Pritja e kryeministrit Edi Rama sot në Shkodër, është ironizuar nga nënkryetari i PD, njëherësh ish deputet, Edi Paloka.
Sipas Palokës, kur lëviz kryeministri duket sikur po dislokohet ndonjë bazë e NATO-s, nisur nga forcat që e shoqërojnë. “Ministrave u kontrollohen edhe të mbathurat para se të ulen për drekë me Ramën”-shkruan Paloka.
Postimi:
“Ne Kukes shkon me helikopter !
Ne Malsi te Madhe kalon ferrash !
Kryeministrine dhe Parlamentin i ka rrethuar sikur te jete ne Rripin e Gazes e jo ne kryeqytetin e nje vendi qe pret te antarsohet ne BE.
Kur leviz rrugeve me makine, te krijohet pershtypja sikur eshte duke u dislokuar ndonje baze e NATO-s aq shume mjete e forca e shoqerojne.
Nje ushtri me bodyguard ju kontrollojne deri te mbathurat edhe ministrave perpara se te ulen per dreke me te!
Surreli “i merr te keqen” Bllokut te dikurshem se ne cdo ferre e mullar bari ka nga nje roje . Kalamajte e fshatit as balona nuk ngrene dot me ne Surrel se i rrethon garda dhe i asgjeson si rrezik per sarajet e liderit suprem .
Antiplumbin nuk e heq as kur futet ne dush!
E megjithate vazhdon te bej “cubin” arrogantin dhe te fortin.
Zoti ja shtofte inatin…!”, ironizon Paloka.