Lifestyle Archives - Fast News Economy

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas
Shqipëria dhe pjesa më e madhe e Europës kalojnë në orën dimërore në natën mes të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor 2026. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen një orë pas, në 02:00, duke i dhënë natës 60 minuta shtesë. Ndryshimi sjell më shumë dritë në orët e para të mëngjesit, por edhe errësim më të hershëm në mbrëmje. Ndërsa telefonat dhe kompjuterët e përditësojnë automatikisht orën, organizmit njerëzor mund t’i duhen disa ditë për t’u përshtatur me orarin e ri.

Si ndikon ndryshimi i orës te organizmi?

Trupi i njeriut funksionon sipas ritmit cirkadian, një sistem biologjik që rregullon ciklin e gjumit dhe të zgjimit, temperaturën trupore dhe procese të tjera fiziologjike. Ky ritëm ndikohet kryesisht nga drita natyrore, e cila i dërgon trurit sinjale për kohën e zgjimit dhe të pushimit. Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ndryshimet e orarit të ekspozimit ndaj dritës mund të ndikojnë përkohësisht në cilësinë e gjumit dhe vigjilencën. Edhe pse kalimi në orën dimërore përgjithësisht konsiderohet më i lehtë sesa kalimi në orën verore, disa persona mund të përjetojnë përgjumje në orare të pazakonta ose vështirësi të përkohshme me gjumin. Për të lehtësuar përshtatjen, ekspertët rekomandojnë ruajtjen e një orari të qëndrueshëm të gjumit, ekspozimin ndaj dritës natyrore në mëngjes dhe shmangien e ndryshimeve të mëdha në rutinën e përditshme. Në mbrëmje, ulja e ndriçimit dhe krijimi i një rutine relaksuese mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.

Pse Europa vazhdon ta ndryshojë orën?

Heqja e ndryshimit sezonal të orës është diskutuar prej vitesh në Bashkimin Europian. Në vitin 2018, Komisioni Europian propozoi përfundimin e kësaj praktike, ndërsa Parlamenti Europian e mbështeti nismën në vitin 2019. Megjithatë, vendet anëtare nuk kanë arritur ende një marrëveshje përfundimtare për zbatimin e saj. Koordinimi mes shteteve mbetet një nga sfidat kryesore, pasi ndryshimi i orës ndikon në transport, tregti, tregjet financiare dhe aktivitetet ndërkufitare. Ndërkohë, sistemi aktual mbetet në fuqi. Kalimi i radhës në orën verore pritet më 28 mars 2027, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara. Për momentin, ora dimërore sjell një orë më shumë gjatë natës, por edhe pasdite më të shkurtra me dritë. Ndaj, ruajtja e një rutine të qëndrueshme të gjumit mbetet e rëndësishme për t’i dhënë organizmit kohë të përshtatet me ndryshimin.

The post Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas appeared first on Fast News Economy.

Si ndikon fëmijëria në jetën dhe suksesin tuaj
Shkenca ka vërtetuar se shumë nga ato që na ndodhin në fëmijëri ndikojnë në moshë më të rritur te karakteri dhe formimi ynë. Ja faktet shkencore që lidhin të shkuarën me suksesin e së ardhmes.

Shoqërimi sjell punën

Aftësitë tuaja sociale në kopsht përcaktojnë nëse do të ndiqni apo jo shkollën, ose nëse do të gjeni një vend pune. Kërkuesit nga Universiteti i Pensilvanisë dhe nga “Universiteti Duke” kanë analizuar më shumë se 700 fëmijë kopshti deri në moshën 25-vjeçare.

Ata zbuluan një lidhje të rëndësishme mes aftësive të tyre sociale si fëmijë kopshti dhe suksesit si të rritur dy dekada më vonë. Studimi 20-vjeçar tregoi se fëmijët që ndërvepronin me moshatarët e tyre, që i ndihmonin dhe kuptonin ndjenjat e tyre duke i zgjidhur vetë problemet, kishin më tepër gjasa se të tjerët që të ndiqnin arsimin e lartë dhe të gjenin një punë të mirë.

Prindërit e divorcuar

Nëse prindërit e një fëmije në moshë të re divorcohen, atëherë ai ka gjasa të krijojë marrëdhënie jo të mirë me ta në moshë të rritur. Kjo aplikohej për fëmijët e moshës 3 dhe 5-vjeçare, ku studiuesit treguan mundësinë e vështirësisë së rikrijimit të lidhjes familjare, sidomos me baballarët. Universiteti i Illinoit megjithatë provoi se kjo nuk parashikonte lidhje të këqija dashurore.

Imitimi i prindërve

Nëse në fëmijëri dikush imiton prindërit, studimet zbulojnë se ai/ajo ka gjasa të zhvillojë dëshirën për të menduar se veprimet kanë një lloj qëllimi të panjohur. Kjo e bën atë më të hapur për të ndarë dhe transmetuar kulturën më tej në jetë.

Vajzat ndjekin nënat

Nëse jeni një fëmijë vajzë dhe nëna juaj punon gjatë kësaj kohe, ka gjasa që ju të bëheni në të ardhmen shefe dhe të fitoni shumë para. Këtë e ka zbuluar një studim i Shkollës së Biznesit të Harvardit, ku u vunë re përfitime të rëndësishme te fëmijët që ishin rritur nga nënat që nuk qëndronin në shtëpi.

Sipas kërkimit, vajzat e nënave që punonin, bënin më tepër shkollë dhe kishin gjasa të mbanin një rol supervizues në punë. Po ashtu, ato fitonin 23 për qind më shumë sesa vajzat e rritura nga nënat që qëndronin në shtëpi.

Abuzimi sjell obezitet

Nëse jeni abuzuar seksualisht si fëmijë, keni rrezik më të lartë të bëheni obezë kur të rriteni. Disa studime kanë treguar për lidhjen midis abuzimit seksual dhe eksperiencave të tjera traumatike në fëmijëri dhe çrregullimeve të të ngrënit. Për femrat, rreziku i obezitetit ishte 27 për qind i lartë, ndërsa për meshkujt 66 për qind.

Çapkënëria ju fut në telashe

Nxënësit e gjimnazit që përpiqen të jenë çapkënë dhe të hatashëm, përjetojnë probleme në moshë të rritur. Po ashtu, adoleshentët që sillen më të mëdhenj se mosha e tyre për të fituar popullaritet, kanë gjasa të krijojnë probleme me drogën, alkoolin dhe të përfshihen në sjellje kriminale në moshën 20-vjeçare.

Varfëria dëmton kujtesën

Njerëzit që rriten të varfër dhe që vijnë nga klasat ekonomike të ulëta, përfundojnë me një aftësi më të vogël për të pasur në mendje disa objekte njëkohësisht, sipas Universitetit të Oregonit.

Matematika herët, një avantazh

Një studim i 35 mijë parashkollorëve në SHBA, Kanada dhe Angli, ka zbuluar se kush mëson herët matematikën, mund të ketë një avantazh shumë të madh. Po ashtu, kjo aftësi lidhet edhe me arritjet e ardhshme në lexim.

Dhuna sjell dhunë

Nëse si fëmijë keni parë shumë dhunë në televizor, atëherë ka gjasa të bëheni një i rritur agresiv. Sipas një studimi 15-vjeçar, fëmijët i modelojnë sjelljet e tyre sipas skenave të dhunshme, ku kriminelët shpërblehen për dhunën që shfaqin.

Droga të bën serioz

Nëse rriteni duke parë prindërit që abuzojnë me drogën apo alkoolin, kjo do të ndikojë që në vitet e mëvonshme të silleni si prindi i prindërve tuaj.Duke qenë se kështu lini pas dore edhe fëmijërinë tuaj, do të bëheni shumë seriozë.

Nënë e shkolluar, vajzë e shkolluar

Një studim i vitit 2014 nga psikologia Sandra Tang nga Universiteti i Miçiganit, zbuloi se nënat që përfundonin gjimnazin, kishin më tepër gjasa të rrisnin vajza që bënin të njëjtën gjë.

Nëse ju kanë tallur do e keni të vështirë

Një studim që analizoi fëmijët britanikë nga mosha 7 derisa u rritën dhe u bënë 50 vjeç, zbuloi se fëmijët që viheshin në lojë nga bashkëmoshatarët, kishin marrëdhënie më të vështira me të tjerët, ishin depresivë, në ankth dhe fitonin më pak para.

Bebet që shohin TV, nuk flasin mirë

Duke vëzhguar nënat dhe fëmijët, një studim zbuloi se televizori pakëson komunikimin prind-fëmijë. Po ashtu, prindërit jo të stresuar, rrisnin fëmijë me mirëqenie më të lartë.

Fëmijëria është një pjesë e jetës të cilën nuk mund ta fshini, pasi ajo ndikon pavarësisht dëshirës suaj në jetën si i rritur dhe prej saj varet suksesi që do të keni.

The post Si ndikon fëmijëria në jetën dhe suksesin tuaj appeared first on Fast News Economy.

9 zakonet e njerëzve pozitivë
A keni menduar se si mendojnë njerëzit pozitivë dhe çfarë i bën ata më të lumtur? Çfarë zakonesh kanë dhe çfarë ndodh në mendjen e tyre?

Ata nuk lejojnë që frika dhe shqetësimi t’i mposhtë dhe nuk lejojnë mendimet e dështimit të dominojnë mendjet e tyre.

Nëse dështojnë, ngrihen, provojnë përsëri ose gjejnë plane alternative.

Njerëzit pozitivë nuk qëndrojnë të papunë. Ata duan që gjërat të bëhen.

Ata nuk presin për ndryshim, ata e krijojnë atë.

Ata nuk presin për lumturi, ata e krijojnë atë.

Njerëzit pozitivë jetojnë në momentin aktual.

Kur përballen me probleme dhe pengesa ata kërkojnë zgjidhje dhe janë të sigurt se do t’i gjejnë ato.

Njerëzit pozitivë, kurrë nuk e konsiderojnë veten si viktima të rrethanave.

Njerëzit pozitivë marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe për jetën e tyre.

The post 9 zakonet e njerëzve pozitivë appeared first on Fast News Economy.

11 karakteristikat e njerëzve të fuqishëm
Varësisht se a është një udhëheqës politik, oficer ushtarak ose themelues i suksesshëm biznesi, ka një pe të përbashkët i cili i lidh të gjithë këta individë të fuqishëm së bashku. Përderisa koordinimi, puna dhe pasioni janë të gjitha dominuese, njerëzit e suksesshëm gjithashtu posedojnë 11 shprehitë e mëposhtme.

Vetëbesimin

Njerëzit e fuqishëm kanë vetëbesim, e cila është një aftësi në të cilën mund të punoni, dhe njerëzit janë natyrshëm të tërhequr drejt individëve me vetëbesim. Për shkak se kanë vetëbesim, njerëzit e fuqishëm nuk janë të frikësuar të ndërmarrin rreziqe dhe sfida. Përveç këtyre, individët me vetëbesim mund të vlerësojnë arritjet e vogla, të punojnë në aftësitë e tyre komunikative, të harrojnë të kaluarën dhe të kuptojnë atë që është e rëndësishme.

Mos kërkoni famën dhe pasurinë

A mendoni se Pope Francis kërkon famë dhe pasuri? Sigurisht që jo, dhe si Pope Francis, njerëzit e fuqishëm nuk kërkojnë të mburren nga suksesi i tyre. Në vend të kësaj, ata fokusohen në ato që kanë rëndësi për konsumatorët, kompaninë dhe komunitetin e tyre.

Ata mbushin më shumë hapësirë

Një eksperiment i vitit 2010 i bërë nga psikologët Dana Carney dhe Amy Cuddy zbuluan se personat të cilët qëndronin në një pozitë e cila merrte më shumë se një minutë në fakt ndiheshin më të fuqishëm. Kjo u shkaktua nga një reagim biokimik i cili rrit testosteronin dhe kortizolin e ulur.

Ata e dinë kur të flasin

Mendoni për dikë i cili nuk flet shumë por ato që thonë janë të dobishme, të fuqishme dhe përplot njohuri. Individët e fuqishëm e dinë se kur të flasin dhe çfarë të thonë në kohën e duhur. Gjithashtu, duke mos folur shumë, ul mundësitë e tyre e të thënit diçka pa kuptim.

Ata nuk bëjnë kontakt të syve

Ju me siguri keni dëgjuar se folësit dhe udhëheqësit më të mirë bëjnë kontakt të fuqishëm të syve. Del se nuk është kështu. Bazuar në studimin nga psikologët Frances Chen dhe Julia Minson, u zbulua se kontakti i syve mund të jetë antiproduktiv sepse zvogëlon bindjen. Në vend se të shikoni në sytë e dikujt, udhëheqësit duhet të shikojnë në gojën e anëtarëve të audiencës.

Nuk frikësohen të durojnë kritikat

Kur jeni në pozitë të fuqishme, disa nga vendimet tuaja nuk do të pëlqehen. Njerëzit e fuqishëm nuk frikësohen nga reagimet e ashpra. Nëse do frikësoheshin, nuk do të mund t’i bënin më të mirat për konsumatorët, kompaninë ose komunitetin e tyre.

Ata vishen sipas rolit të tyre

Nëse shikoni shumicën e udhëheqësve, çfarë veshin ata? Shumë prej tyre veshin rroba profesionale, jo atlete dhe xhupë (Mark Zuckerberg është njëri nga përjashtimet). Udhëheqësit e fuqishëm dallojnë veten e tyre nga të tjerët duke u veshur, folur dhe vepruar në mënyrë profesionale.

Ata janë lojtarë të ekipit

Njerëzit e fuqishëm e kuptojnë se janë pjesë e një ekipi me një rol të dizajnuar. Përderisa roli i tyre ka më shumë ndikim dhe përgjegjësi, ata nuk nënvlerësojnë kurrë punën e anëtarëve tjerë të ekipit.

Ata janë fleksibilë

Jeta është e paparashikueshme. Njerëzit e fuqishëm janë në gjendje të bëjnë rregullimet e duhura për të zgjidhur problemet. Të jesh fleksibil nuk do të thotë se jeni të dobët. Ata vetëm kërkojnë të përballojnë situatat.

Bëjnë pyetje më të mira

Tony Robbins dikur tha ‘’Njerëzit e suksesshëm bëjnë pyetje më të mira dhe si rezultat pranojnë përgjigje më të mira’’. Në fakt, John Maxwell ka shkruajtur një libër të tërë për këtë temë. Njerëzit e fuqishëm bëjnë pyetje për të vendosur se cila është gjëja më e mirë për konsumatorët, kompaninë dhe komunitetin.

Zgjedhin një ulëse të fortë dhe mbartin objekte të rënda

Sipas një studimi të publikuar në Science, njerëzit të cilët uleshin në karrige të parehatshme u bënë më të ashpër në negociatat për shkak se ndjesia e ngurtë duket se zvogëlon ndërrimet në vendime. Në studimin e njëjtë, gjithashtu u zbulua se personat të cilët mbartnin objekte më të rënda ishin më të rëndësishëm.

Jeni gati të zini vend në botë? Përdorni këto këshilla për t’u ndjerë dhe për t’u bërë më i fuqishëm.

The post 11 karakteristikat e njerëzve të fuqishëm appeared first on Fast News Economy.

Gjenitë mendojnë ndryshe nga të tjerët
Gjenitë mund të ketë më shumë materie gri në tru, sesa pjesa tjetër prej nesh. Megjithatë, ajo që i bën ata të ndryshëm nga njeriu mesatar, nuk është aq shumë ajo se çfarë mendojnë, por mënyra sesi mendojnë. Duke ndjekur strategjitë e të menduarit të mendjeve më të mëdha, edhe ne mund të kemi momentet tona të frymëzimit krijues.

Në artikullin e tij “Si mendojnë gjenitë”, Michael Michalko, përshkruan disa strategji specifike që ndjekin mendjet e mëdha. Këto strategji janë përdorur prej tyre në të gjitha fushat, nga shkenca tek arti dhe industria.

Më poshtë po i prezantojmë shkurtimisht ato.

1. Gjenitë i shohin problemet në mënyra të ndryshme

Në përgjithësi, qasja e gjenive ndaj problemeve ka prirjen të jetë paksa më e ndryshme nga pjesa tjetër prej nesh. Shumica prej nesh kemi tendencën të ndalojmë së menduari, pasi kemi gjetur një ide të arsyeshme, dhe braktisim çdo ide që duket shumë e vështirë apo jopraktike. Megjithatë, gjenitë veprojnë ndryshe. Ata nuk ndalen tek një ide fillestare, por vazhdojnë të kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbërritur tek një zgjidhje. Ata gjithashtu nuk i ndryshojnë idetë e tyre fillestare, duke i hedhur poshtë si jopraktike apo shumë të vështira.

2. Gjenitë i bëjnë mendimet e tyre të dukshme

Mendimtarët e mëdhenj kanë prirjen të përqendrohen tek aftësitë vizuale dhe hapësinore. Michalko vë në dukje se Galilei e revolucionarizoi shkencën, duke i bërë planet e tij të dukshme me diagrama, harta, dhe vizatime, ndërsa bashkëkohësit e tij përdorën metoda konvencionale matematikore dhe shpjegimet gojore. Ekzistojnë shumë mënyra për t’iu qasur në këtë lloj mënyre zgjidhjes së problemeve. Ne mund të krijojmë një hartë mendore, për të shndërruar mendimet tona në letër në një mënyrë vizuale.

3. Gjenitë prodhojnë

Gjenitë bëjnë shumë gjëra, por ata nuk bëjnë gjithmonë gjëra të mëdha. Përkundrazi dështojnë shumë herë. Shembulli klasik është Tomas Edisoni, i cili dështoi jo pak herë në shpikjen e llambës së ndriçimit, para se suksesi i tij të ndryshonte fatin e botës. Ndonjëherë frika se mos bëjmë diçka gabim mund të pengojë kreativitetin tonë, kështu që jepini vetes lejen për të bërë diçka keq. Bëni një pikturë të keqe, shkruani një projekt të dobët ose një plan-biznesi skandaloz, dhe pastaj një tjetër dhe sërish një tjetër. Sa më shumë të prodhoni, aq më shumë ka të ngjarë të prodhoni diçka të madhe.

4. Gjenitë shohin lidhje aty ku të tjerët nuk mundin

Gjenitë janë në gjendje të shohin lidhje mes ideve apo subjekteve në dukje të palidhura më njërfa-tjetrën. Shumë teste mbi kreativitetin e përdorin këtë ide, duke i dhënë njerëzve një objekt si p.sh një tullë, dhe iu kërkua atyre të shprehin sa më shumë ide mbi mënyrën e përdorimin të saj. Disa nga idetë e para janë zakonisht mjaft konvencionale, por sa më shumë jemi të detyruar të mendojmë për ide të reja, aq më kreative bëhen zgjidhjet tona. Kjo mund të jetë një mënyrë e jashtëzakonshme për të praktikuar mendimin krijues.

5. Gjenitë mendojnë në mënyrë metaforike

Sipas Michalkos, Aristoteli e cilësonte metaforën si shenjë të një gjeniu. Ai besonte se individi i cili i kishte kapacitet për të parë ngjashmëri ndërmjet dy zona të veçanta të ekzistencës dhe t’i lidhte ato së bashku, qe një person me dhunti të veçanta. Sërish, ne mund ta përdorim këtë për të na ndihmuar në përpjekjet tona kreative, në kërkimin e lidhjeve midis ideve apo objekteve të ndryshme, kur jemi duke u përpjekur për të prodhuar diçka të re.

Michalko përdor shembullin e Edisonit, i cili shpiku gramafonin, pas zhvillimit të një analogjie ndërmjet një gypi lodër dhe vibracioneve të zërit. Këto pesë strategji mund të mos na shndërrojnë në një Leonardo da Vinçi brenda natës. Megjithatë, ato sigurojnë mënyra të provuara për të zgjeruar mendimin tonë. Përdorimi i tyre na jep një jep një dorë të mirë në prodhimin e diçkaje që është vërtetë inovative dhe origjinale.

The post Gjenitë mendojnë ndryshe nga të tjerët appeared first on Fast News Economy.

Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër
Nëse dëshironi që të keni një trup të tonifikuar, doni të bini nga pesha apo të largoni stresin, atëherë zgjidhja më e mirë është stërvitja. Kujdesuni për trupin tuaj, pasi kështu i bëni mirë shëndetit fizik dhe mendor.

Instruktori i fitnessit, Geof Bagshaw, ju jep disa këshilla që duhet të kini parasysh para dhe pas palestrës.

Qëndroni të hidratuar

Hidratimi prek nivelet e energjisë tuaj dhe ka rol thelbësor në performancën tuaj gjatë stërvitjes. E dini përse? Ka rol me rëndësi, pasi rregullon temperaturën e trupit dhe rrahjet e zemrës. Në një orë stërvitje, mund të humbisni më shumë se një litër ujë, në varësi të intensitetit të ushtrimit dhe temperaturës së ajrit. Pa ujë të mjaftueshëm, trupi ftohet dhe do të jeni të dehidratuar, që do të thotë se do humbisni energji dhe muskujt tuaj mund të bllokohen. Këshillohet që të konsumohet një gotë ujë (250 ml) nga 20 deri në 30 minuta para se të filloni stërvitjen. Për çdo 15 minuta ndërsa ushtrohuni, pini një gotë ujë, pasi trupi ka nevojë për shumë lëngje.

Hani para dhe pas stërvitjes

Mendoni për trupin tuaj, duhet të kujdeseni që të keni një metabolizëm të fortë gjatë gjithë kohës. Para stërvitjes, hani proteina dhe karbohidrate që digjen ngadalë. Duhet të hani dy orë para stërvitjes. Fillimisht është mirë të pini një gotë lëng, mos shkoni asnjëherë me stomakun bosh. 30 minuta pas stërvitjes duhet që të ushqeni stomakun tuaj me karbohidrate dhe proteina për të nxitur rritjen e muskujve.

Kujdesuni për zemrën tuaj

Mos harroni që të bëni trajnime kardio tre deri në pesë herë në javë për 30-60 minuta. Vrapi ju ndihmon që të rregulloni edhe ritmin e zemrës tuaj dhe të digjni më shumë kalori.

Mos hiqni dorë nga të ushtruarit

Nëse keni vendosur që të bini në peshë apo të bonifikoni trupin, kur ju t’a arrini atë që kërkoni pas disa muajsh palestër, mos hiqni dorë. Vazhdoni programin siç ju mundeni dhe dëshironi, por mos hiqni dorë nga të ushtruarit. Pasi, stërvitja ka një rol vërtetë me rëndësi dhe shumë pozitiv në jetën tuaj.

Relaksohuni pas stërvitjes

Është mirë që të relaksoheni, të qetësoni trupin tuaj pas stërvitjes. Kjo do t’ju ndihmojë që të përmirësoni fleksibilitetin dhe qarkullimin e gjakut, gjithashtu ndihmon në parandalimin e lëndimeve dhe ndihmon në lehtësimin e stresit.

The post Pesë këshilla për ata që bëjnë palestër appeared first on Fast News Economy.

Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot?
Lexoni më poshtë më shumë se çfarë po ndryshon ky brez nga jeta që shumica njohin.

1. Në vend që të përgatisin për të ngrënë, të rinjtë sot porositin jashtë

Industria ushqimore është duke iu përgjigjur ndryshimeve të mëdha në mënyrën se si të rinjtë sot hanë.

Akin Oyedele nga BI raportoi se të rinjtë sot shpenzojnë më pak kohë në përgatitjen e vakteve në krahasim me gjeneratat e vjetra. Në vend të kësaj, ata kanë më shumë gjasa të hanë në restorante, të marrin ushqime të përgatitura jashtë, ose të porositin online.

2. Në vend që të pinë birrë, të rinjtë sot preferojnë të pinë verë dhe pije të tjera alkoolike

Të rinjtë sot po konsumojnë më pak alkool në krahasim me gjeneratat më të vjetra, por kur ata pinë, preferojnë verën dhe pijet e tjera alkoolike.

3. Në vend që të shkojnë në kolegj, të rinjtë sot duan të mësojnë online

Janë ekranet kundrejt leksioneve.

Business Insider raportoi në një anketë se 69% e njerëzve të moshave 18-34 vjeç thanë se mësojnë më shumë nga teknologjia sesa nga njerëzit, krahasuar me 50% të brezit më të vjetër se 45 vjeç.

Dhe ka dëshmi se kjo gjeneratë mund të jetë edhe më e pakënaqur për të ndjekur arsimin e lartë, sidomos për të shmangur rënien në borxhe.

4. Në vend që të ruajnë fshehtësinë e pagave, të rinjtë duan ta ndajnë atë me kolegët

Paraja është duke u bërë më pak tabu tek të rinjtë sot.

BI ka raportuar më parë se të rinjtë kanë më shumë gjasa sesa gjeneratat e vjetra për të diskutuar pagën e tyre me kolegët, familjen dhe miqtë.

Një sondazh zbuloi se 30% e të rinjve (të përcaktuar si moshat 18 – 36 vjeç) thanë se ndiheshin të kënaqur kur diskutonin pagën me kolegët, krahasuar me vetëm 8% të moshave 53 – 71 vjeç.

5. Në vend që të presin një vlerësim vjetor të performancës, të rinjtë dëshirojnë feedback të shpeshtë

Vlerësimi vjetor i performancës po zhduket ngadalë.

IBM, për shembull, hodhi poshtë vlerësimin vjetor të performancës për një sistem të quajtur “Checkpoint”, përmes të cilit jepet feedback të paktën një herë në tre muaj. Kompania gjithashtu përdor një aplikacion të quajtur “ACE”, i cili realizon një dialog më të rastësishëm dhe të vazhdueshëm midis punonjësve.

Këto ndryshime reflektojnë në mënyrën se si të rinjtë mendojnë për dërgimin dhe marrjen e feedback-ut. Samantha Klein, një përfaqësuese e Korporatës Mijëvjeçare IBM, tha për Business Insider: “Ne nuk duan një vlerësim vjetor. Nuk duam të presim deri në fund të vitit për të dëgjuar nëse diçka e kemi bërë mirë apo gabim në mënyrë që të mund ta përmirësojmë atë.”

6. Në vend që të pyesin miqtë dhe famijarët për këshilla prindërore, të rinjtë i drejtohen Google

Shfletojnë Dr Google!

Të rinjtë sot i drejtohen internetit, ku mund të gjejnë vetë përgjigjet për çdo gjë që i mundon.

Kjo mund të jetë një gjë e mirë, sepse ata janë shumë të informuar – ose një gjë e keqe, pasi shumë informacion i madh merret në një kohë shumë të shkurtër.

7. Në vend të blerjeve në dyqane, të rinjtë sot po vishen me modën e shpejtë

Sayonara, Sears – plus Kmart dhe Macy. Të tre zinxhirët janë duke mbyllur dyqanet e tyre, raportoi Hayley Peterson i Business Insider.

Kjo për shkak se, të rinjtë nuk blejnë më nga markat dizenjuese. Në vend të kësaj ata po blejnë nga linjat me etiketë private dhe markat e modës së shpejtë si H & M dhe Zara.

The post Çfarë bëjnë ndryshe të rinjtë sot? appeared first on Fast News Economy.

10 qytetet që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2050
Mbi 570 qytete bregdetare dhe 800 milionë banorë janë në rrezik për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe fundosjes së tokës. Në këtë përfundim ka arritur një raport me titullin “E ardhmja që nuk e duam” nga rrjeti ndërkombëtar i qyteteve C40, sipas të cilit këto qytete do të jenë të ekspozuara ndaj rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjeve gjithnjë e më të shpeshta.

Situata do të përkeqësohet nëse nuk merren masa urgjente në nivel global, jo vetëm në lidhje me ngrohjen, por edhe me situata si fundosja e tokës, erozioni ose humbja e sedimenteve.

Ja 10 qytetet që rrezikohen deri në vitin 2050:

Nju Orleans (SHBA)

Pjesa më e madhe e qytetit, vendlindja e xhazit, është tashmë nën nivelin e detit dhe e mbrojtur nga një sistem kompleks digash dhe pompash hidraulike. Pas uraganit Katrina në vitin 2005, u investuan miliarda në përmirësimin e mbrojtjes, por toka vazhdon të ulet dhe ligatinat që shërbenin si barrierë natyrore po pakësohen. Ekspertët besojnë se shpëtimi i saj do të kërkojë shpenzime gjithnjë e më të mëdha.

Miami (SHBA)

As delta lumenjsh dhe as pellgje liqenesh, por shkëmbinj gëlqerorë shumë porozë. Qyteti më i famshëm i Floridës ndodhet në këtë terren, duke lejuar që uji i detit të depërtojë nën tokë, duke anashkaluar digat dhe barrierat. Kësaj i shtohet edhe rritja e nivelit të detit, i cili shkakton përmbytje gjatë baticave të larta. Për shkak të këtyre veçorive, ekspertët e konsiderojnë Miamin një nga skenarët më sfidues të përshtatjes ndaj klimës.

Qyteti i Meksikos

I ndërtuar në pellgun e liqenit të lashtë Texcoco, kryeqyteti meksikan nuk i frikësohet detit, por tokës mbi të cilën ndodhet. Nxjerrja masive e ujërave nëntokësore shkakton një nga shkallët më të shpejta të fundosjes në planet, me tokën që fundoset me rreth 20-30 cm në vit . Kjo shkakton dëme të vazhdueshme në rrugë dhe infrastrukturë, duke e bërë jetën të vështirë për një megalopol me 21 milionë banorë.

Aleksandria (Egjipt)

E themeluar nga Aleksandri i Madh në vitin 331 para Krishtit, Aleksandria është një nga qytetet më të vjetra në Mesdhe. Sot, ajo kërcënohet nga erozioni bregdetar dhe ngrohja globale, të cilat po shkaktojnë depërtimin e ujit të kripur në deltën e Nilit. Sipas disa studimeve, ajo do të duhet të përshtatet me përmbytjet e përsëritura, të cilat do të shkaktojnë dëme të konsiderueshme jo vetëm në bujqësi, por edhe në trashëgiminë e saj të çmuar arkeologjike.

Bangkok (Tajlandë)

I vendosur në deltën e lumit Chao Phraya, është ndërtuar në tokë të butë dhe të paqëndrueshme. Shumë zona të qytetit janë afërsisht dy metra nën nivelin e detit dhe studimet parashikojnë përmbytje në rritje bregdetare gjatë dekadave të ardhshme. Shirat më intensivë të musoneve dhe ndryshimet klimatike kërcënojnë të shkatërrojnë një metropol me mbi 10 milionë banorë.

Xhakarta (Indonezi)

I themeluar në shekullin e 5-të në deltën e 13 lumenjve, ai është fundosur më shumë se katër metra vitet e fundit dhe sot afërsisht 40% e zonës urbane është tashmë nën nivelin e detit. Ky kombinim i fundosjes dhe rritjes së nivelit të detit ka nxitur qeverinë lokale të investojë 32 miliardë dollarë për të ndërtuar një kryeqytet të ri, Nusantara, nga e para në xhunglën e Borneos, ku të gjitha aktivitetet do të zhvendosen gradualisht.

Manila (Filipine)

Kryeqyteti i njërit prej shteteve më të prekshme në botë ndaj tajfuneve dhe përmbytjeve, Manila po përballet gjithashtu me problemin e dyfishtë të fundosjes së tokës, të shkaktuar nga mbishfrytëzimi i ujërave nëntokësore dhe rritja e nivelit të detit. Disa zona të metropolit po fundosen me rreth dy centimetra në vit dhe, pa ndërhyrje radikale, mund të jenë nën ujë deri në fund të shekullit.

Qyteti Ho Çi Min (Vietnam)

Zemra ekonomike e Vietnamit, ai shtrihet në një rajon jashtëzakonisht të prirur ndaj përmbytjeve, me afërsisht 40-45% të zonës urbane që shtrihet më pak se një metër mbi nivelin e detit. Përveç rritjes së nivelit të detit, qyteti përballet me fundosje të shkaktuar nga nxjerrja e ujërave nëntokësore, një efekt i kombinuar që rrit rrezikun e përmbytjeve kronike në shumë lagje.

Venecia (Itali)

Është ndoshta qyteti më i famshëm në botë kur bëhet fjalë për rrezikun klimatik. Laguna Serenissima ndodhet pak mbi nivelin e detit dhe qyteti vazhdon të fundoset ngadalë ndërsa nivelet e detit rriten. Sistemi i digave mobile MOSE ka ulur rrezikun e përmbytjeve ekstreme, por shkencëtarët besojnë se masa të mëtejshme përshtatjeje do të jenë të nevojshme në planin afatgjatë.

Amsterdam (Holandë)

I ndërtuar midis kanaleve, polderëve dhe tokave të ulëta, Amsterdami mbrohet nga diga, pompa dhe barriera që e bëjnë Holandën një model global për mbrojtjen e ujit. Megjithatë, rreziku mbetet real: sipas Programit Holandez të Deltës, nivelet e detit përgjatë vijës bregdetare të vendit mund të rriten me më shumë se një metër deri në vitin 2100, duke i detyruar holandezët të rimendojnë mbrojtjen e tyre për të mbijetuar.

The post 10 qytetet që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2050 appeared first on Fast News Economy.

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë
Çdo vit ti ke një sasi të caktuar ditësh për të pushuar. A duhet t’i shfrytëzosh të gjitha njëherësh dhe të humbasësh në rehatinë e pushimeve? Apo t’i ndash ato në mini pushime, duke i dhënë vetes fundjava më të gjata?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve varen nga profesioni që ushtroni dhe buxheti që keni, por edhe personat me të cilët zgjidhni të pushoni. Studimet kanë arritur në përfundimin se gjatësia ideale e pushimeve, për të maksimizuar produktivitetin, është 8 ditë.

Hulumtimi i një universiteti finlandez ndoqi 54 pushues gjatë gjithë kohëzgjatjes së pushimeve të tyre, duke matur nivelin e lumturisë dhe kënaqësisë.

Relaksimi dhe ndjesitë pozitive arrijnë kulmin në ditën e tetë të largimit tuaj, duke maksimizuar ndjenjat tuaja të kënaqësisë. Pas kësaj, kënaqësia zbehet ngadalë deri në ditën e 11-të, ku ka të ngjarë të përjetoni një rënie të rëndë, ndoshta për shkak të mallit për shtëpinë apo edhe mërzisë.

Pse dita e tetë? Studiuesit mendojnë se kjo është koha që i nevojitet dikujt të harrojë të gjitha përgjegjësitë e punës dhe stresin.

8 ditë janë mjaftueshëm për të marrë më të mirën e pushimeve. Ti nisesh që të premten, ndoshta dhe pak më herët. Më pas ke ditën e shtunë, të dielë, të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte, të premte, përsëri të shtunë dhe të dielë.

Dita e parë dhe e fundit ndoshta nuk llogariten, sepse janë ditët e zbarkimit dhe paketimit.

Udhëtimet kushtojnë, prandaj nuk ja vlen të zgjateni në pushime nëse koha shtesë dhe paratë e shpenzuara nuk do të shtojnë lumturinë apo nivelin e relaksimit. Megjithatë, studiuesit sugjerojnë se është një ide e mirë të rezervoni pushime diku në intervalin prej shtatë deri në 11 ditë.

Gjithsesi sado pushime të bëni, lumturia dhe kujtimet e bukura do të harrohen në momentin që do të ktheheni në punë. Por të paktën do të jeni të karikuar mjaftueshëm për t’u përballur me realitetin.

The post Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë appeared first on Fast News Economy.

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë
Çdo vit ti ke një sasi të caktuar ditësh për të pushuar. A duhet t’i shfrytëzosh të gjitha njëherësh dhe të humbasësh në rehatinë e pushimeve? Apo t’i ndash ato në mini pushime, duke i dhënë vetes fundjava më të gjata?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve varen nga profesioni që ushtroni dhe buxheti që keni, por edhe personat me të cilët zgjidhni të pushoni. Studimet kanë arritur në përfundimin se gjatësia ideale e pushimeve, për të maksimizuar produktivitetin, është 8 ditë.

Hulumtimi i një universiteti finlandez ndoqi 54 pushues gjatë gjithë kohëzgjatjes së pushimeve të tyre, duke matur nivelin e lumturisë dhe kënaqësisë.

Relaksimi dhe ndjesitë pozitive arrijnë kulmin në ditën e tetë të largimit tuaj, duke maksimizuar ndjenjat tuaja të kënaqësisë. Pas kësaj, kënaqësia zbehet ngadalë deri në ditën e 11-të, ku ka të ngjarë të përjetoni një rënie të rëndë, ndoshta për shkak të mallit për shtëpinë apo edhe mërzisë.

Pse dita e tetë? Studiuesit mendojnë se kjo është koha që i nevojitet dikujt të harrojë të gjitha përgjegjësitë e punës dhe stresin.

8 ditë janë mjaftueshëm për të marrë më të mirën e pushimeve. Ti nisesh që të premten, ndoshta dhe pak më herët. Më pas ke ditën e shtunë, të dielë, të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte, të premte, përsëri të shtunë dhe të dielë.

Dita e parë dhe e fundit ndoshta nuk llogariten, sepse janë ditët e zbarkimit dhe paketimit.

Udhëtimet kushtojnë, prandaj nuk ja vlen të zgjateni në pushime nëse koha shtesë dhe paratë e shpenzuara nuk do të shtojnë lumturinë apo nivelin e relaksimit. Megjithatë, studiuesit sugjerojnë se është një ide e mirë të rezervoni pushime diku në intervalin prej shtatë deri në 11 ditë.

Gjithsesi sado pushime të bëni, lumturia dhe kujtimet e bukura do të harrohen në momentin që do të ktheheni në punë. Por të paktën do të jeni të karikuar mjaftueshëm për t’u përballur me realitetin.

The post Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë appeared first on Fast News Economy.