Biznes Archives - Fast News Economy

Tatimet kujtojnë bizneset në turizëm: 30 maji, afati për vendosjen e POS/POI për pagesat me kartë bankare
Të gjithë subjektet në sektorin e turizmit, që kryejnë shitje me para në dorë janë të detyruar që brenda datës 30 maj të pajisen me POS/POI, që mundëson pagesat me kartë bankare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar nëpërmjet një njoftimi të gjithë këta tatimpagues që të marrin masat për respektimin e këtij detyrimi ligjor. Në të kundërt, do të merren masa administrative.

NJOFTIMI I PLOTË I ADMINISTRATËS TATIMORE

Administrata Tatimore njofton se brenda datës 30 maj 2026, janë të detyruar të pajisen me POS/POI në çdo pikë shitjeje të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me para në dorë dhe ushtrojnë aktivitet si:

Struktura akomoduese (bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore);

Shërbime në sektorin e transportit;

Institucione publike dhe shoqëri publike me kapital shtetëror;

Përdorimi i pajisjeve POS/POI bën të mundur:

ofrimin e një shërbimi më cilësor, më të shpejtë dhe më të përshtatshëm;

lehtësimin e pagesave nga klientët;

rritjen e transparencës në transaksione;

mbështetjen e formalizimit dhe fuqizimit të sektorit turistik.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të marrin masat e nevojshme për respektimin e këtij detyrimi ligjor brenda afatit të përcaktuar, për të shmangur masat administrative.

The post Tatimet kujtojnë bizneset në turizëm: 30 maji, afati për vendosjen e POS/POI për pagesat me kartë bankare appeared first on Fast News Economy.

Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit
Tirana do të kthehet në një pikë takimi të rëndësishme të biznesit ndërkombëtar më 14 prill. Në kuadër të Samitit të Diasporës 2026, që do të mbahet në datat 13, 14 dhe 15 prill në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet forumi ekonomik “Diaspora, partner në biznes dhe inovacion”.

Ky event, që është një ndër pikat më të rëndësishme të Samitit, organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe me Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës, duke krijuar një platformë të përbashkët dialogu mes institucioneve dhe sipërmarrjes ndërkombëtare.

Forumi synon të shërbejë si një hapësirë konkrete për nxitjen e investimeve, krijimin e partneriteteve të reja dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues për biznesin. Në këtë kuadër, një vëmendje e veçantë i kushtohet kalimit nga modeli tradicional i remitancave drejt një qasjeje më të strukturuar të investimeve të diasporës.

Një ndër elementët më të rëndësishëm të këtij aktiviteti është pjesëmarrja e kompanive të rëndësishme europiane, të ftuara nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, të cilat kanë shprehur interes konkret për tregun shqiptar apo kanë tashmë eksperienca të suksesshme bashkëpunimi. Bëhet fjalë për kompani të rëndësishme si TERRA-A, Port of Antwerp-Bruges, Van Oord, Rhenus Logistics, Dupi Fruit etj.

Prania e këtyre kompanive prestigjoze pritet të sjellë, jo vetëm mundësi të reja investimi, por edhe transferim njohurish, teknologjie dhe standardesh.

Përmes këtij forumi, synohet gjithashtu, forcimi i rolit të diasporës si një aktor strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit, duke e shndërruar atë në një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe tregjeve ndërkombëtare. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe angazhimi i sektorit privat janë elementë kyç për të garantuar rezultate konkrete dhe afatgjata.

Forumi Ekonomik i 14 prillit pritet të jetë një pikë takimi mes ideve, kapitalit dhe mundësive, duke kontribuar në ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi, ku diaspora shqiptare luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.

Dhoma e Biznesit të Diasporës njofton të gjitha kompanitë që duan të marrin pjesë në Forumin Ekonomik të datës 14 prill, që të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdhf5KSGOAEFgDMY6DTmOE05SYy0fGRgO17Linci3WY6uZiKw/viewform?pli=1

The post Samiti i Diasporës/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell Europën në Forumin Ekonomik të 14 prillit appeared first on Fast News Economy.

Profesionistët dhe kontabilistët, kundër pagave referencë: Antikushtetues, rrezikon tregun e punës
Pas sektorit të shërbimeve (bareve, restoranteve dhe hotelerisë) dhe ndërtimit, brenda pak muajve, Tatimet kanë publikuar pagat referencë për një sektor të tretë të ekonomisë.

Nga 1 prilli për 40 kategori profesionesh në sistemin shëndetësor privat dhe shërbimeve estetike, 10 mijë biznese duhet t’i paguajnë punonjësit, sipas pagave referencë të publikuara nga Tatimet.

Me zbatimin e pagave referencë administrata tatimore detyrojnë bizneset që të paguajnë kontributet dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP) për punonjësit e tyre sipas pagës së përcaktuar për funksionin e mbajtur dhe jo për pagën që ata i paguajnë realisht.

Në të kundërt, çdo deklarim nën pagën e referencës, e kategorizon tatimpaguesin deklarues si subjekt me risk (vlerësimi i riskut tatimor nuk do të përfshijë institucionet publike).

Por përsëritja e rasteve për aplikim të pagës referencë po sjell reagime shqetësuese te kontabilistët, bizneset dhe profesionet e lira.

Profesionistë të lirë të sektorit privat të shëndetësisë pohojnë se pagat e publikuara jo vetëm që nuk reflektojnë realitetin, por pritet të dëmtojnë tregun e punës, kryesisht të të rinjve.

“Vendosja e një page reference në sektorin privat, sidomos në profesione si mjekësia, është një çështje delikate dhe komplekse.

Në parim, tregu privat nuk funksionon mbi paga të standardizuara, por mbi një sërë faktorësh si përvoja, specializimi, reputacioni profesional, ngarkesa e punës dhe struktura e institucionit ku ushtrohet aktiviteti. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të vendosur një “pagë reference” fikse rrezikon të mos reflektojë realitetin e tregut”, nënvizon mjeku psikiatër Neli Demi.

Profesionistë të tjerë të lirë të sektorit privat të shërbimit mjekësor, përfshirë drejtues të klinikave dhe qendrave diagnostikuese, pohojnë se një infermier i ri pa përvojë nuk mund të paguhet 80,000 lekë, në të njëjtat nivele me një infermier me vite përvojë.

“Vendosja e pagës referencë do të dëmtojë sistemin e meritokracisë në sektorin privat. Nuk mund të unifikohet referenca në nivel kombëtar, pasi fluksi i pacientëve në një klinikë në Tiranë është më i lartë se në qytete të tjera. Po ashtu, nuk merren parasysh gradat shkencore dhe aftësitë profesionale,” tha drejtuesi i një qendre diagnostikuese në Tiranë për “Monitor”.

Ai shtoi se emërtimet e mjekëve janë të grupuara gabimisht, si për shembull profesioni i patologut përfshihet në të njëjtin grup page me kirurgun. Kjo sipas tij do të ndikojë negativisht në tregun e punës, veçanërisht në “brain gain” për të rinjtë që diplomohen jashtë.

“Problematike zbatimi do të jenë edhe për spitalet private, veçanërisht te punësimi i mjekëve të dypunësuar (që punojnë në shtet dhe privat, sepse e lejon ligji), sepse në sistemin privat pagesa kryhet përmes faturave të shërbimit. Edhe kjo gjë e vështirëson zbatimin praktik”, tha ai ndër të tjera.

Të njëjtën shqetësim ndajnë edhe drejtues të farmacive dhe qendrave stomatologjike, sipas të cilëve p.sh paga e 110 mijë lekë për një farmacist të ri apo dentist nuk mund të zbatohet tërësisht në treg.

Edhe mjeku psikiatër Neli Demi thotë se në praktikë, tregu i shëndetësisë funksionon më mirë kur lejon diferencimin real sipas formimit, orëve të punës për secilin punonjës, dhe jo kur e kufizon atë me skema të thjeshtuara që mund të duken të drejta në teori, por nuk qëndrojnë në realitet.

“Një psikiatër i ri, në kushte të caktuara, mund të paguhet edhe 200 mijë lekë por problemi lind kur kjo shndërrohet në normë reference. Sepse atëherë nuk po flasim më për reflektim të tregut, por për vendosje artificiale të një tavani.

Edhe brenda kategorisë “mjek i ri” ka diferenca të mëdha. Cilësia e formimit, aftësitë klinike, konteksti ku punon, kërkesa në treg. Reduktimi i gjithë kësaj në një shifër fikse është jo vetëm i pasaktë, por edhe i dëmshëm.

Më shumë se sa një reflektim i tregut, kjo shifër rrezikon të funksionojë si një kufi referimi që mund të ulë standardet, në vend që t’i përmirësojë ato. Në këtë kuptim, nuk mendoj se kjo qasje është as realiste dhe as në përputhje me mënyrën si funksionon sektori privat i kujdesit shëndetësor”.

Kontabilistët: Referencat nuk janë kushtetuese

Për kontabilistin Sotiraq Dhamo, referencat nuk janë kushtetuese dhe nuk duhet të zbatohen automatikisht. Ai thotë se ato mund të përdoren nga Tatimet vetëm për vlerësimin e riskut, por jo si një bazë për vendime apriori për pagat ose tatimet.

Së dyti, Dhamo thekson se vendosja e pagave të referencës është jashtë parimeve të tregut të lirë dhe i ngjan një ekonomie të centralizuar si gjatë kohës së socializmit, ku çmimet dhe pagesat vendoseshin nga komisionet e shtetit.

“Administrata tenton të mbulojë dobësitë e saj me rregulla të tilla dhe se kjo nuk është mënyra e duhur për të luftuar informalitetin në paga”.

Kontabilisti Dhamo gjithashtu thotë se tregu është i lirë, dhe nuk duhet të lejohen diferencime në paga, sepse pagat e referencës mund të kenë efekt negative.

“Për shembull, nëse një infermiere paguhet realisht 130,000 lekë, por referenca është 80,000 lekë, atëherë 50,000 lekët e mbetura shpesh jepen “në dorë”, duke krijuar evazion me “bekimin” e pagesës së referencës”.

Ai përfundon se shoqatat dhe dhomat përkatëse duhet të kundërshtojnë masa të tilla nëse nuk janë dakord, për të mbrojtur interesat e profesionistëve dhe integritetin e tregut.

Precedenti i së kaluarës

Paga referencë për sektorët privatë të ekonomisë janë zbatuar edhe nga qeveria e mëparshme. Në vitin 2007 qeveria e djathtë, vendosi të aplikojë për 5 vite pagat e referencës.

Nga vendimmarrja, qeveria e mëparshme u tërhoq, pasi pagat referencë, krijuan shqetësim te sipërmarrësit por edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare për rritjen e kostos së biznesit. Vendimi i tërheqjes nuk u lidh me koston e biznesit, por me rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve për deklarime reale. R

elacioni i vendimit të vitit 2012 theksonte se pagat referencë nuk kishin reflektuar ndryshimet në nivelin e pagës minimale dhe pagat e grupeve të tjera sipas funksioneve dhe kualifikimeve./Monitor

The post Profesionistët dhe kontabilistët, kundër pagave referencë: Antikushtetues, rrezikon tregun e punës appeared first on Fast News Economy.

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare
Giorgio Armani ishte 41 vjeç kur hodhi hapin që do të ndryshonte përgjithmonë industrinë e modës, duke themeluar kompaninë e tij së bashku me Sergio Galeotti, partnerin e tij në jetë dhe në biznes. Që nga prezantimi i koleksionit të parë për meshkuj në vitin 1975, emri i tij është kthyer në simbol të stilit, luksit dhe cilësisë së lartë.

Në dekadat që pasuan, Armani nuk mbeti thjesht një markë mode, por u shndërrua në një filozofi jetese—një mënyrë të të menduarit dhe të të jetuarit që mishëron elegancën e thjeshtë.

I lindur më 11 korrik 1934 në Piacenza të Italisë, rrugëtimi i tij nuk nisi në pasarela, por në një realitet shumë më modest. Fillimisht, ai synonte të ndiqte një karrierë në mjekësi, por shpejt kuptoi se pasioni i tij i vërtetë ishte diku tjetër. Pas një periudhe të shkurtër në ushtri, ai filloi punë si dekorues vitrinash në dyqanin e njohur milanez La Rinascente. Pikërisht aty u ndez interesimi i tij për modën dhe u hodhën themelet e një karriere që do të bëhej legjendare.

Themelimi i markës së tij në vitin 1975 shënoi fillimin e një revolucioni estetik. Dizajnet e tij, të karakterizuara nga linja të pastra, prerje të sakta dhe ngjyra të buta, sollën një frymë të re në industrinë e modës. Filozofia “më pak është më shumë” u bë identiteti i markës dhe fitoi menjëherë admirimin e një brezi që kërkonte elegancë pa teprime.

Lexo edhe: Microsoft investon 10 miliardë dollarë në Japoni për AI dhe siguri kibernetike

Një moment vendimtar në karrierën e tij erdhi në vitin 1980, kur ai krijoi garderobën e Richard Gere për filmin American Gigolo. Suksesi i filmit e vendosi Armanin në skenën ndërkombëtare dhe e lidhi ngushtë me botën e kinemasë, duke e kthyer në një nga stilistët më të preferuar të industrisë së filmit.

Ndikimi i tij u shtri edhe në tapetin e kuq, ku ai veshi disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it si Michelle Pfeiffer, Julia Roberts dhe Cate Blanchett. Krijimet e tij janë bërë pjesë e momenteve më ikonike në evente si Academy Awards dhe Cannes Film Festival.

Në modën mashkullore, Armani solli një transformim rrënjësor duke ridizajnuar kostumin klasik. Ai prezantoi xhaketa më të lehta dhe më pak të strukturuara, duke krijuar një stil më të lirshëm dhe modern. Kjo qasje e re e zhduku kufirin mes veshjes formale dhe asaj të përditshme, duke krijuar një estetikë të gjithanshme që përdoret edhe sot.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Armani ka mbetur i përkushtuar ndaj cilësisë dhe mjeshtërisë. Çdo produkt që mban emrin e tij reflekton një standard të lartë dhe një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve, duke e pozicionuar markën si një nga referencat kryesore të luksit në botë.

Sot, perandoria e tij shtrihet shumë përtej veshjeve. Marka Armani përfshin aksesorë, parfume, hotele dhe dizajn të brendshëm, duke ofruar një eksperiencë të plotë jetese të rafinuar dhe elegante.

Përveç suksesit në biznes, Armani është angazhuar edhe në aktivitete filantropike, duke mbështetur kauza që lidhen me kërkimin shkencor, ndihmën humanitare dhe mbrojtjen e mjedisit.

biography, business mag

The post La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare appeared first on Fast News Economy.

Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë
Përvec rritjes së stokut të investimeve të huaja, që vitin e kaluar kapërceu 1.5 miliardë euro, në trend rritës është edhe numri i ndërmarrjeve me kapital ndërkombëtar. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në në vitin 2024 numërohen 7.007 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë duke u rritur me 1,0 % në krahasim me vitin 2023.

Në vitin 2024 ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 60,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11,9 % të këtyre ndërmarrjeve.

Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet: Shërbime të tjera (26,4 %), Tregti (11,6 %) dhe Industri (9,2 %).

Ndërmarrjet nga vendet e BE-së me 1-9 të punësuar mbulojnë 84,6 % të ndërmarrjeve gjithsej të BE-së, ndërsa ndërmarrjet me 250+ të punësuar mbulojnë 1,4 %.

Të dhënat e detajuara tregojnë se në vitin 2024, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18,8 % të punësimit gjithsej dhe 20,4 % të shitjeve neto.

“Në vitin 2024, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e BE-së, zënë 77,0 % të punësimit dhe 64,4 % të shitjeve neto.

Shtetet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2024 këto shtete kanë zënë 64,4 % të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta”, theksohet në raportin e INSTAT.

Përqindja më e lartë e të punësuarve në ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2024 është në sektorin e Industrisë përpunuese me 32,5 %. Për treguesin e shitjeve përqindja më e lartë e realizuar nga ndërmarrjet me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2024 është në sektorin e Tregtisë me 36,7 %.

Në sektorin e Industrisë nxjerrëse, pjesa më e madhe e shitjeve neto realizohet nga ndërmarrjet e zotëruara nga grupi i Shteteve të tjera (87,4 %) ku Kina është vendi dominues me (63,7 %). Në sektorët e tjerë, pjesa më e madhe e shitjeve neto u realizua nga vendet e BE-së; Industri përpunuese (79,4 %), Energji Elektrike, Gaz & Ujë (48,0 %), Ndërtim (58,5 %), Tregti (61,4 %), Akomodim & Restorante (35,0 %), Transport & Komunikacion (69,9 %) dhe Shërbime të tjera (75,3 %). Në grupin e vendeve të BE-së, Italia dominon në sektorin e Industrisë përpunuese (48,1 %), Ndërtim (33,1 %),Tregti (20,8 %), Shërbimet të tjera (35,7 %).

“Gjatë vitit 2024, brenda kategorisë së ndërmarrjeve me 250 dhe më shumë të punësuar, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zënë 38,6 % të të punësuarve gjithsej dhe realizojnë 31,3 % të shitjeve neto në vend”, thekson INSTAT.

Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një vend tërheqës për investimet e huaja. Vitin e kaluar, stoku i këtij kapitali arriti në mbi 1.5 miliardë euro, ku rreth 33% e tij ishin në pasuri të potundshme.

The post Mbi 60% e bizneseve të huaja në vend nga Bashkimi Europian, ja sektorët ku dominojnë appeared first on Fast News Economy.

Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36%
Sektori i shërbimeve në Shqipëri ka mbyllur tremujorin e fundit të vitit 2025 me një ecuri kryesisht pozitive, ku zhvillimi më i vrullshëm është regjistruar në fushën e pasurive të paluajtshme.

Ky aktivitet ka dominuar tregun duke shënuar rritje rekord prej 36,4% të indeksit të shitjeve neto në volum, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, një shifër kjo që tejkalon ndjeshëm të gjithë sektorët e tjerë të marrë në vrojtim.

Kjo performancë e lartë e shitjeve në pasuritë e paluajtshme është reflektuar gjithashtu në treguesit e tjerë, ku indeksi i pagave për këtë aktivitet është rritur me 30,0%, ndërsa numri i të punësuarve ka pësuar një rritje prej 4,3%.

Ndërkohë që pasuritë e paluajtshme udhëheqin rritjen, sektorë të tjerë si hotelet dhe baret e restorantet kanë vijuar trendin pozitiv, me rritje respektive prej 12,3% dhe 7,1% në volumin e shitjeve.

Gjithashtu, sektorët e tregtisë të lidhura me turizmin dhe ndërtimin kanë pësuar gjithashtu rritje, të tilla si tregtia dhe aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë, të cilat shënuan rritje të indeksit të shitjeve me mbi 8%.

Tregtia online ka ndikuar gjithashtu në rritjen e aktiviteteve postare, të cilat kanë shënuar rritje të indeksit të shitjeve në vlerë me 6%.

Megjithatë, jo të gjithë sektorët kanë ndjekur këtë trajektore. Në të kundërt, aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit shënoi një ulje të lehtë prej 1,4% në volum.

Situatë më sfiduese paraqitet në sektorin e administrimit të zyrave dhe mbështetjes administrative, i cili jo vetëm që pati një rritje modeste në shitje, por regjistroi rënien më të madhe në indeksin e pagave me 11,5% dhe një tkurrje të punësimit me 8,6%.

Këto të dhëna, të mbledhura përmes vrojtimeve statistikore pranë ndërmarrjeve, shërbejnë si një tregues i rëndësishëm për ecurinë e ciklit ekonomik të vendit dhe orientimin e investimeve në të ardhmen./Monitor

The post Pasuritë e paluajtshme bëhen biznesi më i mirë në Shqipëri, shitjet rriten me 36% appeared first on Fast News Economy.

Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit
Instituti i Statistikave ka ilustruar një situatë kontradiktore në sektorin privat. Të dhënat finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve evidentojnë se numri i bizneseve aktive në 2024 u zgjerua me 2.2%, teksa numri i të punësuarve në total zbriti në 551.189 persona, duke shënuar një rënie prej 1.6% krahasuar me vitin paraprak 2023.

Kjo rënie ka qenë më e theksuar te prodhuesit e të mirave, sidomos sektori i industrisë ku numri i krahut të punës u reduktua me 2.8%, ndërsa prodhuesit e shërbimeve pësuan një tkurrje më të lehtë prej 0.9%.

Analiza sipas aktiviteteve ekonomike dëshmon se industria përpunuese dhe sektori i energjisë, gazit e ujit ishin kontribuuesit kryesorë në këtë trend negativ të punësimit.

Industria përpunuese, e cila mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenj me mbi 95 mijë të punësuar, me rënie -3% në krahasim me 2023. ndërsa numri i personave që punojnë në sektorin e energjisë dhe trajtimit të mbetjeve u reflektua ra me -1%.

Në krahun tjetër, megjithëse numri i të punësuarve ra, shitjet neto të ndërmarrjeve pësuan  rritje prej 4,5% kjo e nxitur kryesisht nga sektori i tregtisë dhe ndërtimit.

Sektori i shërbimeve vazhdon të dominojë ekonominë shqiptare duke punësuar 65.6% të forcës totale të punës, ndonëse edhe brenda këtij grupi vihet re një riorganizim i burimeve njerëzore përballë sfidave të reja ekonomike.

Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet po tentojnë të rrisin produktivitetin dhe xhiron e tyre me një numër më të kufizuar punonjësish, duke reflektuar mundësisht vështirësitë në gjetjen e krahut të punës ose automatizimin e proceseve në degë të caktuara të industrisë.

Numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve pësoi rënie vjetore me -1% në 2024, teksa vlera e shtuar u rrit me 7.9%.

Sektori i tregtisë vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke dominuar si në numrin e ndërmarrjeve, ashtu edhe në qarkullimin financiar. Me mbi 42 mijë ndërmarrje aktive, ky sektor përfaqëson 35,1% të totalit të bizneseve në vend dhe realizon pothuajse gjysmën e shitjeve neto të të gjithë ekonomisë, konkretisht 46,1%. Krahasuar me shërbimet e tjera, tregtia ka pasur ndikimin më të lartë pozitiv në rritjen e shitjeve neto me 2.7 pikë përqindje, duke lënë pas sektorët si ndërtimi apo akomodimi.

Në raport me forcën e punës, tregtia punëson 24.7% të të gjithë të punësuarve në shkallë vendi, një shifër kjo që tejkalon çdo nënndarje tjetër të shërbimeve apo industrisë.

Megjithatë, pesha e shërbimeve të tjera po ashtu mbetet e konsiderueshme, ku grupi i aktiviteteve që përfshin transportin, informacionin dhe komunikimin zë 9% të punësimit.

Ndërsa sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor kontribuon me 10.2%. Edhe pse prodhuesit e shërbimeve në tërësi pësuan një rënie të lehtë të punësimit prej 0.9%, ata arritën të shënojnë rritjen më të lartë të shitjeve neto me 5.8%, duke dëshmuar një efikasitet më të lartë ekonomik krahasuar me prodhuesit e të mirave.

The post Kontradiktat e forta të biznesit/ Shtohet numri i ndërmarjeve dhe xhiro vjetore, bien të punësuarit appeared first on Fast News Economy.

Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin
Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës ka rikujtuar bizneset të vetëdeklarojnë online ndryshimet në rast përditësimi të dhënash para përfundimit të afatit për kryerjen e pagesës për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore.

Afati për kryerjen e detyrimit për pagesën e këstit të taksën e ndërtesës është brenda datës 20 Prill (ku paguhet 50% e vlerës), ndërsa brenda 30 Qershorit është afati për pagimin e 50% të vlerës së mbetur të detyrimit.

Ndërsa për tarifat dhe taksat që kanë bizneset afati për pagesën nuk është me 20 Prilli, por është brenda 31 Maji, sipas ndryshimeve të miratuara në korrik 2025.

“Afatet kanë rëndësi!

Vetëdeklaro çdo ndryshim para afatit final të pagesave të taksave dhe tarifave vendore

20 Prill, afati i fundit i këstit të parë për pronat me qëllim tregtar.

31 Maj, afati i fundit për bizneset”, thuhet në njoftimin Drejtorisë të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Më herët Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore kujtoi se në muajin shkurt nis procesi i përllogaritjes së detyrimeve vendore për çdo biznes dhe për pronarët që përdorin pronat e tyre për qëllime tregtare, përfshirë taksën e ndërtesës dhe tarifat vendore përkatëse.

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore u kërkoi bizneseve dhe pronarët e pronave tregtare që, përpara rillogaritjes së detyrimeve, të përditësojnë të dhënat e tyre në rast se gjatë vitit 2025 kanë pasur ndryshime, si p.sh. në xhiron vjetore, vendndodhjen e biznesit apo sipërfaqen e pronës së përdorur për qëllime tregtare.

Kjo përbën një mundësi për përditësimin e të dhënave në rast të ndryshimeve të tyre, duke garantuar saktësi në llogaritjen e detyrimeve.

Procedura për vetëdeklarimin e të dhënave të përditësuara mbetet e njëjtë, përmes formularit të vetëdeklarimit që tashmë u është dërguar tashmë taksapaguesve në profilin e tyre në portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”.

Plotësimi i këtij formulari mundëson përditësimin e të dhënave reale dhe shmang pasaktësitë në llogaritjen e detyrimeve vendore.

The post Deri më 31 maj afat për detyrimet, Taksat Vendore të Tiranës rikujtojnë bizneset për vetëdeklarimin appeared first on Fast News Economy.

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve
Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm për investime dhe partneritete strategjike. Më 27 shkurt, eventi “Zgjidh Shqipërinë”, i organizuar nga Albanian Partners and Investors, do të mbledhë liderë biznesi nga Shqipëria dhe Europa, si dhe përfaqësues të politikës dhe diplomacisë, për të diskutuar projekte konkrete dhe mundësi zhvillimi ekonomik.

Pjesëmarrës të profilit të lartë

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë personalitete të njohura nga bota e biznesit dhe institucioneve, ndër të cilët:

Armand Duka, Agron Duka, Afrim Imeri, Rexhep Berisha, Daniel Gottschald, Gid Shaqiri, Suzana Aga, Merita Osmani, si dhe Fisnik Qosja dhe Skender Durmishi, ndër të tjerë.

Pse të merrni pjesë?

Networking ekskluziv – Mundësi për t’u lidhur drejtpërdrejt me liderë biznesi, përfaqësues politikë dhe diplomatë.

Mundësi konkrete investimi – Prezantim i projekteve strategjike dhe eksplorim i tregjeve të reja.

Partneritete dhe inovacion – Ide dhe bashkëpunime që kontribuojnë në transformimin dhe rritjen e biznesit tuaj.

“Zgjidh Shqipërinë” është më shumë se një event – është një platformë ku takohen biznesi, politika dhe investimet për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit./Vaspas

Për regjistrim, Klikoni Linkun.

The post Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve appeared first on Fast News Economy.

“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore
Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) nënvizon se klima e biznesit në Shqipëri vijon të përballet me pasiguri strukturore, pavarësisht progresit në procesin e integrimit në BE dhe rritjes ekonomike të qëndrueshme.

Në “White Book 2025–2029”, publikuar së fundmi, kjo shoqatë evidenton korrupsionin, informalitetin, pasigurinë ligjore dhe ndryshimet e shpeshta fiskale si pengesat kryesore për investimet e huaja.

Sipas anketës së vitit 2025, perceptimi për klimën e biznesit ka rënë në 45 pikë nga 49 një vit më parë, ndërsa pritshmëritë mbeten optimiste në kahun e moderuar. Sipas publikimit kuptohet se informaliteti dhe korrupsioni vazhdojnë të minojnë konkurrencën e ndershme, ndërsa zvarritjet në gjyqësor dhe çështjet e pronësisë dobësojnë besimin e investitorëve.

FIAA ngre shqetësim të veçantë për sistemin tatimor ku rimbursimet e vonuara të TVSH-së, interpretimet e paqarta të ligjit dhe ndryshimet e shpeshta fiskale krijojnë presion mbi likuiditetin e bizneseve dhe rrisin kostot. Investitorët e vënë theksin te stabiliteti fiskal, qartësia në udhëzime dhe respektimi strikt i afateve ligjore nga administrata tatimore.

Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat, megjithëse synon modernizimin e sistemit, sipas FIAA-s ka krijuar paqartësi në zbatim, për shkak të mungesës së konsultimit të gjerë dhe udhëzimeve kontradiktore. Shoqata rekomandon rishikim teknik të dispozitave kyçe dhe harmonizim më të mirë me realitetin e ekonomisë shqiptare.

Tregu i punës mbetet një tjetër pikë e dobët, me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të emigracionit dhe mospërputhjes së aftësive. FIAA sugjeron forcimin e arsimit profesional dhe politika për mbajtjen e talenteve.

Në energji dhe infrastrukturë vërehen përmirësime, por besueshmëria dhe eficienca e kostove mbeten nën mesataren e dëshiruar. Ndërkohë, marrëdhëniet me institucionet publike kërkojnë rritje të kapaciteteve administrative dhe koordinim më të mirë.

FIAA thekson se procesi i negociatave me BE-në përbën një mundësi kyçe për të adresuar këto dobësi përmes zbatimit rigoroz të reformave, forcimit të shtetit ligjor dhe garantimit të një mjedisi të parashikueshëm dhe transparent për investitorët.

Pikat kyçe të Librit të Bardhë të FIAA

Klima e Biznesit dhe Qeverisja

Perceptimi i klimës së biznesit në rënie krahasuar me 2024; pritshmëri e moderuar pozitive.

Korrupsioni dhe informaliteti mbeten ndër shqetësimet kryesore.

Kërkohet forcim i sundimit të ligjit, zbatim më konsistent i vendimeve gjyqësore dhe rritje e përgjegjshmërisë institucionale.

Nevojë për konsultim sistematik dhe të hershëm me biznesin për çdo ndryshim ligjor.

Sistemi Tatimor dhe TVSH

Vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe procedura administrative që cenojnë likuiditetin e bizneseve.

Ndryshime të shpeshta fiskale dhe interpretime të paqarta nga administrata tatimore.

Rekomandohet:

Respektim strikt i afateve ligjore për rimbursim.

Heqje e kushteve që kufizojnë të drejtën për interes në rast vonesash.

Stabilitet fiskal dhe reduktim i kompleksitetit të kuadrit tatimor.

Përmirësim i mekanizmave të apelimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Tatimi mbi të Ardhurat dhe Tatimi mbi Fitimin

Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat (2024) ka sjellë pasiguri në zbatim dhe barrë administrative.

Çështje në trajtimin e “Permanent Establishment” (Vendndodhje e Përhershme), transfertave ndërkombëtare dhe tatimit në burim.

Rekomandohet:

Rishikim teknik i dispozitave problematike.

Qartësim i udhëzimeve zbatuese.

Ulje e barrës së tatimit në burim për entitetet e huaja.

Zbatim më i qartë i rregullave të transfer pricing (përcaktimi i çmimit të transaksionit mes kompanive të të njëjtit grup ndërkombëtar).

Tregu i Punës

Mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritje e kostove të pagave.

Emigracioni dhe mospërputhja e aftësive ndikojnë negativisht në investime.

Rekomandohet:

Forcim i arsimit profesional.

Politika për zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor.

Lehtësim i procedurave për lejet e punës dhe qëndrimit.

Pronësia dhe Kadastra

Vonesa në regjistrimin e pronave dhe pasiguri ligjore për titujt e pronësisë.

Problematika në ndërveprimin me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Rekomandohet:

Përshpejtim i procedurave të regjistrimit.

Qartësi në dokumentacionin kadastral.

Akses më i gjerë elektronik për institucionet financiare.

Sistemi Bankar dhe Financat

Nevojë për përmirësim të kuadrit për kreditimin dhe reduktimin e kredive me probleme.

Propozime për:

Miratim të ligjit për Credit Bureaus.

Ndryshime në regjistrin qendror të llogarive bankare.

Forcim të mbrojtjes së bankave në rast sekuestrimesh sipas ligjit antimafie.

Masa për uljen e përdorimit të cash-it dhe de-euroizimin.

Energjia, PPP dhe Sektorë Strategjikë

Ka përmirësime graduale në energji, por kërkohet rritje e parashikueshmërisë dhe eficiencës së kostove.

Nevojë për kuadër më transparent në koncesione dhe PPP.

Qartësi dhe qëndrueshmëri në ligjet për energjinë e rinovueshme, minierat dhe hidrokarburet.

Integrimi në BE

Mbështetje e fortë për përafrimin me acquis të BE-së.

Kërkohet që reformat të fokusohen në zbatim efektiv, jo vetëm në miratim ligjesh.

FIAA ofron bashkëpunim të strukturuar me ekipin negociator për kapitujt që prekin klimën e biznesit./Monitor

The post “Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore appeared first on Fast News Economy.