• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqiptaret, gratë më punëtore në rajon

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shqiptaret, gratë më punëtore në rajon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Statistikat tregojnë se në të gjithë rajonin gratë shqiptare kanë përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në Forcat e Punës. Portali i të dhënave Our World in Data ka ilustruar një hartë bazuar në përqindjen e grave në forcat e punës. Për të ndërtuar këtë hartë, Our Wolrd in Data i është referuar shifrave të ILO-s (Organizatës Ndërkombëtare të Punës).

Në vitin 2017 (vit referencë për të gjitha vendet në botë) pjesëmarrja e grave në forcat e punës në Shqipëri ishte 47.22%, duke lënë pas Serbinë me 45.85% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës.





Përqindja është edhe më e ulët në Maqedoni dhe Malin e Zi, ku sipas të dhënave të publikuara përqindja e grave pjesëmarrëse në forcat e punës është përkatësisht 42.46% dhe 42.15%. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina renditet e fundit me 35.16% të grave që marrin pjesë në forcat e punës. Për Kosovën, portali i të dhënave nuk ka publikuar shifër, por pjesëmarrja e grave në forcat e punës është relativisht më e ulët se në vendet e tjera të rajonit.

Pjesëmarrja në Forcat Punës së grave në Shqipëri ka qenë gjithnjë më e lartë se rajoni. Sipas serisë kohore të të dhënave prej vitit 1990, është e dukshme se pjesëmarrja e grave shqiptare në Forcat e Punës ka qenë më e lartë se në rajon.

Vendet ku mbi 60% e grave marrin pjesë në forcat e punës janë Kanadaja me 60.6% të grave pjesëmarrëse në forcat e punës, Kina me 61%, Peruja me 68% dhe vende të Afrikës, ku pjesa më e madhe e grave janë të punësuara në sektorin bujqësor.

Në Europë, tre janë vendet ku pjesëmarrja në forcën e punës është nën 40%: Italia me 39.5%, Bosnje dhe Hercegovina me 35.16% dhe Moldavia me 39.45%. Vendet e tjera në botë që kanë një pjesëmarrje të ulët të grave në forcat e punës janë vendet e Magrebit (Afrika e Veriut) dhe vendet e Lindjes së Mesme së bashku me Indinë.

Pjesëmarrja në forcat e punës është përqindja e popullsisë mbi 15 vjeç, të cilët janë ekonomikisht aktivë. /Monitor

Pas

Protesta e 16 marsit, dalin udhëzimet e PD-së

Para

Vlorë/ Digjet gjatë natës makina e punonjëses së Tatimeve

Para
Vlorë/ Digjet gjatë natës makina e punonjëses së Tatimeve

Vlorë/ Digjet gjatë natës makina e punonjëses së Tatimeve

Të Gjitha

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Recent News

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

11:01 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar