Biznes Archives - Fast News Economy

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Dhoma e Biznesit të Diasporës synon të formalizojë bashkëpunimin me dhomat ekonomike të rajonit përmes një memorandumi mirëkuptimi. Platforma e përbashkët pritet të krijojë më shumë mundësi partneriteti, rrjetëzimi dhe zhvillimi për gratë në biznes.

Gratë sipërmarrëse të rajonit drejt një bashkëpunimi më të strukturuar ekonomik. Në Konferencën Rajonale “SHE RISES”, të zhvilluar në Prishtinë, Dhoma e Biznesit të Diasporës ka diskutuar krijimin e një platforme të përbashkët rajonale, e cila synon të kthejë kontaktet mes grave në biznes në partneritete dhe projekte konkrete. Nënkryetarja e Dhomës së Biznesit të Diasporës, Silva Mecaj, dhe Drejtoresha Ekzekutive, Aurora Sulçe, morën pjesë në edicionin e katërt të konferencës për gratë ndërmarrëse dhe takimet B2B, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes grave sipërmarrëse në rajon dhe diasporë.

E ftuar në panelin kushtuar grave në biznes, Aurora Sulçe vuri theksin te nevoja për mekanizma konkretë që shkojnë përtej takimeve formale dhe rrjetëzimit, duke krijuar mundësi reale për partneritete dhe projekte të përbashkëta. Sipas saj, diaspora përfaqëson një potencial të rëndësishëm përmes kapitalit, ekspertizës dhe rrjeteve të saj ndërkombëtare.

Një nga zhvillimet kryesore të takimit ishte bashkëbisedimi me drejtueset e dhomave ekonomike të tre vendeve, ku u diskutua institucionalizimi i bashkëpunimit rajonal. Në vijim të këtij angazhimi, palët pritet të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi, përmes të cilit synohet krijimi i një platforme të përbashkët për gratë sipërmarrëse. Nisma synon të lehtësojë shkëmbimin e eksperiencave, të krijojë ura të reja komunikimi mes bizneseve dhe të nxisë partneritete ekonomike përtej kufijve kombëtarë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Mecaj dhe Sulçe zhvilluan gjithashtu takime me sipërmarrëse nga rajoni dhe diaspora, ku u diskutuan mundësi konkrete bashkëpunimi me Dhomën e Biznesit të Diasporës. Memorandumi i pritshëm pritet të jetë hapi i radhës drejt një rrjeti më të organizuar ekonomik, ku gratë sipërmarrëse të rajonit të kenë më shumë mundësi për të bashkëpunuar, zgjeruar aktivitetin dhe zhvilluar biznese të reja.

The post Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal appeared first on Fast News Economy.

Më pak kosto për bizneset, Banka e Shqipërisë vendos kufizime për tarifat e pagesave me kartë
Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re që synon kufizimin e tarifave të shkëmbimit për transaksionet e pagesave me kartë, në një përpjekje për të ulur kostot për bizneset dhe për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike në vend. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të kësaj të marte, ku u miratua rregullorja “Për tarifat e shkëmbimit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë”.

Këto tarifa, të njohura si interchange, përbëjnë një komponent të rëndësishëm të kostos që tregtarët paguajnë për pranimin e pagesave me kartë. Përmes vendosjes së kufijve rregullatorë për këto tarifa, Banka e Shqipërisë synon të ulë kostot e pranimit të pagesave me kartë dhe të krijojë kushte më të favorshme për bizneset që ofrojnë këtë mundësi për klientët e tyre.

Ulja e kostove pritet të nxisë më shumë tregtarë të përfshihen në rrjetin e pagesave elektronike, duke zgjeruar mundësitë e konsumatorëve për të paguar me kartë dhe duke reduktuar varësinë nga paraja fizike. Një tjetër objektiv i rregullores është forcimi i konkurrencës në tregun e pagesave dhe rritja e transparencës për tarifat që lidhen me përdorimin e instrumenteve të pagesës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, miratimi i kësaj rregulloreje përmbush një nga detyrimet institucionale në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përbën një hap drejt modernizimit të tregut shqiptar të pagesave. Efekti konkret për bizneset dhe konsumatorët do të varet edhe nga mënyra se si kufijtë e rinj të tarifave do të zbatohen në treg dhe si do të reflektohen në kostot e shërbimeve të pagesave.

The post Më pak kosto për bizneset, Banka e Shqipërisë vendos kufizime për tarifat e pagesave me kartë appeared first on Fast News Economy.

Siguria kibernetike prioritet, Ibrahimaj: 72 biznese operojnë në këtë sektor në Shqipëri
Siguria kibernetike është kthyer në një prioritet për Shqipërinë, pas sulmit kibernetik të vitit 2022, ndërsa vendi po investon në forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se krahas angazhimit të institucioneve publike, një rol të rëndësishëm në këtë drejtim duhet të luajë edhe sektori privat. Gjatë Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike “Peizazhi i kërcënimeve në ditët e sotme”, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt, Ibrahimaj theksoi se sulmi i vitit 2022 shënoi një pikë kthese në qasjen e qeverisë ndaj sigurisë kibernetike. Sipas saj, që prej asaj periudhe janë rritur kapacitetet dhe financimet e Autoritetit, është miratuar legjislacioni përkatës dhe po punohet për strategjinë e zhvillimit, ndërsa janë ngritur dhe vijojnë të ngrihen CERT-e sektoriale.

Ministrja nënvizoi se siguria kibernetike nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve shtetërore, por edhe e bizneseve, të cilat përdorin gjithnjë e më shumë sistemet digjitale për pagesa, administrimin dhe ruajtjen e të dhënave. “Është detyra jonë që ta informojmë sektorin privat, i cili përdor shërbimet digjitale për të kryer pagesa dhe për të ruajtur të dhëna, se sa e rëndësishme është të investojë në parandalimin e sulmeve kibernetike, të cilat mund të shkaktojnë edhe paralizimin e biznesit të tyre në shumë fusha të ekonomisë”, u shpreh Ibrahimaj.

72 biznese në sektorin e sigurisë kibernetike

Një tjetër fokus i konferencës ishte zhvillimi i tregut vendas dhe mbështetja e sipërmarrjeve që ofrojnë zgjidhje në fushën e sigurisë kibernetike.

Sipas ministres, deri më tani janë financuar gjashtë startup-e në këtë sektor. Ndërkohë, të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se në Shqipëri operojnë 72 biznese me fokus kryesor sigurinë kibernetike, nga të cilat 28 janë regjistruar gjatë vitit të fundit. Ibrahimaj theksoi se institucionet publike mund të garantojnë standardet, të hartojnë legjislacionin dhe të monitorojnë zbatimin e tyre, por nuk mund të përmbushin të gjitha nevojat e tregut për shërbime të specializuara. Për këtë arsye, sipas saj, zhvillimi i sektorit privat është thelbësor për të përballuar kërkesën në rritje për siguri digjitale.

Siguria kibernetike në sistemin arsimor

Ministrja vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e edukimit dhe formimit profesional për krijimin e specialistëve të rinj. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, janë hartuar kurrikula që synojnë përfshirjen e sigurisë kibernetike në sistemin bazë arsimor. Ndërkohë, arsimi profesional dhe kurset e formimit afatshkurtër pritet të kontribuojnë në zgjerimin e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë. Duke iu referuar pozicionit të Shqipërisë në rajon, Ibrahimaj vlerësoi se niveli i digjitalizimit dhe përvoja e fituar në mbrojtjen kibernetike krijojnë mundësi që vendi të shërbejë si model për shtetet e tjera.

Sipas saj, Shqipëria tashmë është një partner i besueshëm dhe një pikë e rëndësishme në zinxhirin e sigurisë kibernetike rajonale.

The post Siguria kibernetike prioritet, Ibrahimaj: 72 biznese operojnë në këtë sektor në Shqipëri appeared first on Fast News Economy.

Ministrja propozon forum rajonal për gratë sipërmarrëse, Ibrahimaj: Të krijojmë lidhje të reja biznesi
Forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe krijimi i mundësive të reja për gratë në biznes ishin në fokus të Konferencës Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimeve B2B “SHE RISES”, Edicioni IV, që u zhvillua në Prishtinë. E pranishme në aktivitet, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për zgjerimin e mundësive ekonomike për gratë sipërmarrëse. Në panelin ministror “Ndërmarrësia e Grave në Bashkëpunimin Ekonomik Rajonal”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutimet u përqendruan te politikat mbështetëse, teknologjia dhe zhvillimi i partneriteteve mes bizneseve.

Duke prezantuar politikat e Shqipërisë për mbështetjen e grave në sipërmarrje, Ibrahimaj u ndal te skema e financimit të startup-eve, ku gratë dhe vajzat përfitojnë pikë shtesë gjatë vlerësimit të aplikimeve. Sipas saj, vitin e kaluar 42% e fondeve të akorduara për startup-et shkuan për ndërmarrje të drejtuara nga gra dhe vajza, nga rreth 28-30% në vitet e para të zbatimit të skemës.

Ministrja bëri të ditur se gratë dhe vajzat në Shqipëri përbëjnë 62% të pjesëmarrësve në tregun e punës, ndërsa gratë administratore të ndërmarrjeve zënë rreth 31-31,5%. Ky tregues, sipas saj, ka mbetur pothuajse i pandryshuar prej disa vitesh, duke evidentuar nevojën për masa të mëtejshme që nxisin përfshirjen e grave në krijimin dhe drejtimin e bizneseve.

Një tjetër propozim i Ibrahimajt ishte krijimi i një forumi të përbashkët rajonal për gratë sipërmarrëse, me përfaqësuese nga secili vend, i cili do të mblidhej periodikisht për të ndjekur iniciativa konkrete. Synimi është që brenda një ose dy muajsh të hartohet një plan veprimi për forcimin e lidhjeve mes bizneseve të drejtuara nga gratë në rajon. Sipas ministres, teknologjia dhe inovacioni mund të lehtësojnë shkëmbimin e informacionit, krijimin e kontakteve të reja dhe zgjerimin e marrëdhënieve tregtare, duke u dhënë grave mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe jashtë qendrave kryesore ekonomike. Konferenca “SHE RISES”, e organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, synon të krijojë ura bashkëpunimi mes grave sipërmarrëse të rajonit përmes shkëmbimit të përvojave, takimeve B2B dhe zhvillimit të partneriteteve të reja të biznesit.

The post Ministrja propozon forum rajonal për gratë sipërmarrëse, Ibrahimaj: Të krijojmë lidhje të reja biznesi appeared first on Fast News Economy.

Airbnb nën kontroll, çdo apartament me qira ditore do të duhet të regjistrohet në e-Albania
Projektligji i ri për turizmin parashikon rregulla të reja për të gjitha strukturat e akomodimit që ofrojnë qëndrime afatshkurtra, përfshirë apartamentet, vilat dhe dhomat që jepen me qira ditore. Sipas draftit, këto njësi do të duhet të regjistrohen nëpërmjet platformës e-Albania dhe të pajisen me një kod unik identifikimi.

Nisma synon të krijojë një sistem më të qartë kontrolli dhe monitorimi për këtë treg, duke formalizuar aktivitetin e akomodimit afatshkurtër dhe duke përmirësuar mbledhjen e të dhënave mbi flukset turistike.

Një tjetër ndryshim i parashikuar lidhet me klasifikimin e strukturave akomoduese. Certifikata përkatëse do të ketë vlefshmëri 8-vjeçare, me mundësi rinovimi, ndërsa subjektet do t’i nënshtrohen kontrolleve periodike ose inspektimeve të bazuara në vlerësimin e riskut.

Projektligji parashikon gjithashtu rregulla të reja për stacionet e plazhit, duke vendosur kërkesa për sigurinë, higjienën, cilësinë e shërbimit dhe garantimin e aksesit publik. Në kuadër të mbrojtjes së turistëve, drafti propozon krijimin e një strukture të posaçme për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve mes konsumatorëve dhe operatorëve turistikë. Kjo do të synojë trajtimin e konflikteve pa qenë e nevojshme që çdo rast të përfundojë në gjykatë.

Ndryshime parashikohen edhe në organizimin institucional të sektorit. Agjencia Kombëtare e Turizmit do të ketë kompetenca më të zgjeruara në organizimin, financimin dhe promovimin e eventeve, ndërsa parashikohet krijimi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për menaxhimin e integruar të zonave bregdetare.

Një tjetër element është ngritja e një sistemi të ri të të dhënave turistike, që do të përfshijë regjistrin qendror të turizmit, sistemin e-vizitor dhe instrumente analitike. Për financimin e tij, në projektbuxhetin e vitit 2027 është parashikuar një fond prej 300 milionë lekësh. Projektligji synon të zëvendësojë ligjin aktual për turizmin, të miratuar në vitin 2015, dhe të përafrojë më tej kuadrin shqiptar me standardet e Bashkimit Europian dhe CEFTA-s. Drafti parashikon hyrjen në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa aktet nënligjore për zbatimin e tij duhet të hartohen brenda 9 muajve.

The post Airbnb nën kontroll, çdo apartament me qira ditore do të duhet të regjistrohet në e-Albania appeared first on Fast News Economy.

Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset
Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri (WECA) ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke kërkuar që ndikimi i tyre te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht ato të drejtuara nga gratë dhe vajzat, të vlerësohet me kujdes.

Në një deklaratë për mediat, Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri, shprehet se mbështet reformat që synojnë formalizimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, por thekson rëndësinë e konsultimit me sipërmarrjen përpara miratimit përfundimtar të ndryshimeve fiskale.

Një nga çështjet e ngritura nga WECA është ulja e propozuar e pragut të regjistrimit në skemën e TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Sipas WECA, ky ndryshim mund të sjellë detyrime të reja për bizneset e vogla, ndaj sugjerohet shqyrtimi i mundësisë së një periudhe tranzitore dhe i mekanizmave lehtësues për subjektet që preken.

Deklarata e Plotë:

DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI – WECA DEKLARATË PËR MEDIA WECA: Paketa Fiskale 2027 duhet të mbështesë, jo të frenojë, sipërmarrjen e grave dhe vajzave Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri (WECA) shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndikimin që disa prej ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027 mund të kenë te ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht te bizneset e drejtuara nga gratë dhe vajzat. WECA mbështet reformat që synojnë formalizimin e ekonomisë, reduktimin e burokracisë dhe krijimin e një mjedisi ekonomik të qëndrueshëm.

Megjithatë, ndryshimet fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot, likuiditetin dhe aftësinë investuese të bizneseve duhet të paraprihen nga konsultim real me komunitetin e biznesit dhe nga një analizë e plotë e ndikimit të tyre. Sipërmarrja e grave kërkon më shumë hapësirë për t’u rritur Një pjesë e rëndësishme e grave që hyjnë në sipërmarrje e nisin aktivitetin e tyre si mikro apo biznese të vogla. Për këtë arsye, ndryshimet që rrisin kostot administrative dhe fiskale të kësaj kategorie kërkojnë vëmendje të veçantë. Ulja e propozuar e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore mund të sjellë për shumë biznese të vogla detyrime të reja për TVSH, raportim, kontabilitet dhe administrim fiskal. Rritja e një biznesi nuk duhet të shoqërohet me barriera që dekurajojnë kalimin e tij nga mikro-biznes në një ndërmarrje më të zhvilluar dhe konkurruese. Kapitali i krijuar nga biznesi duhet të nxisë investimin Rritja e propozuar e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% kërkon vlerësim të kujdesshëm. Për SME-të, fitimi është shpesh burimi kryesor për riinvestim, zgjerim të aktivitetit, teknologji dhe punësim. Politika fiskale duhet të krijojë stimuj që gratë sipërmarrëse të investojnë dhe të zgjerojnë bizneset e tyre, duke ruajtur kapitalin e nevojshëm për rritje dhe zhvillim. Turizmi, agroturizmi dhe bizneset familjare WECA kërkon vëmendje të veçantë edhe ndaj rritjes së propozuar të TVSH-së në turizëm nga 6% në 10%. Turizmi, agroturizmi, artizanati, prodhimi lokal dhe shërbimet janë fusha ku zhvillohen shumë iniciativa sipërmarrëse të grave dhe familjeve. Çdo ndryshim i barrës fiskale në këta sektorë duhet të vlerësohet në raport me konkurrueshmërinë, investimet dhe qëndrueshmërinë e bizneseve.

WECA kërkon:

Konsultim të drejtpërdrejtë me organizatat përfaqësuese të biznesit dhe sipërmarrjes së grave përpara miratimit përfundimtar të Paketës Fiskale 2027.

Një analizë të posaçme të ndikimit të Paketës Fiskale 2027 mbi gratë sipërmarrëse dhe bizneset e drejtuara nga gratë.

Rishikimin e uljes së pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë, ose vendosjen e një periudhe tranzitore dhe mekanizmave lehtësues për mikro dhe bizneset e vogla që preken.

Vlerësimin e ndikimit të rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin mbi aftësinë e SME-ve për të riinvestuar dhe për t’u zgjeruar.

Vlerësimin e ndikimit të rritjes së TVSH-së në turizëm dhe agroturizëm, veçanërisht për strukturat e vogla, familjare dhe sipërmarrjet lokale.

Masa fiskale që nxisin formalizimin, investimin dhe rritjen e bizneseve të drejtuara nga gratë, duke shmangur krijimin e barrierave të reja për sipërmarrjet në fazat e para të zhvillimit. Zëri i grave sipërmarrëse duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes Politikat fiskale nuk janë vetëm çështje normash dhe përqindjesh. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në vendimin e një gruaje për të hapur një biznes, për të punësuar, për të investuar, për të formalizuar aktivitetin apo për ta zgjeruar atë. Shqipëria ka nevojë për më shumë gra dhe vajza që ndërmarrin iniciativa ekonomike, krijojnë biznese dhe vende pune. Politika fiskale duhet ta mbështesë këtë proces dhe jo ta bëjë rrugën drejt sipërmarrjes më të vështirë. Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri mbetet e gatshme të kontribuojë në procesin e konsultimit institucional dhe të përcjellë pranë institucioneve përgjegjëse zërin, eksperiencat dhe rekomandimet e grave sipërmarrëse që përfaqëson. DHOMA EKONOMIKE E GRUAS NË SHQIPËRI (WECA)

The post Paketa Fiskale 2027, Dhoma Ekonomike e Gruas kërkon vlerësim të ndikimit te bizneset appeared first on Fast News Economy.

Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin
Paketa Fiskale 2027 parashikon rritjen e barrës tatimore për bizneset, përmes rritjes së tatimit mbi fitimin dhe dividendin, si dhe zgjerimit të numrit të subjekteve që do të përfshihen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Ndryshimet e propozuara vijnë në një kohë kur sipërmarrjet përballen me kosto të larta, zhvlerësimin e euros dhe sfida në ruajtjen e konkurrueshmërisë. Sipas propozimeve të Ministrisë së Financave, norma e tatimit mbi fitimin e korporatave pritet të rritet nga 15% në 17%, ndërsa tatimi mbi dividendin do të rritet nga 8% në 15%. Kjo e fundit përfaqëson një rritje prej 7 pikësh përqindjeje të normës së tatimit mbi të ardhurat nga dividendi.

Sipas relacionit shoqërues, rritja e tatimit mbi fitimin synon një shpërndarje më të balancuar të barrës tatimore, duke rritur kontributin e të ardhurave nga fitimi në raport me ato nga punësimi. Vetëm kjo masë vlerësohet të sjellë rreth 5 miliardë lekë të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit në vit. Ndërkohë, ndryshimi i tatimit mbi të ardhurat nga investimi parashikon unifikimin e normës në 15%, duke përfshirë edhe dividendin, i cili aktualisht tatohet me 8%. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, të dyja masat pritet të gjenerojnë rreth 8 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit. Për bizneset, rritja e këtyre normave nënkupton më pak fitim neto të mbetur për t’u riinvestuar në aktivitet, për zgjerimin e kapaciteteve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

TVSH edhe për bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i paketës fiskale lidhet me uljen e pragut të regjistrimit në skemën e TVSH-së, nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore. Që prej janarit 2021, bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit kanë përfituar nga përjashtimi prej TVSH-së, një politikë që ishte prezantuar si e vlefshme deri në vitin 2029. Por projektvendimi i ri parashikon uljen e këtij pragu, duke zgjeruar ndjeshëm numrin e subjekteve që do të detyrohen të regjistrohen në skemë.

Sipas të dhënave të paraqitura në relacion, rreth 17,516 tatimpagues të tjerë pritet të përfshihen në skemën e TVSH-së. Për këto biznese, ndryshimi do të shoqërohet me detyrime të reja për deklarimin, faturimin dhe administrimin tatimor. Në relacionin e projektvendimit argumentohet se pragu aktual prej 10 milionë lekësh është më i lartë se kufijtë minimalë të regjistrimit që aplikohen në një sërë vendesh të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, ulja e pragut synon formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë, zgjerimin e bazës së tatueshme dhe përmirësimin e administrimit të TVSH-së.

Ndryshimet parashikohen në projektvendimin për disa ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29 dhjetor 2014, për dispozitat zbatuese të ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë. Nëse propozimet miratohen dhe hyjnë në fuqi sipas parashikimeve, bizneset do të përballen me një skemë të ndryshuar tatimore, që synon rritjen e të ardhurave buxhetore dhe zgjerimin e bazës së tatueshme, por që njëkohësisht sjell detyrime shtesë për sipërmarrjen.

Projektvendimi

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, ‘PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË’”, I NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 159 të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar, bëhen ndryshimit si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 11 “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”, pika 1, ndryshon me përmbajtjen si vijon:

“Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik .”.

Neni 2

Në nenin 11/1 “Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e shkallës së reduktuar për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese”, në pikën 1, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Fjalia e parë ndryshon me këtë përmbajtje:

“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është sipas përcaktimit në nenin 49 të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë.”

Togfjalëshat “… , në masën 6 për qind.” dhe “…, 20 për qind”, hiqen nga përmbajtja.

The post Paketa fiskale 2027/ Nga 10 në 5 mln lekë, ulet pragu i TVSH-së për biznesin appeared first on Fast News Economy.

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit në Tiranë do të përfitojnë dëmshpërblim nga shteti, me mbulim nga 70% deri në 100% të dëmeve materiale, në varësi të madhësisë së biznesit dhe kritereve që do të përcaktohen. Paketa e re e masave u prezantua nga kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se synohet të mbështeten financiarisht bizneset e prekura nga thyerjet, grabitjet dhe zjarret.

Sipas Ramës, skema do të përfshijë bizneset me xhiro vjetore deri në 140 mijë euro. Për bizneset më të vogla parashikohet mbulimi i plotë i dëmeve materiale, ndërsa për ato më të mëdha kompensimi do të jetë të paktën 70%.

“Instrumenti i parë: Akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershme të biznesit të vogël. Ky akt vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarri. Me këtë akt shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për më të vegjëlit deri te minimumi 70% për më të mëdhenjtë – në bazë kriteresh të mirëpërcaktuara dhe gjithnjë brenda fashës së bizneseve me xhiron vjetore deri në 140 mijë euro. Kështu bizneset të cilat i kanë depozituar tanimë aplikimet e tyre, bashkëngjitur dokumentacionin e dëmeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nuk do të presin me vite proceset gjyqësore për dëmshpërblimin e tyre. Nga ana tjetër ata që u përfshinë në këto akte ku thyen, shkatërruan, dogjën dhe dëmtuan bizneset, e për të cilët gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet e shkaktuara. Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e pjesës së dëmit kalon te prindërit.”, tha Rama

Përveç kompensimit nga shteti, paketa parashikon edhe përgjegjësi financiare për personat që shkaktojnë dëme gjatë protestave. Sipas propozimit, autorët e dëmeve do të paguajnë pjesën përkatëse të kostove, ndërsa në rastet kur dëmet shkaktohen nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e tyre do t’u kalojë prindërve ose kujdestarëve. Një tjetër element i paketës është projektligji i ri për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë tubimeve, i mbështetur në parimin “Kush thyen, paguan”.

Ky mekanizëm synon të mos e lërë barrën e dëmeve vetëm mbi buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit, por ta lidhë përgjegjësinë financiare me personat që i shkaktojnë ato. Paketa përfshin gjithashtu ndryshime në ligjin për tubimet dhe në Kodin Penal, me masa më të ashpra ndaj akteve të dhunës dhe shkatërrimit të pronës. Sipas Ramës, synimi është të garantohet e drejta për protestë paqësore, duke ndëshkuar dhunën dhe dëmtimin e pronës publike e private.

The post Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve appeared first on Fast News Economy.

127 biznese të dëmtuara nga protestat, dëmet kapin vlerën e 2.15 milionë eurove
Administrata Tatimore ka evidentuar deri më tani 127 subjekte biznesi të dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit, ndërsa vlera e dëmeve të raportuara dhe të vlerësuara arrin në 2.15 milionë euro. Procesi i verifikimit vijon dhe bilanci mbetet paraprak.

Sipas të dhënave të përditësuara të publikuara nga Administrata Tatimore, nga 127 subjektet e identifikuara, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve të drejtpërdrejta në terren nga strukturat tatimore, ndërsa 72 të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”, në portalin e-Albania.

Administrata Tatimore bën të ditur se procesi i evidentimit dhe vlerësimit të pasojave ekonomike vijon, me qëllim përcaktimin e saktë të numrit të bizneseve të prekura dhe të vlerës financiare të dëmeve të shkaktuara.

Për këtë arsye, shifrat aktuale nuk përbëjnë bilancin përfundimtar dhe mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve të verifikimeve që po kryhen. Subjektet tregtare që kanë pësuar dëmtime mund të vijojnë raportimin e tyre përmes shërbimit të dedikuar “Dëmi im”, duke deklaruar pasojat e shkaktuara në ambientet dhe aktivitetin e tyre ekonomik.

Dëmet e evidentuara përbëjnë një kosto të drejtpërdrejtë për bizneset e prekura nga protestat. Vlera përfundimtare e humbjeve dhe numri i subjekteve të dëmtuara do të përcaktohen pas përfundimit të procesit të verifikimit dhe vlerësimit nga Administrata Tatimore.

The post 127 biznese të dëmtuara nga protestat, dëmet kapin vlerën e 2.15 milionë eurove appeared first on Fast News Economy.

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit, duke raportuar se një numër biznesesh janë përballur me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit. Në një reagim publik, Dhoma u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa të koordinuara për garantimin e sigurisë publike, mbrojtjen e pronës private dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Sipas Dhomës, bizneset kanë raportuar jo vetëm dëme materiale dhe ndërprerje të punës, por edhe ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Ajo thekson se pas çdo biznesi qëndrojnë punonjës dhe familje, të ardhurat e të cilëve varen nga vijimësia e aktivitetit ekonomik.

Dhoma Amerikane nënvizon se situata aktuale duhet parë edhe në kontekstin e sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet mjedisi i biznesit në Shqipëri. Prej vitesh, organizata thotë se ka paraqitur rekomandime dhe propozime për ndryshime në projektligje, akte nënligjore dhe masa rregullatore që ndikojnë te sipërmarrja, por vëren se shumë prej shqetësimeve të anëtarëve nuk kanë marrë vëmendjen e duhur.

Në këtë drejtim, Dhoma i referohet edhe Indeksit të Biznesit AmCham 2025–2026, i cili evidenton sfida si korrupsioni, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, burokracia dhe informaliteti, si dhe një rënie të ndjeshme të perceptimit për klimën e biznesit.

Sipas Dhomës, pasiguria e krijuar në ditët e fundit mund të shtojë presionin mbi sipërmarrjen. Paqëndrueshmëria e zgjatur rrezikon vazhdimësinë e bizneseve dhe mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë. Po ashtu, shqetësimet lidhur me sigurinë e njerëzve dhe mbrojtjen e pronës mund të ndikojnë në besimin e investitorëve vendas dhe të huaj, si dhe në vendimet e tyre për të investuar në Shqipëri.

Dhoma Amerikane e Tregtisë u bën thirrje qeverisë, institucioneve përgjegjëse dhe aktorëve të përfshirë që të bashkëpunojnë për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Ajo kërkon veprime të menjëhershme dhe të përgjegjshme për uljen e tensioneve, mbrojtjen e pronës publike e private dhe garantimin e vijimësisë së aktivitetit të bizneseve.

Në përfundim, Dhoma thekson rëndësinë e dialogut konstruktiv dhe angazhimit të përbashkët të aktorëve politikë dhe institucionalë, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes ekonomike të Shqipërisë.

The post Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet appeared first on Fast News Economy.