• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rama jep ‘leksione’ dialogu nga Gjirokastra

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rama jep ‘leksione’ dialogu nga Gjirokastra
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rama ka qenë i pranishëm sot në Gjirokastër nga ku zhviloi një takim me studentët e universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, për të prezantuar “Paktin për Universitetin”. Vizita e ramës nuk u prit fort mirë nga qytetarët, të cilët tentuan të bllokojnë rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, në të cilën do të kalonte kryeministri Rama.

Për të kontrolluar protestën dhe çdo incident ka patur forca të shumta policie, të cilat kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar qytetarët që të zënë rrugën.



Rama prezantoi “Paktin”, por pa kaluar të ky I fundit ai  dha një mesazh dhe për dialogun, një ditë pasi deputetët e opozitës dorëzuan dorëheqjen nga mandatet e tyre.

“Faleminderit për mikpritjen. më vjen mirë që sot jemi këtu për të diskutuar së bashku. për të dëgjuar nga ju apo për t’ju dhënë përgjigjeve pyetjeve që mund të ngrini në një proces që për mua është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe serioz që potenciali që prodhoi protesta të mos shkojë dëm dhe që çfarë u vu në rendin e ditës nga ajo protestë të adresohet për të mirën tuaj por dhe të universitetit dhe atyre që do vijnë pas jush në auditorë. Dhe besoj që është e qartë që ne nuk kemi as fushatë as propagandë këtë proces por e kemi shumë seriozisht. Po punojmë shumë seriozisht në të gjitha ato aspekte që kemi identifikuar si pjesë e një tërësie që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Duke u nisur nga ato 8 pikat e famshme dhe duke shkuar dhe përtej 8 pikave në disa drejtime të tjera por njëkohësisht duke kuptuar më shumë nga ky dialog i vazhdueshëm dhe duke mbajtur shënime të reja. E mira e dialogut është që jo vetëm flet dhe tjetri dëgjon por dhe dëgjon tjetrin kur flet dhe mëson nga tjetri. Del më i ditur se sa në momentin kur hyre”, tha Rama.

Më tej kryeministri kërkoi nga Universiteti i Gjirokastrës dhe stafi pedagogjik angazhim për të nxjerrë fonde e të mos presin vetëm nga buxheti i shtetit. Ai sugjeroi shfrytëzimin pikërisht të qytetit për t’iu ofruar shërbime institucioneve por edhe sektorit privat.

“Ministrja i preku pikat kryesore të këtij procesi. Unë do plotësoj dy aspekte. Rektori foli për të ardhura por nuk është buxheti i shtetit përgjigje për çdo nevojë financiare ashtu siç nuk është shteti përgjigjja për çdo nevojë për punë. Mendoj se të mësuarit e njerëzve në vendin tonë se jetojmë në një sistem tjetër jo ai kur shteti mendonte për gjithçka duhet futur herët në shkollë.

Është shumë rrugë e shkurtër të financosh universitetin me paratë e shtetit dhe të buxhetit. Është rruga më e shkurtër të thuash ne kemi nevojë për kaq lekë, buxheti na jep kaq, të tjerat prindi.
Ndërkohë pjesa e tretë, angazhimi i trupës pedagogjike për të nxjerrë para mungon komplet. Universitetet në botë gjenerojnë të ardhura. Jo vetëm me sponsorët që kanë, donatorët por dhe me ato që i ofrojnë tregut. Ky universitet është i ndërtuar dhe jeton përditë mbi një pasuri të jashtëzakonshme. Një pasuri e jashtëzakonshme që fle, që ka filluar të zgjidhet nga pak por është shumë larg të qenit pasuri që e shfrytëzon qytetarët apo vendi. Ç’është kjo pasuri? Është Gjirokastra, një vend bekuar ku mendja, dija, vullneti mund të nxjerrin shumë të ardhura. Universiteti ka mundësi t’i ofrojë institucioneve, sektorit privat jo vetëm studime si mund të nxirren të ardhura nga kjo pasuri por dhe projekte konkrete”, deklaroi Rama.

Ai tha se duke bërë këtë studentët jo vetëm mësojnë nëpërmjet librave por mësohen të hyjnë në një logjikë tjetër, jo logjika ‘të mbaroj shkollën e të hyj në shtet’, duke iu referuar ndoshta kërkesave për të filluar punë në doganën e Kakavijës.

“Mbarova shkollën për gjeografi, e dua shumë partinë tuaj dhe dogana është një vend pune. Aspekti tjetër është për atë çka çuam përtej 8 pikave. Punësimi, dhënia e mundësisë për të punuar për shtetin, atyre që janë më të mirët, që janë me 9 e 10 dhe që kanë të drejtë të kërkojnë të shërbejnë në këtë shtet.Po ashtu kemi hapur një program për internshipet, praktikat në administratë. Janë një numër i madh studentësh që mund të bëjnë praktika në administratë dhe të fitojnë eksperiencën e duhur dhe të kontribuojnë në shtet. Nga njëra ne bëjmë çmos që të kultivojmë një mendësi të re që unë kur vij në universitet të marr dije nuk vij thjesht për një shans që të bëhem rrogëtar i shtetit por vij që me dijet e mia të fitoj në një treg mundësish të pafundme. kush është me ide, kurajë e vullnet fiton, nuk diskutohet. Gjirokastra është pasuri e fjetur dhe sot ka filluar të zgjohet”, u shpreh Rama.

Pas

Pse po ikin mjekët? Rama përplaset me studenten: Këtu nuk jemi më në bunkerin e shokut

Para

“Astiri” / Policia shoqëron 4 protestues të zonës (Emrat)

Para
“Astiri” / Policia shoqëron 4 protestues të zonës (Emrat)

“Astiri” / Policia shoqëron 4 protestues të zonës (Emrat)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar