Presidenti Meta këtë të shtunë ka zgjedhur të postojë një video ndryshe nga herët e tjera.
Ai shfaqet duke pastruar barin me një kositëse me motor dhe nga sa duket në video është vërtet i lumtur.
Nuk dihet nëse Presidenti e ka pastruar të gjithë barin vetë, apo ka zgjedhur vetëm pak çaste ta përdor këtë mjet sa për të përshëndetur ndjekësit në rrjetet sociale.