• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Emergjente, ndalimi emigrimit të mjekëve nga vendet e Ballkanit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Emergjente, ndalimi emigrimit të mjekëve nga vendet e Ballkanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrimi në masë i mjekëve nga Ballkani Perëndimor në BE është shqetësues. Një konferencë e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë kërkoi më shumë angazhim nga politika për të kthyer besimin tek sistemet e shëndetësisë.

Emigrimi i mjekëve nga Ballkani Perëndimor (BP) drejt vendeve të BE, kryesisht Gjermanisë dhe Zvicrës, vijon me shifra shokuese edhe në muajt e parë të këtij viti.





Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert”, 24% e mjekëve në Ballkanin Perëndimor janë gati për t’u larguar menjëherë, ndërsa 54% do të largoheshin, po t’u jepej mundësia.

Pjesa tjetër përpiqet të kalojë nga sektori publik në atë privat, ku pagat janë më të larta. Reformat e deritanishme të sistemeve shëndetësore në Ballkanin Perëndimor duket se nuk kanë arritur dot të frenojnë largimin e mjekëve. Rajonit, që aspiron t’i afrohet standardeve të BE, po i ikën truri mjekësor.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar nuk u reflektua në paga më të larta për mjekët. Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore edhe pse rritja ekonomike këtë vit parashikohet të arrijë 3.7 % reformat strukturore po ecin me ritme të ngadalta në BP.

Emergjente – ndalimi i emigrimit të mjekëve nga rajoni

Konferenca rajonale, “Sistemet shëndetësore në Ballkanin Perëndimor: sfida dhe vizione” organizuar ditët e fundit në Tiranë, nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, ofroi opsione për të dalë nga rrethi vicioz ku ndodhen sistemet shëndetësore në BP.

Klaudja Zerva, koordinatore programi në këtë Fondacion thotë për DË se “kthimi i besimit të mjekëve tek sistemi shëndetësor publik është një emergjencë rajonale me dritë të kuqe”.
“Mjekët pohojnë se ata vetë e kanë humbur besimin në sistemin shëndetësor ndaj duan të ikin nga Shqipëria për arsye profesionale dhe ekonomike.

E njëjta situatë është edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky mosbesim është tregues se reformat në sistemin shëndetësor në Ballkanin Perëndimor i janë larguar objektivit bazë: shëndetit të njeriut duke ia vështirësuar atij mundësinë për një kujdes mjekësor cilësor, si një e drejtë e garantuar për çdo qytetar”, thekson Klaudja Zerva për DW.

Ndryshimi i politikës së pagave – faktor kyҫ që mjekët të mos emigrojnë

Që besimi të rikthehet në radhë të parë duhet të ndryshojë dhe modernizohet arsimi i lartë për mjekët dhe politika e pagave. Pjesëmarrësit në konferencën rajonale diskutuan për dizenjimin e politikave të reja lidhur me burimet njerëzore që nga edukimi profesional i mjekëve deri tek siguria dhe motivimi i tyre financiar.

Lulzim Basha, lider i PD dhe i opozitës në Shqipëri, i ftuar në konferencën rajonale të Konrad Adenauer e vlerësoi rritjen e pagave të mjekëve si mënyrën më efikase për të ndaluar emigrimin e tyre. ”Pa rritje pagash është e pamundur të ndalohet zbrazja e spitaleve nga mjekët dhe studentët e mjekësisë të cilët largohen drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE” theksoi ai.

Por buxhetet modeste të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Ministritë e Shëndetësisë lënë hapësira të pakta për financim të qëndrueshëm në kujdesin shëndetësor. Naser Rugova, deputet në Parlamentin e Kosovës, tha në konferencë, se buxheti i shtetit në Kosovë për shëndetësinë, edhe pse është rritur 22 % në krahasim me vitin 2018, mbetet ende i pamjaftueshëm për të siguruar një shërbim cilësor për popullsinë.

Fjalën e ka politika

Emigrimi i mjekëve në Ballkanin Perëndimor dhe mosbesimi i tyre tek sistemi i shëndetësisë në vendet respektive ka të njëjtat shkaqe: paga të ulta, pamundësi për të ecur përpara në karrierë, për të kryer studime shkencore nga financimet e pamjaftueshme nga buxheti i shtetit.

“Zgjidhja i mbetet politikës. Ajo duhet të jete e shpejte, konkrete per te kthyer besimin tek mjekët dhe pacientët! Mjeket kanë nevojë për garanci profesionale, ekonomike dhe shkencore si parakushte që qytetarët te kene besim tek sistemi” thotë për DË, Klaudja Zerva, koordinatore programi në fondacionin Konrad Adenauer./DW

Pas

Apeli i Komisionit Europian: Ekonomia u ngadalësua, efektet do të ndihen te punësimi

Para

Gjysma e kryebashkiakëve të Shqipërisë ngelin në testin e pasurisë

Para
Gjysma e kryebashkiakëve të Shqipërisë ngelin në testin e pasurisë

Gjysma e kryebashkiakëve të Shqipërisë ngelin në testin e pasurisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

nga Fast News
16:04 | 08/09/2025
0

Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

nga Fast News
15:58 | 08/09/2025
0

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Recent News

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

16:04 | 08/09/2025
Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

15:58 | 08/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar