Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar shkatërrimin e kalldrëmeve në Gjirokastër. Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari, duke e shoqëruar shqetësimin që ai ngre për shkatërrimin e qytetit edhe me fotot përkatëse.
“Nje projekt nga pushteti I krimit shkaterroi kalldremet e bukura dhe po I zevendeson ne disa rrugica me gure qe nuk kane lidhje me guret e Gjirokastres”, shkruan Berisha.
STATUSI I PLOTË:
Hajnia e narko qeveritareve po perjashton Gjirokastren nga UNESKO!
Shkaterrohen kalldremet e bukura dhe historike te saj per te mbushur xhepat narko pushtetaret. Krim!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Z.Berisha!
Kam lindur dhe jam rritur ne qytetin me te bukur ne bote, por qe sot, me shume dhimbje them, eshte shendrruar ne qytetin me te masakruar nga babezia.
Nje projekt nga pushteti I krimit shkaterroi kalldremet e bukura dhe po I zevendeson ne disa rrugica me gure qe nuk kane lidhje me guret e Gjirokastres.
Dhe me e keqja eshte punetoret, Jo mjeshtra ashtu sic e kerkojne kalldremet, punojne sa per te marre diten e punes.
Gjirokastra rreziko daljen nga UNESCO.
Anonim te lutem.