Fast News Economy aktu - Tag: aktu

Nis zbatimi i Paqes Fiskale, tatimet informojnë se kush po përfiton
Administrata Tatimore ka informuar të gjithë bizneset se ka nisur zbatimi i Paqes Fiskale. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit se, nga data 10 qershor 2026, kanë filluar pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, nëpërmjet shlyerjes së pjesshme ose të plotë të detyrimit kryesor, sipas kategorive dhe afateve të përcaktuara në ligj.

Në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 86/2025, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, tatimpaguesit mund të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave për kategoritë e mëposhtme:

Detyrimet tatimore për periudhën 01.01.2015–31.12.2019, ku fshihet 50% e detyrimit principal nëse pjesa e mbetur prej 50% paguhet njëherësh në periudhën 10.06.2026–30.06.2026, ose fshihet 25% e detyrimit principal nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet në periudhën 10.06.2026–31.12.2026, ndërkohë që në të dy rastet gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Detyrimet tatimore për periudhën 01.01.2020–31.12.2024, për të cilat gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht, me kusht që detyrimi tatimor të paguhet 100% (e gjithë vlera e principalit) në periudhën 10.06.2026–31.12.2026;

Gjithashtu, Administrata Tatimore sjell në vëmendje se tatimpaguesit që ndodhen në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi, padia ose rekursi, sipas parashikimeve ligjore. Deklarimi i heqjes dorë bëhet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026, përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

Administrata iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesit që të verifikojnë situatën e tyre financiare në sistemin e-Filing dhe të kryejnë në kohë pagesat përkatëse, në mënyrë që të përfitojnë nga lehtësitë e parashikuara në ligjin për faljen e detyrimeve tatimore të papaguara.

The post Nis zbatimi i Paqes Fiskale, tatimet informojnë se kush po përfiton appeared first on Fast News Economy.