarët kanë më shumë ndjesi pozitive (rreth 51 për qind) për përditshmërinë e tyre.

Gjetjet fokusoheshin tek sjelljet e njerëzve të një vendi dhe statistikat e tyre janë hartuar në bazë të përgjigjeve për pyetje të ndryshme si; A i shijojnë ditët e jetës? A i përjetojnë shumë shqetësimet dhe streset?

A e gëzojnë jetën pa menduar gjithë kohës për problemet të ndryshme? Sociologu Gëzim Tushi ka thënë për Gazetën “Si” se rezultatet e sondazhit dhe renditja e vendit tonë, si e 50-ta në pamje të parë duket si i pavërtetë. Për të sondazhi mund të duket edhe cinik, në moment që vëzhgon në mënyrë inkrementaliste realitetin tonë social.

“Ne jemi ballkanas që kënaqemi, edhe me pak dhe nuk e vrasim shumë, në mënyrë strategjike mendjen. Ne kemi pritshmëri të ulëta për jetën dhe prandaj, nuk kemi stres të lartë. Shumicën e emocioneve negative e kemi në marrëdhënie të personalizuara, të cilat nuk i kap shume sondazhi social,” shprehet ai.

Sipas studimit indekset e formuara nga përgjigjet synonin të tregonin se si e jetojnë jetën njerëzit në botë, pa marrë parasysh çështjet politike apo ekonomike që i rrethojnë.

Ndër të tjera Tushi shprehet se niveli i ulët i emocioneve negative është një tregues thelbësor, për strukturën social psikologjike të shoqërisë dhe temperamentit të njerëzve tanë, të cilët kanë memorie te shkurtër për shqetësimet e tyre.

“Ne jetojmë të sotmen pa e vrarë shumë mendjen për të nesërmen, historiken, strategjiken. Mendoj se këtu e ka burimin rezultati i sondazhit të Gallupit,” shton ai.

Të dhënat treguan gjithashtu një ndryshim që ka pësuar shteti i Kosovës i cili kryeson në rajon, duke raportuar emocione pozitive me 1 për qind më tepër se sa vitet e kaluara.

Ndërsa, në rang global vendet që kryesojnë janë, Paraguaji, Kosta Rika, Panamaja dhe të fundit të listë, renditen vendet në konflikte.

Marrë nga: Gazeta Si

Pas

Pashkët/ Presidenti Meta uron besimtarët

Para

Patozi i kundërpërgjigjet PD-së: Ja çfarë do kërkoj nga KQZ

Para
Patozi i kundërpërgjigjet PD-së: Ja çfarë do kërkoj nga KQZ

Patozi i kundërpërgjigjet PD-së: Ja çfarë do kërkoj nga KQZ

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

nga Fast News
09:00 | 13/11/2025
0

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

nga Fast News
08:30 | 13/11/2025
0

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

Qeveria bën sërish ndryshime në administratë, ja kush janë emrat

nga Fast News
07:30 | 13/11/2025
0

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar

nga Fast News
07:00 | 13/11/2025
0

Recent News

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

Dubai lë pas New York-un si qyteti më tërheqës për të pasurit në botë, sipas renditjes së Savills

09:00 | 13/11/2025
6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

6 shenja se keni personalitet të fortë që i “frikëson” të tjerët

08:30 | 13/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar