Sot pasdite është zhvilluar takimi i Samitit të Berlinit me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ka përfunduar takimi midis kryeminsitri Edi Rama dhe kancelares gjermanie, Angela Merkel.
Një nga temat e diskutimit ishte dhe çështja e hapjes së negociatave, por dhe zgjidhja e ngërçit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Teksa ka përfunduar takimin, Rama ka postuar dhe një foto me Anglela Merkelin dhe shkruan se kjo është fotoja e ditës.
“Për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim”, ishte kjo një deklaratë e Ramës para takimit.