• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ja çfarë i kërkon Spiropali opozites

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ja çfarë i kërkon Spiropali opozites
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar u mbajt Samiti i dytë i Diasporës, ku kamë marrë pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.

Në një dalje për mediat, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar disa nga hapat dhe vendimet që janë ndërmarrë në këtë Samit.



Sipas Spiropalit, samiti 4-ditor i Diasporës, prodhoi disa rezultate historike, të cilat do të ngrenë në një nivel të ri nivelin e bashkëpunimit midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve shqiptare nëpër botë.

Ministrja i bëri thirrje opozitës për të diskutuar në Kuvend të drejtën për votimin e emigrantëve, pasi sipas saj bllokimi i Kuvendit e bën të pamundur realizimin e kësaj të drejte për emigrantët shqiptarë.

Vota e emigrantëve – Në këtë Samit, u hodhën hapa konkretë përpara drejt realizimit të votës së emigrantëve në Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe në respektimin e kësaj të drejte të garantuar nga ligji në Kosovë, por ende të pazbatuar në praktikë.

Konkretisht, prej muajit korrik, në Parlament është dërguar një dokument i detajuar për mundësimin e kësja të drejte. Shpresohet që dokumenti të bëhet pjesë e reformës së ardhshme zgjedhore, pasi opozita të rikthehet në Parlament.

Remitancat – Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka përfituar rreth 30 miliardë dollarë remitanca, të cilat kanë shkuar kryesisht për të financuar konsumin familjar.

Për herë të parë, tanimë ekziston një strategji për kanalizimin e këtyre remitancave në sektorët kyçë të ekonomisë, si turizmi, agroturizmi dhe prodhimi.

Për këtë qëllim, është dakordësuar ngritja në Tiranë e një Dhome të Përbashkët të Biznesit të Diasporës, që do të përfaqësojë të gjithë bizneset shqiptare nëpër botë.

Gjithashtu, së shpejti do të fillojë të funksionojë edhe Banka e Diasporës, që do të jetë një instrument i mirëfilltë, i mbështetur nga shteti, për përthithjen dhe kanalizimin e kapitalit të diasporës në ekonomi.

Pensionet dhe risitë e tjera – Me interes kyç për diasporën është njohja e pensioneve. Për këtë qëllim, për herë të parë, shteti shqiptar ka emëruar një Koordinator Kombëtar të Pensioneve, që do të ketë për detyrë të vetëm të çojë përpara negociatat me vendet e interesit.

Në fokus të punës së këtij koordinatori do të jenë fillimisht vendet me popullsi më të lartë shqiptare, si Italia, Greqia, SHBA-të, Kanadaja dhe Anglia.

Një tjetër risi është emërimi i koordinatorit të kalendarit të përbashkët të eventeve që synojnë përmirësimin e imazhit të vendit tonë nëpër botë, duke nxitur turizmin, biznesin, e promovuar vlerat historike e kulturore të vendit tonë.

Aktualisht janë 41 evente të konfirmuara përgjatë të gjithë vitit, nga SHBA-të deri në Japoni, por evente të tjera pritet të shtohen përgjatë vitit.

Një risi shumë e rëndësishme do të jetë edhe themelimi i një Muzeumi të ri në Tiranë, një muze i dedikuar eksluzivisht Diasporës. Deri në ngritjen e këtij muzeu, do të ekzistojë një pavion i dedikuar në Muzeun Kombëtar.

Të tjera arritje të rëndësishme u regjistruan në fushën e arsimit, kulturës, filantropisë, etj.

Ndërkohë, kryedemokrati, Lulzim Basha, ka refuzuar ftesën e mazhorancës për të qenë pjesë e Samitit, pasi sipas tij, Shqipëria i ka shumë borxhe diasporës, që duhen shlyer.

Pas

Rama: Në vijim do të rrisim pagat e policëve

Para

Opozita nuk tërhiqet, Basha: Tjetër dosje për vjedhjen e votave

Para
Opozita nuk tërhiqet, Basha: Tjetër dosje për vjedhjen e votave

Opozita nuk tërhiqet, Basha: Tjetër dosje për vjedhjen e votave

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar