• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zgjedhje të parakohshme? Gjendja Civile “udhëzohet” të përditësojë shpejt listat e votuesve

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Zgjedhje të parakohshme? Gjendja Civile “udhëzohet” të përditësojë shpejt listat e votuesve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrat e Gjendjes Civile kanë marrë një udhëzim verbal për të përditësuar listat e zgjedhësve në të gjithë Shqipërinë, për t’i pasur gati brenda pak ditësh.

Kjo kërkesë, gjithësesi informale deri më tani, përkon me lëvizjet e fundit politike, kur deputetët e opozitës kanë nënshkruar deklaratat për dorëzimin e mandatit parlamentar, gjë e cila mund të shoqërohet me zgjedhje të parakohshme në Shqipëri.



Punonjësit e Gjendjeve Civile prej muajsh po punojnë për azhurnimin e listës së zgjedhjësve, të cilët do të marrin pjesë në votimet për drejtuesit e pushtetit lokal, të cilat pritet të zhvillohen në 30 qershor 2019.

Sipas Kodit Zgjedhor, lista e votuesve përgatitet jo më vonë se 40 ditë para zgjedhjeve. Pra, si rregull, azhornimi i listës së zgjedhësve për pushtetin lokal duhet të përfundojë në 10-ditëshin e dytë të muajit Maj 2019.

Por, zyrtarët e Gjendjes Civile janë vendosur nën një situatë “alerti”. Ata janë orientuar të përgatisin listat zgjedhore në një kohë shumë më të shpejtë. Kodi Zgjedhor parashikon se, në rast të zgjedhjeve të parakohshme, zyrat e gjendjes civile duhet të përgatisin listat zgjedhore brenda 5 ditëve nga dekreti i Presidentit për shpalljen e tyre.

Përsa kohë që nuk ka ende një vendim për zgjedhje të parakohshme, shoqëruar me dekretin përkatës të Presidentit, Ministria e Brendshme nuk ka nxjerrë urdhër zyrtar për përditësimin e listës së zgjedhësve.

Por, në mënyrë verbale, është shpërndarë udhëzimi verbal për zyrat e gjendjes civile që të përgatisin listat, për të qenë në gatishmëri në rast se ka zhvillime të forta politike që do të çonin në zgjedhje të parakohshme.

Të mërkurën e kësaj jave, deputetët opozitarë të Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) firmosën deklaratat, në bazë të të cilëve dorëzojnë mandatet parlamentare.

Pritet që këto deklarata të dorëzohen në Parlamentin e Shqipërisë e më tej, ky institucion ia përcjellë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në planin kushtetues dhe ligjor, dorëzimi i mandatit të deputetëve nuk është shkak për shpërndarjen e Parlamentit, për sa kohë ai funksionon me shumicën e thjeshtë të deputetëve.

Pra, Parlamenti Shqiptar, formalisht, mund të vijojë funksionet e tij edhe vetëm me deputetët e Partisë Socialiste (PS), të Partisë për Drejtësi Integrim e Uniteti (PDIU) dhe dy deputetët e Partisë Demokratike që nuk kanë nënshkruar ende deklaratën e dorëheqjes nga mandati.

Por, në aspektin politik dhe të demokracisë, një Parlament pa opozitë nuk i shërben askujt. Ndaj, burokratët qeveritarë, mesa duket, po parashikojnë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. E, për këtë arsye, është udhëzuar që të përgatiten listat e zgjedhësve, për “çdo zhvillim të mundshëm”.

Nga Boldnews.al

Pas

VIDEO/ Berisha akuza Ramës: Më ka denoncuar në ambasada

Para

Paralajmëron Trump: Taksa të reja doganore për automjetet evropiane

Para
Paralajmëron Trump: Taksa të reja doganore për automjetet evropiane

Paralajmëron Trump: Taksa të reja doganore për automjetet evropiane

Të Gjitha

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

nga Fast News
08:01 | 09/05/2025
0

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

Ulet avioni i parë në aeroportin e Vlorës

nga Fast News
16:00 | 08/05/2025
0

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

nga Fast News
15:59 | 08/05/2025
0

Recent News

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

08:30 | 09/05/2025
Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

Kredo.al akoma më pranë qytetarëve të Fieri

08:01 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar