Një nga moderatoret më të njohura shqiptare Fjoralba Ponari ka qënë mjaft aktive në Instagram në këto kohë në izolim.
Së fundmi, moderatorja u është përgjigjur pyetjeve që i kanë bërë disa ndjekës në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur moderatoren cilat janë anët negative të karakterit të saj.
“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon”, shkruan ndjekësi dhe Fjoralba përgjigjet në këtë mënyrë:
“Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe.”