• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

15 gjëra që duhet ditur për nisjen e një biznesi

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
15 gjëra që duhet ditur për nisjen e një biznesi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nisja e një biznesi është emocionuese dhe e frikshme.

Unë kam nisur shumë biznese, në përvojën time, është sikur të vozitësh përmes një mjegulle kur jeni në gjendje të shihni shumë pak, nuk e dini se çfarë keni përpara. Mirëpo, sa më shumë që kaloni kohë në ndërmarrësi, aq më mirë mund të kaloni përmes asaj mjegulle.



Përderisa kam vozitur nëpër mjegull për mbi një dekadë tani, mendova të ju tregoj 15 mësimet më të mëdha të cilat i kam mësuar gjatë dekadës së kaluar rreth ndërtimit dhe rritjes së bizneseve. Merrni në konsideratë këto këshilla, gjëra të cilat do të dëshiroja t’i dija kur isha i ri dhe budalla, shkruan Ekonomia Online.

  1. Mos dëgjoni statistikat.

Njerëzit kanë dëshirë të ofrojnë statistikat se 95 përqind e bizneseve dështojnë. Mos i dëgjoni ata, është një arsyetim që të ju bëjnë të ndiheni rehat duke u dorëzuar. Nëse ai numër është i saktë, është sepse shumica e njerëzve nuk përkushtohen, ata nuk shkojnë deri në fund ose nuk menaxhojnë mirë paratë e tyre.

  1. Bëni diçka e cila ju pëlqen.

Mos nisni diçka të cilën nuk do të dëshironi t’a bëni brenda pesë vitesh. Sepse nëse arrini sukses, ju ende do t’a bëni këtë pas pesë vitesh.

  1. Ju nuk do të dini gjithçka.

Në fakt, ju me siguri nuk dini asgjë kur filloni. Por filloni megjithatë. Kur hyra së pari në investimet e pasurive të patundshme, nuk kisha ide se si të bleja një pronë, të lëshoja me qira një shtëpi ose të dëboja banorët. I kuptova të gjitha përmes punës. Edhe juve do ju ndodhë kështu.

  1. Përfundoni atë që nisni.

Pothuajse çdo ndërmarrës të cilin e njoh vuan nga i njëjti mallkim: ne kemi dëshirë të nisim gjërat më shumë se sa kemi dëshirë t’i përfundojmë ato. Me fjalë tjera, nëse jeni ndërmarrës i mirë, ju do të keni plot ide të mrekullueshme. Shumica prej tyre me siguri do të kenë sukses dhe ju do të fitoni shumë para. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i ndiqni ato. Zgjedhni një dhe vazhdoni me të deri sa të ju bëjë mjaftueshëm të pasur për të blerë një ishull privat.

  1. Asnjëherë mos u bëni partner me dikë sepse është e përshtatshme.

Bëhuni partner me dikë sepse ju bën më të fuqishëm. Partneri i gabuar do ju çmendë, do ju bëjë të urreni punën tuaj dhe do të përfundojë duke shkaktuar më shumë probleme se sa zgjidhin.

  1. Ju nuk do të dini të menaxhoni njerëzit.

Është në rregull, të gjithëve na ndodh në fillim. Mirëpo, kjo është një detyrë në të cilën duhet të përmirësoheni. Punësoni një asistent tani, edhe nëse është virtual për 3 dollarë në orë. Do ju japë trajnim të mrekullueshëm rreth menaxhimit.

  1. Media sociale nuk është aq e rëndësishme.

Ne vetëm pretendojmë që është që të mund të shikojmë fotografi të maceve në Facebook.

  1. Ndaloni së dizajnuari karta të biznesit, logo dhe plane biznesi.

Ato nuk kanë rëndësi për momentin. Ndërtoni biznesin tuaj dhe ndaloni së bëri atë punë të zënë e cila ju bën të ndiheni sikur po arritni diçka.

  1. Ka dallim të madh në mes të dedikimit dhe fiksimit.

Ju duhet të kaloni atë vijë vazhdimisht, që askush të mos ju thotë se jeni shumë të fiksuar me idenë tuaj. Unë jam tërësisht i fiksuar në investimin e pasurive të patundshme, dhe është në rregull. Me çfarë jeni të fiksuar ju?

  1. Mos lini punën tuaj shumë shpejtë.

Po, ju do të keni më shumë kohë për të ndërtuar biznesin tuaj, por le të jemi të sinqertë: ka 168 orë në javë, vetëm 40 konsumohen nga puna juaj dhe 50 tjera nga gjumi. Ju keni shumë kohë nëse do të merreshit vetëm me biznesin tuaj dhe jo me Netflix. Por mos u frikësoni të lini punën tuaj nëse mund t’a përballoni.

  1. Fokusohuni në detyrat tuaja më të paguarat.

Ndani detyrat tuaja dhe vendosni se cilat janë detyrat tuaja ‘’10 dollarë për orë’’ dhe cilat janë ‘’1,000 dollarë për orë’’. Fokusohuni më shumë në detyrat ‘’1,000 në orë’’ dhe më pak në ato ‘’10 dollarë në orë’’.

  1. Bashkëshortja dhe fëmijët tuaj janë më të rëndësishëm se biznesi juaj.

Asnjëherë mos e harroni këtë.

  1. Lexoni shumë.

Nëse nuk keni kohë, dëgjoni libra me audio. Dhe jo vetëm libra biznesi. Lexoni libra motivues, libra vetë-ndihmues, libra suksesi, biografi etj.

  1. Zgjohuni më herët.

Po, ju mundeni dhe duhet t’a bëni këtë. Nuk më intereson nëse nuk jeni person mëngjesi. Ky është një arsyetim që njerëzit përtacë e përdorin.

  1. Mos u brengosni për financat.

Fokusohuni në ndërtimin e një biznesi të jashtëzakonshëm që njerëzit të dëshirojnë të japin paratë e tyre.

Sikur vozitja në një natë të errët me mjegull, ndërmarrësia mund të jetë pak e frikshme. Por me shpresë që njëra prej këshillave më lartë do ju ndihmojë të kaloni mjegullën më lehtë me më shumë vetëbesim. Nëse vetëm sa keni filluar me biznesin tuaj, mbani në mend këtë: vazhdoni të voizsni nëpër mjegull. Në të ardhmen do t’i falenderoheni vetes.

Pas

Zgjedhjet në Tuz, fitojnë shqiptarët. Kryetari i ri Nik Gjeloshaj

Para

Vrasja në ish-Bllok, lihet i lirë i fejuari i Elvana Gjatës

Para
U vetëdorëzua në polici, i fejuari i Elvana Gjatës tregon çfarë ndodhi

Vrasja në ish-Bllok, lihet i lirë i fejuari i Elvana Gjatës

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar