• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Raporti alarmant: 70% e urave në Shqipëri me rrezik

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Raporti alarmant: 70% e urave në Shqipëri me rrezik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

70% e urave në Shqipëri përbëjnë rrezik. Është ky përfundimi alarmant i një raporti për situatën e urave, të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Institutin e Ndërtimit. Ministrja Belinda Balluku ka organizuar një tryezë teknike për sigurinë e urave në vend, bazuar në gjetjet e këtij raporti.

Zv.ministri Artan Shkreli tha se dy janë faktorët që kanë sjellë dëmtime të urave në vend: amortizimi në kohë dhe mungesa e mirëmbajtjes sipas standardeve të përcaktuara.





“Shqipëria është një vend ku rreth 70% e urave të vendit kanë kaluar moshën 50 deri në 70 vjet që do të thotë kanë hyrë në fazën e tyre të riskut.

Deri tani mirëmbajtja e urave që ka qenë një mirëmbajtje rutinë që do të thotë pastrim, riparim i parmakëve, ndonjë mbushje nga erozioni që është krijuar në këmbët e urave, por asnjëherë ndërhyrje në nivel strukturor, që do të thotë ndërhyrje në elementët konstruktiv të urës, përjashto rastet kur ka qenë shumë evident rreziku i shembjes.

Ministria me politikat e reja sidomos që kanë të bëjmë me performancën për sigurinë rrugore do të paraprijë eventualisht problematikave të tilla, nëpërmjet një studimi real duke bërë matjet në vend”, deklaroi Shkeli.

Duke ju referuar raportit, Ministrja Balluku vlerësoi gjetjet dhe risitë e tij, duke veçuar procesin e plotësimit të pasaportës teknike për çdo urë, hartimi dhe miratimi i një metodologjie për inspektimin, si dhe hartimin e një plani kombëtar të quajtur “Plani i Shpëtimit” i veprave rrugore të artit mbi 50 vite.

“Nga ky moment ne nisim një proces, për menaxhimin e urave që janë pjesë e rrjetit rrugor shqiptar. Ky proces duhet të vazhdojë me kontrollin nga ana e ARRSH-së, masat që do të merren, afatet kohore që do të vendosen, rrugët alternative që do të gjenden për urat të cilat për arsye sigurie nuk do të jenë më funksionale dhe sigurisht për koordinimin e të gjithë institucioneve të tjera, të cilat duhet të jenë pjesë e këtij procesi”, u shpreh ajo, duke garantuar qytetarët se nuk ka nevojë për panik, pasi autoritetet përgjegjëse e kanë situatën nën kontroll.

Aktualisht, në rrjetin e rrugëve kombëtare, administruara nga ARRSH ka 652 ura, si dhe 20 ura të tjera që po përfundojnë dhe ka nisur procesi i marrjes në dorëzim. Nga inspektimi i kryer në terren ka rezultuar se 30 ura janë me probleme të rënda, prej të cilave 21 ura në veri të vendit dhe 9 ura në Shqipërinë e mesme dhe në jug.

Sipas ekspertëve, zona veriore pa pasur më shumë probleme për shkak të kushteve atmosferike dhe sepse është zona, e cila ka përballuar një ngarkesë shumë të lartë të transportit të mjeteve të rënda ndër vite.

Pas

“Conad Albania” shkel ligjin për Konkurrencën, rrezikon një gjobë të rëndë

Para

Basha i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Mos u bëni palë

Para
Basha i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Mos u bëni palë

Basha i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Mos u bëni palë

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar