Një javë pas grabitjes spektakolare në Rinas, ku humbi jetën Admir Murataj, flet i vëllai, Cen Murataj.
Në një intervistë për mediat, vëllai i tij, Cen Murataj tregon se Admiri ka studiuar për pedagogji dhe ka punuar në Shqipëri si mësues.
Ai vijon se si gjithë shqiptarët, pasi emigroi në Greqi bashkë me të shoqen, me të cilën ka katër fëmijë, ka punuar si me zanate si murator.
“Admiri ka qenë mësues, ka studiuar për pedagogji. Kur iku më pas në Greqi siç emigruan shumë shqiptarë, bashkë me nusen, e kam gjetur atje në një shtëpi që pikonte gjatë natës dhe ka punuar si murator.
Ngaqë ishte shumë profesionist në këtë drejtim mori një magazinë, një supermarket për mirëmbajtje, pastaj se si erdhi ç’ekuilibrimi… Çekuilibrimin e tij familja e kam mësuar në 2014, ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë, vëllaçko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, turpëruar te autoritetet greke.
15 ditë hetim ka ra 16 kg në peshë, familjarët nuk e kanë njohur si njeri. Hetimet në Greqi kanë qenë gjithmonë i akuzuar, aty ka filluar historia, ka ardhur në Shqipëri ka pas jetë familjare tepër normale, korrekt, pa asnjë problemi’, shprehet Cen Murataj.
Pjesë nga intervista me gazetaret:
Qarkullojnë shumë lajme, a kishit dijeni mbi aktivitetin e tij? Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri
Një informacion që kisha unë, kur morëm rrugën e emigracionit të gjithë, i thosha si ka mundësi që je kap punëtor se unë nuk e bëja dot punën e tij, iku nga mësues, mori nusen dhe iku në Greqi, e kam gjet në Greqi një shtëpi të zbuluar dhe pikte natën çatia, i thosha vëlla ik nëpër Europë.
Admir Murati të jeni të bindur të Zoti ka filluar punën e tij në Greqi, murator, punë që unë nuk e bëj. Ngaqë ishte shumë profesionist mori një supermarket për mirëmbajtje, pastaj ndërrime, se si erdhi çekuilibrimi unë kam qenë në Belgjikë, dhe nuk di detaje, por ai ka qenë zemër, shpirti, guximin.
Ai ka qenë i hetuar për grabitje banke në Greqi, kur e mësuat këtë?
Çekuilibrimin e tij familja e kam mësuar në 2014, ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë, vëllacko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, turpëruar te autoritetet greke, 15 ditë hetim ka ra 16 kg në peshë, familjarët nuk e kanë njohur si njeri.
Hetimet në Greqi kanë qenë gjithmonë i akuzuar, aty ka filluar historia, erdhi në Shqipëri ka pas jetë familjare tepër normale, korrekt, pa asnjë problem.
Çfarë identitetesh përdorte Admir Murajat, pasi kanë dalë plotë emra?
Unë mund ti kem kaluar mbi 20 identitete, për të marrë asistencë në Evropë, sot ilir, Hasan, Skënderbeu, pastaj Gjergj Kastrioti, kanë qenë motive përfitimi.
Keni marrë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur?
Jo deri në këto momente ajo që më ka shqetësuar, ka qenë TV Klan me Opinon, me informacione nga Greqia që Admir Murataj ka ngel i vrare, por kur jepte moshën 25-30 vjeçare thosha që nuk është i vërtetë. Në 6 të mëngjesit shkuam në polici, kanë shoqëruar nusen e tij 4-5 orë. Nëse doni identifikim, nuk ka nevojë ADN dhe prova, se unë vëllain tim e njoh.
Dy vjet më parë e keni takuar Adin, në këto dy vjet që ka qenë në kërkim, keni pasur bisedë telefonike a mesazhe, ku rrinte ai, kush kujdesej?
Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë.
Po dy vjet ku ka qëndruar?
Këtë ta kthjellojë më mirë policia./Ora News