Pavarësisht se temperaturat janë ende të ulëta, një rjarr masiv është përhapur në Patos, në vendin e quajtur ofiçina e vjetër në Patos.
Menjëherë, në vendin e ngjarjes janë nisur forcat e shumta të zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë të pamundurën për shuarjen e flakëve.
Nga flakët rrezikohen seriozisht me dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa era favorizon flakët dhe terreni i vështirë e shton edhe më tej rrezikun.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor dhe policia kanë nisur punën me qëllim dokumentimin e plotë të rastit.