Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Industria apel politikës: Zgjidhni krizën, pasojat po i vuan ekonomia

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Industria apel politikës: Zgjidhni krizën, pasojat po i vuan ekonomia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Industrialistët kanë reaguar për situatën e acaruar politike në vend. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike të gjithë krahëve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të gjejnë rrugë zgjidhje të krizës politike, për të mos rënduar më tej gjendjen e vështirë ekonomike të tashme, që po kalon vendi.

Konfindustria vlerëson, se tregues i qartë i gjendjes së vështirë ekonomike është fakti i pranuar zyrtarisht, se vlera e detyrimit në monedhën euro të TVSH/tatimit mbi vlerën e shtuar të qeverisë ndaj biznesit në vitin fiskal 2018 ka tejkaluar të njëjtin detyrim të vitit 2013.

Përllogaritja krahasimore e detyrimeve sipas të dhënave zyrtare tregon, që në vitin 2018 shteti nuk u ka kthyer TVSH operatorëve të biznesit pothuaj 93 milion euro kundrejt afër 92 milion euro në dhjetor të vitit 2013.

Sipas Konfindustrisë, tejkalimi i masës së borxhit ndaj bizneseve në vitin fiskal 2018 kundrejt gjashtë viteve më parë, tregon për performancë të dobët të politikave qeveritare të ndjekura me pasojë të drejtpërdrejtë rendimentin e ulët fiskal të ekonomisë kombëtare. Sa më sipër rrit kostot e biznesit, rrezikon seriozisht besimin e investitorëve, vë në pikëpyetje përmbushjen e treguesve kryesorë makro të buxhetit 2019 dhe godet zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë të vendit.

Gjendja paraqitet edhe më problematike, sepse niveli i borxhit publik të vendit në vitin fiskal 2018, sipas agjencive audituese të pavarura dhe certifikimit “de facto” nga institucionet financiare ndërkombëtare, është të paktën 10% i PPB më i lartë se në vitin 2013, pa llogaritur detyrimet në rritje nga projektet e tipit PPP të tashme dhe të parashikuara në programet qeveritare të shpallura. Sa më sipër bën pothuaj të pamundur marrjen e borxhit të ri si mekanizëm financiar i përdorur në të ashtuquajturën krizë të borxheve të viti 2013.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në vitin 2014 Qeveria shqiptare në marrëveshje me FMN morri borxh të ri në një vlerë pothuaj 1 miliard dollarë, duke e përligjur me nevojën e përballimit të detyrimeve të gjetura nga qeverisja e mëparshme.

Performanca e dobët e politikave ekonomike dhe financiare qeveritare gjatë vitit 2018, të shprehura qartë në rritjen e fortë të detyrimeve financiare të pakthyera bizneseve dhe të tretëve në përgjithësi, ngarkon me përgjegjësi edhe programet e bashkëpunimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 

Pas

PD djeg mandatet, Rama mbledh të vetët

Para

Tërmet i fuqishëm në ishullin grek

Para
Tërmet i fuqishëm në ishullin grek

Tërmet i fuqishëm në ishullin grek

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

nga Fast News
16:38 | 18/03/2026
0

Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

nga Fast News
09:46 | 18/03/2026
0

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

nga Fast News
09:43 | 18/03/2026
0

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

Studimi: Antibiotikët mund të ndryshojnë mikrobiomën e zorrëve deri në 8 vite pas përdorimit

nga Fast News
12:16 | 16/03/2026
0

Recent News

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

16:38 | 18/03/2026
Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

Hiqen të gjitha masat financiare ndaj Kosovës

09:46 | 18/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora