Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E papritur nga Basha: Mesazh të qartë nga protesta. Djegim mandatet

nga Fast News
8 years më parë
në Të gjitha
0
E papritur nga Basha: Mesazh të qartë nga protesta. Djegim mandatet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë një mesazh të rëndësishëm këtë të djelë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Lulzim Basha ka njoftuar djegien e mandateve parlamentare të opozitës, pasi siç tha, e ka lexuar mjaft qartë mesazhin e popullit në protestën e djeshme.

“Mesazhi juaj ishte i qartë, kështu nuk vazhdohet më. Kupa është mbushur dhe është derdhur. Koha e fjalëve ka mbaruar dhe ne nuk do të vazhdojmë të jemi fasadë e një Parlamenti të dalë nga bashkëpunimi me krimin . Jam sot këtu të them me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj në atë protestë të kthyer në referendum popullor: I kam propozuar grupit të Partisë Demokratike dhe forumeve më të larta partiake djegien e mandateve tona në këtë Parlament”, thekson Basha.

Kreu i demokratëve thotë se shqiptarët kërkojnë çdo të drejtë legjitime nga një qeveri legjitime.

“Ne kërkojmë shumë të drejta, por përballë nuk kemi një parti politike, një qeveri dhe kryeministër të zgjedhur me votë dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përballë kemi një bandë të ardhur nga bashkëpunimi me krimin”, u shpreh.

Basha theksoi se protesta ishte qytetare dhe e vendosur, por qeveria u përgjigj me dhunë.

“Ju erdhët të vendosur dhe me qytetari, por qeveria iu përgjigj juve dhe luleve e civilizimit tuaj me gaz lotsjellës dhe dhunë. Ai mohoi të drejtat e protestuesve, dhuna kundër qytetarëve protestues provon degradimin e këtij shtetit të kalbur dhe inkriminim e policisë në mbrojtje të një klase të korruptuar politikanësh. Jam i bindur se siç e treguat dje dhe do ta tregoni çdo ditë në vazhdimësi, asnjë popull që kërkon të drejtat e tij nuk mund të shtypet në këtë mënyrë”, theksoi Basha.

Pas

Aktet e dhunës në protestë/ Arrin në 80 numri i të shoqëruarve, 15 janë arrestuar

Para

Basha njoftoi djegien e mandateve, reagon Kryemadhi. Ja çfarë do të bëjë LSI…

Para
Basha njoftoi djegien e mandateve, reagon Kryemadhi. Ja çfarë do të bëjë LSI…

Basha njoftoi djegien e mandateve, reagon Kryemadhi. Ja çfarë do të bëjë LSI...

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

nga Fast News
16:50 | 13/11/2026
0

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

nga Fast News
15:45 | 13/11/2026
0

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Recent News

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

Grante dhe kredi për banesat, investimet për eficiencën energjetike shlyhen deri në 15 vjet

16:50 | 13/11/2026
Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

Ndryshime në ligjin e shoqërive tregtare: Filtra për administratorët, rregulla për dividentin dhe transparencë për pagat

15:45 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora