• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vezë, miell, letra, çizme, këpucë… dhe bojë! Edi Rama kryeministri më i goditur (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vezë, miell, letra, çizme, këpucë… dhe bojë! Edi Rama kryeministri më i goditur (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Spërkatja me bojë ishte sulmi më i rëndë që ka pësuar kryeministri Edi Rama që kur është ulur në karrigen e kryeministrit. Nuk ka mbushur ende mandatin e dytë dhe është kreu i qeverisë më i sulmuar në historinë e pluralizmit. Me vezë, me miell, me këpucë, me letra, me çizme… tashmë edhe me bojë.

Veza ka qenë “arma” më e shpeshtë e kundërshtarëve, por edhe pse është 2 metra e 2 centimetra, kreu i qeverisë ia ka dalë të shmanget në shumë raste. Veza do ishte edhe asortimenti i parë që do të fluturonte drejt shefit të mazhorancës.



Ishin një grup studentësh në nëntor të 2015-ës që do të godisnin Ramën me vezë vetëm pak muaj pas miratimit të ligjit të shumëpërfolur të arsimit të lartë. “Hajdut”, “sharlatan”, “i shitur”, “plehrë” ishin disa nga sharjet që mori pasi vezët dolëh huq. 8 studentë u arrestuan dhe disa prej tyre u dënuan pas një sërë seancash me punë në komunitet. Të rinjtë në atë kohë do të thoshin se e pranonin vendimin vetëm me merakun “që nuk kishin qëlluar dot në shenjë”.

Nuk do të kalonte gjatë dhe në shkurt të 2016-ës do të ishin deputetët e opozitës në Kuvend që ashtu si studentët do të qëllonin kreun e qeverisë me vezë. Në atë kohë temë e ditës ishte reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi. Siç shihet në videon më poshtë disa vezë u hodhën në drejtim të Ramës kur po largohej nga salla e Kuvendit, por sërish shënjestra ishte e gabuar.

Rasti më i rëndë do të ishte në dhjetorin e 2017. Të gjithë e mbani mend seancën ku u zgjodh Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Përveç tymueseve në sallë në drejtim të Ramës u hodhën letra dhe shishe plastike me ujë. Është seanca kur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të fluturonte drejt kokës së kryeministrit të dyja çizmet e saj, pa ia dalë t’i afrohet shënjestrës. E pyetur pas gjestit, Kryemadhi tha se nuk pendohej për atë që kishte bërë, por për faktin që kishte dalë huq.

Një vit më pas. Prill 2018. Kuksianët sapo i kishin vënë flakën traut të pagesës në Rrugën e Kombit. Në sallën e Kuvendit, opozita i kërkonte Edi Ramës t’u kërkonte falje kuksianeve për fyerjet që u kishte bërë, por Rama nuk dëgjonte nga ajo anë. Këtë herë opozita kishte zgjedhur një tjetër asortiment. Miellin. Në renë e miellit që u hodh drejt kabinetit qeveritar më i revoltuari ishte ministri i jashtëm i asaj kohe, Ditmir Bushati që u kundërpërgjigj me shishen e ujit.

Por Rama nuk do ta kalonte 2018-ën me kaq. Sesioni i ri parlamentar nisi me një tjetër temë. Prishja e shtëpive të banorëve të unazës së re. Pas protestës që ndodhi te parlamenti në 22 nëntor ku u plagos efektivja e policisë Ina Nuka, Rama do të shkonte ta shihte atë në spital. Aty një prej banorëve e qëlloi me këpucë në dalje të Spitalit të Traumës. Edhe në këtë rast i shpëtoi goditjes.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=122&v=CZb3hHIoBvs

20 dhjetor 2018. Ishte koha e protestave masive të studentëve dhe opozita sapo ishte rikthyer në sallë pas një bojkoti të gjatë. Edi Rama do të sulmohej në sallën e Kuvendit nga deputeti i PD-së, Endri Hasa. Ai hodhi 2 vezë në drejtim të tij, por njëra e kapi. Tjetra doli huq. “Këtë e ke nga studentët” – tha Hasa që u përjashtua për 2 javë nga punimet e Kuvendit.

https://www.youtube.com/watch?v=K8pUY2iRXME

E fundit ishte boja me shiringë e Edi Palokës. Një risi kjo në “armatimin” e opozitës që me afrimin e zgjedhjeve nuk i dihet ç’surpriza të tjera ka rezervuar. Edhe pse në mes të mandatit të dytë, Edi Rama e ka marrë që tani medaljen e kryeministrit më të sulmuar.

Marrë nga: LAPSI.al

Pas

Dyshohet për aktivitet kriminal, sekuestrohen mbi 100 mln lekë në llogari bankare

Para

Gjermani/ Haradinaj takon eurokomisionerin Hahn: Taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm me një kusht…

Para
Gjermani/ Haradinaj takon eurokomisionerin Hahn: Taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm me një kusht…

Gjermani/ Haradinaj takon eurokomisionerin Hahn: Taksa ndaj Serbisë do të hiqet vetëm me një kusht…

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar