Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

BSH merr vendimin: Emetohet kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe

nga Fast News
8 years më parë
në Të gjitha
0
BSH merr vendimin: Emetohet kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë vendosi në mbledhjen e fundit të miratojë shtypjen e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor të prerjes 10,000 Lekë, në përputhje me përcaktimet konfigurimin e miratuar tashmë.

Kartëmonedha e re e cila është ka vlerën më të madhe të emetuar deri më tani dhe të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020.

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të vazhdojë të analizojë strukturën e parasë në qarkullim dhe elementet teknike të dizenjos së kartëmonedhave shqiptare, kryesisht në aspektin e sigurisë. Këto analiza kanë rezultuar në nevojën që ekonomia ka për emetimin e prerjes 10.000 lekë.

Në fund të vitit 2017 Banka e Shqipërisë pati miratuar tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI i FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Mbajtja e cilësisë së kartëmonedhave në nivele të kënaqshme do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të proceseve të automatizuara të përpunimit, paketimit dhe shkatërrimit të kartëmonedhave në Qendrën e Cash-it. Në këtë kuadër, synohet zëvendësimi i sistemeve të vjetra të përpunimit me sisteme bashkëkohore të përdorura në bankat qendrore evropiane, si dhe zëvendësimi i sistemit aktual informatik të administrimit të cash-it me një program të ri bashkëkohor.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Banka e Shqipërisë do të rrisë aftësinë e saj në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së monedhave nga falsifikimi. Me përmirësimin e kapaciteteve teknike synohet rritja e kapaciteteve administrative të Qendrës Kombëtare të Analizës. Gjithashtu, do të punohet për rritjen e bashkëpunimit në fushën e falsifikimit, duke formalizuar marrëveshje me autoritetet kombëtare dhe evropiane për këtë qëllim. Në të njëjtën kohë do të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ sipas kërkesave të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Banka e Shqipërisë do të forcojë praktikat e kontrollit dhe masat e mbrojtjes fizike që garantojnë sigurinë dhe pacenueshmërinë e vlerave monetare që ajo administron, në funksion të emisionit dhe thesarit, në përputhje me praktikat më të mira të fushës. Kjo do të realizohet përmes rishikimit – sa herë që është e nevojshme – të rregullave dhe procedurave të administrimit të vlerave, me qëllim përsosjen e tyre dhe sigurimin e standardeve të cilësisë së parasë në qarkullim, si dhe përmirësimin e mjediseve të depozitimit dhe ruajtjes së tyre./Monitor/

Pas

Dorëzuan mandatet, Kuvendi nxiton të ‘shkarkojë’ opozitën

Para

Kriza politike, Guvernatori dhe ish ministri apelojnë për qetësi: Të mbrohet ekonomia

Para
Kriza politike, Guvernatori dhe ish ministri apelojnë për qetësi: Të mbrohet ekonomia

Kriza politike, Guvernatori dhe ish ministri apelojnë për qetësi: Të mbrohet ekonomia

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
11:06 | 26/10/2026
0

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

nga Fast News
10:33 | 26/10/2026
0

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Rama paralajmëron deri në 5 milionë lekë gjobë për dhunën në protesta

nga Fast News
18:57 | 25/10/2026
0

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

nga Fast News
17:17 | 25/10/2026
0

Recent News

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

11:06 | 26/10/2026
Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

10:33 | 26/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora