• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kontrollet false/ 80% të bizneseve ushqimore i kanë zyrtarët e AKU, Bujqësisë, bashkive, tatimeve dhe 15 deputetë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Kontrollet false/ 80% të bizneseve ushqimore i kanë zyrtarët e AKU, Bujqësisë, bashkive, tatimeve dhe 15 deputetë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

A bëhet krim i organizuar ushqimor shtetëror në Shqipëri, dhe përse lihet i lirë e në veprim, ky krim njerëzor, që “të vret me bukë në gojë e ta merr shpirtin çika-çika përditë”?

Përgjigjen do ta japin analizat e 24 produkteve, që “PAMFLETI” po bën në laboratorë të çertifikuar nga BE, dhe investigimi i gazetarëve tanë, në terren e regjistra tatimorë, ku rezulton se në sektorin ushqimor 18 produktet bazë jetikë të konsumit masiv, të prodhimit, importiit, distributorët e shumicës, tregjet e përqëndruar nëpër bashki dhe rrjetet e super-marketeve, janë biznes i shtetarëve, oligarkëve, politikanëve e familjarëve të tyre.





Tre ditë më parë, u publikua krimi ushqimor që bëjnë fermerët e serave, të cilët skuqin domatet e shalqinjtë brenda 2-3 orësh, kur në kaq pak kohë, nuk mbaron as bojatisja e një apartamenti 1+1, ndërkohë që u denoncua edhe djathi me allçi e akulloret me qumësht të dalë nga skadenca dhe përbërës kimik ngyrosës e mpikës.

Kemi përditë dhjetra denoncime, për marifetet “vrasëse”, që bëhen me ëmbëlsirat, bulmetrat, djathë, gjalpë, miell, vaj, bukë, biskota, mish e deri tek “magjia” e sallamit me etiketë “Sallam e kremviçe me mish të freskët viçi”, por që kushton vetëm 300-500 lekë/1 kg., kur mishi i viçit është 850 lekë/1 kg, shkruan  “PAMFLETI”.

Madje, “ustallarët” e falsiteteve ushqimore, janë futur edhe brenda vezëve, ndërsa për kosin, etiketat e fabrikave që punojnë me 70% qumësht pluhur, thonë se kosi është 100% me qumësht lope nga kullota natyrale, por kur e përdor, zbulon se ky lloj kosi si vinovil, nuk “zë as për farë kosi”, ndërkohë që viçat fryhen me ”Boldomec” (vitaminë për trupa Bodybuilding), aq sa brenda javës, viçi shton 3 herë peshë dhe nuk e njeh as lopa që e ka pjellë.

Ditët e fundit, me pyetjen alarmante: – “Çfarë ushqimesh hamë dhe sa na vrasin shëndetin e jetën?, ka nisur përsëri debati në media e mjedise publike, por “çuditërisht”, nuk po thuhet asnjë fjalë nga AKU-ja, Presidenca, Kryeministria, Parlamenti, Doganat dhe 15 inspektaratet që e kanë detyrim ligjor, të merren me sigurinë ushqimore.

Shteti, që kontrollon edhe xhepat e çantat e dorës në kufi, në autobusa, furgona e rrugës kur nisesh për në protestë e po kështu, “hijenat” e policive bashkiake, që kontrollojnë edhe çitjanet plakave se mos kanë fshehur tranguj, domate e speca, nuk kontrollojnë maunet, kamionët e furgonët me ushqime, që futen në pikat kufitare, që dalin nga pikat e shumicës dhe fabrikat mishit, sallameve, bukës, miellit, vajit, ëmbëlsirave e shpërndajnë ushqime lirshëm, në tregje e zona.

Spas invetigimit që kanë bërë në terren, 12 gazetarë të “PAMFLETI” në të 12 prefekturat dhe në regjistrat e tatimeve e doganave, konstatohet një masakër ushqimore masive, në prodhim, import, tregje e brenda super-marketeve me falsifikme etiketash e data skadenash.

Por lihen në heshtje, sepse 80% të bizneseve ushqimore prodhim, import, distrubutorë (monopol) tregje bashkie, “fast-Food”, restorante, pika shumice e rrjete super-marketesh, i kanë zyrtarët e kryeministrisë, të AKU, të Ministrisë së Bujqësisë, të inspektorateve shëndetësore e mjedisore, të bashkive e tatimeve dhe 15 deputetë.

Ja 15 institucione e shërbime shtetërore me 16 mijë zyrtarë e punonjës, që kanë detyrë të kontrollojnë e garantojnë sigurinë ushqimore

  1. Këshilltarë Social-Ekonomik në Presidencë.
  2. Taskë forca e kontrollit ushqimor në Kryeministri.
  3. Drejtoria e Ushqimit dhe Tregjeve në Ministrinë e Bujqësisë
  4. Inspektorati Qendror.
  5. Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit.
  6. Zyrat e Ushqim-Tregjeve në çdo bashki.
  7. Drejtoritë e Kontrollit Ushqimor në Pikat Kufitare (PIK).
  8. Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet.
  9. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).
  10. Drejtoria e Standardeve Ushqimore në Ministrinë Ekonomi-Financa.
  11. Shërbimi i Kontrollit të Peshkimit dhe Akuakulturës.
  12. Drejtoria e Shërbimit Veterinar.
  13. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.
  14. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
  15. Inspektorati Shtetëror Teknik e Industria.

Burimi: “PAMFLETI”,

Pas

Psikologët e Harvardit: Prindërit që Rrisin Fëmijë të Sjellshëm Bëjnë Këto 5 Gjëra …

Para

Vrasja e dy kushërinjve në Laç, vetëdorëzohet autori i tretë

Para
Detaje të frikshme për Markel Bushin, ‘skifteri’ që terrorizoi policët me plumba …

Vrasja e dy kushërinjve në Laç, vetëdorëzohet autori i tretë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Vendi më i shenjtë në botë që po kthehet në resort, zhvarrosen dhe eshtrat e vendasve për një parking

Vendi më i shenjtë në botë që po kthehet në resort, zhvarrosen dhe eshtrat e vendasve për një parking

nga Fast News
14:56 | 07/09/2025
0

Bëhuni shef i vetvetes

Bëhuni shef i vetvetes

nga Fast News
14:20 | 07/09/2025
0

Recent News

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

15:12 | 07/09/2025
Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

14:59 | 07/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar