Është çudi e çmenduri shtetërore ky emërim, madje edhe mandatimi si deputet, ndërkohë që SHBA-BE, prej 10 vitesh intensivisht po investojnë kohë, projekte, politikanë, diplomatë, logjistikë speciale, ekspertë e financa, për pastrim të politikës shqiptare nga krimi, ndërsa politika vazhdon avazin e 28 viteve.
Një vendim i Kryesisë së Kuvendit, ka alarmuar SHBA-BE, për faktin se klika politike shtetërote e 28 viteve tranzicion, është “koka” e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, që ka ndërtuar shtet e pushtet me kontigjente të tilla.
Konkretisht, pas krijimit të grupeve të opozitës së re PD-LSI, shefat e pushtetit Rama-Ruçi-Balla, kanë caktuar në komisionet e përhershme parlamentare, deputetët që kanë mbajtur e kanë marrë mandatet, si zëvëndësues liste, të partive përkatëse.
Edhe ndarja në komisione, është shoqëruar me një skandal të rëndë shtetëror, mbasi në kundërshtim të plotë të Ligjin Nr. 9322, datë 25.11.2004 “Për Sigurinë Kombëtare”, anëtar i këtij komisioni, është caktuar deputeti Ylli Shehu (Lala), tashmë deputet i partisë së Monikës, ndërsa në vitet 2013-2017, deputet partisë së Fatmir Mediut dhe shef kabineti i kryebashkiakut Xhelal Mziu.
Ky deputet, është caktuar Anëtar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, paçka se është me dosje penale, dy herë i dënuar nga gjykata, me vendime të formës së prerë në Tiranë e Korçë, për kontrabandë mallrash e trafikim automjeti.
Madje, është ende në ndjekje penale, për mos deklarim të dënimeve dhe fshehje, të ndryshimit të mbiemrit, nga “Lala” në “Shehu”, ndërkohë që nuk deklaron asnjë të dhënë personale, për aktivitetin deri në moshën 26 vjeçare.
Duket absurde, që deputetit të Mediut e Kryemadhit, të dënuar për trafiqe e kontrabandë kufitare, t’i besohen ligjet, hetimet parlamentare, lufta kundër trafiqeve dhe kontrabandës e për më tepër, t’i besohen informacionet e klasifikuara, që kanë lidhje me NATO, DEA, Europol, “Interpol”, të dhënat për sigurinë kombëtare, por edhe me raportet konfidenciale të SHBA e BE, ndërkohë që ligji, ndalon edhe punësimin në administratë, të pastrueseve të dënuara me vendim gjyqi.
Është çudi e çmenduri ky emërim, madje edhe mandatim si deputet, ndërkohë që SHBA-BE, prej 10 vitesh intensivisht, po investojnë kohë, projekte, politikanë, diplomatë, logjistikë speciuale, ekspertë e financa, për pastrim të politikës shqiptare nga krimi, ndërsa politika vazhdon avazin e 28 viteve, me skandale të tjera si:
– Ka lënë drejtimin e shtetit, në dorë të një presidenti kryehajdut e pjesë bandash kriminale.
– Ka lënë pushtetin, në dorë të një kryeministri “Ikonë” korrupsioni, në pazar me oligarkët.
– Ka mbushur parlamentin me kriminelë, falsifikatorë e injorantë.
– Ka lënë pushtetin lokal, në duart e krerëve të bandave të zonave.
– Ka lënë ekonominë e financat, në duar të ministrave dhe drejtorëve hajdutë, të lidhur me kontabandistë e trafikantë.
Ja çfarë trajton Komisioni i Sigurisë, ku anëtar është dhe një trafikant e kontrabandist
– Shqyrton gjithë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera të sigurisë, që paraqiten në Kuvend.
– Kryen studime, për efektivitetin e ligjeve në fuqi.
– Ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive e të organeve të tjera.
– Organizon dhe monitoron mbrojtjen kombëtare, ushtrinë, policinë, bashkëpunimin ushtarak.
– Monitoron dhe drejton çështjet sekrete, emergjencat civile, rendin publik, doganat, kufirin, bankat, luftën ndaj krimit të organizuar, ndaj terrorizmit, trafiqeve, kontrabandës, shërbimet sekrete shtetërore, rajonale e ndërkombëtare. /Pamfleti